Shqiptarët i kanë sytë e shpresës te Donald Lu dhe Romana Vlahutin/ Nga Spartak Ngjela
Të gjithë shqiptarët sot, kudo ku jane i kanë sytë e shpresë...
Njoh njërin i cili kur ishte fëmijë një ditë pa therjen e një qingji në një oborr. I mbetën në mendje thikat e kasapit, çengelat,përpëlitjet e qingjit, rropullitë, qëntë e macet duke lëpirë gjakun. Prej asaj dite nuk vë mish në gojë, as sallam, as qofte, madje as peshk. Nga natyra është mishngrënës, por nga halli, për shkak të cenit të ushqimit, ha vetëm jeshil’llëqe, është bërë pa dashje vegjetarian, dhe vuan.
Di dhe dy raste të tjera me cene të ngjajshme.
Njërin që s’vë reçel në gojë sepse në kohën e kurvit brenda një kavanozi reçeli gjeti një buburrec, dhe një tjetër të cilit duke kafshuar një cop bukë j’u ngatrrua nëpër dhëmbë një spango e trashë që mezi ja hoqën duke ja prerë me gërshërë gati sa s’ja shqyen qojën si të Guimplenit. I pari, ai i buburrecit në reçel, prej atëhere nuk fut në gojë ëmbësirë, i dyti, ky i spangos nëpër dhëmbë, pasi mori vesh se kishte qënë spangoja e thasëve të grurit që e bënin brumë duke e shtypur me këmbë, u tmerrua aq tepër sa prej atëhere ta vrasësh nuk vë bukë më gojë, vetëm pi ujë.
Veç këtyre me të ngrëna e të pira, ka dhe cene të natyrave të tjera.
Një sauks, për shembull, i cili, jo që s’i afrohet dhe s’e prek, por as me sy nuk i sheh dot bregun e liqenit dhe detit. Është bërë me këtë cen qyshkur ishte adoleshent në vitet 80. Një behar po shetiste buzë detit në Golem me në dorë një radio duke dëgjuar kanconeta italiane. E pa një polic. E mori me gjithë radion e çoi në Rajon ku e zhdëpi në hu. Prej asaj dite nuk zë me dorë, jo vetëm radio e televizor, por asgjë elektronike nga këto të sotmet, celular, kompjuter, tablet.
Megjithatë, këto s’kanë të krahasur me çudinë që i ndodhi një elbasanlliu kur një natë j’u fikën dritat dhe provoi të ndizte një qiri. Qiriu ndizej pak, dhe fikej në çast. I provoi të gjitha llojet e shkrepseve dhe çakmakëve. Meazallah, e pamundur të ndizte një qiri. Kaluan vite derisa e mësoi shkakun; Gjyshi nga nëna kishte hedhur në erë një Kishë në Myzeqe.
Një vlonjati që e ka shtëpinë te sheshi avni rustemi se si i ra në vesh që Esat Pash Toptani ka qënë tradhëtar, dhe e besoi. E besoi për të besuar, por të nesërmen mori katil haberin se gruaja dhe çupa i kishin marrë rrugë të keqe. U deshën vite derisa një mik e bindi se Esat Pasha ishte një Shqiptar i madh. Prej atëhere gruaja dhe çupa nisën të mos venë më te semafori, dhe ceni u ndreq paq.
Një devolliu i ishte mbushur mendja se kurrë nuk ishte aty ku ishte, për shembull në Bilisht, Pojan ose Sovjan, por në një vend tjetër. Këtë e shpëtoi nga ky cen një i njohur i cili e mësoi të ikte diku tjetër që të ndjehej si në Shqipëri.
Një të përndjekuri që llafoset sinur ka ngrënë bythë turtulli dhe shkruan si surrati vet, nisi t’i krruhej kurrizi. S’la mjek pa vajtur për tu shëruar nga ceni i krruajtjes. Asnjë s’ja gjente dot shkakun. E takova në një kafene. E dëgjova sa e dëgjova. Opo ti qënke budalla, i thashë. Të përndjekurit që janë “kreu”, “balli”, “krema” e shqiptarisë, ti quan në mënyrën më poshtëruese që e ka lënë kurvi, “shtresë”. Shihe Fjalorin. Shtresë e mbulesë janë dysheku, jorgani, çarçafi, jastëku, jo të përndjekurit, prandaj krruhesh. Që nga ajo ditë nisi të krruhej më pak, por ende ja kam frikën.
Shqiptarët janë popull me cene. S’kan për të bërë kurrë hajër, asiher reforma, kurrë Shtet.
Të gjithë shqiptarët sot, kudo ku jane i kanë sytë e shpresë...
Lulzim Basha ka përsëritur të enjten në emisionin “Opinion” ...
Shqiperia po kalon nje proces unik ne histori. Sapo ka fillu...
Çfarë do të ndodhë paskëtaj? Dje politika amerikane dhe euro...
Dy perversionet e komunikimit, thotë filozofi danez Knud Log...
Ajo që më bie në sy ngahera në vendin tim, në vendin tonë, ë...
Kur, pas pesëdhjetë vjetësh, mësuesi do të pyesë nxënësit në...
Një gazetar që takova sot në Shkodër ishte shumë i kënaqur s...
Berisha po thërret si i marrë për të rrëzuar Ramën me 5000 v...
Nga Bledi Mane-Public Enemy fb.com/bledi.mane instagram.com/...
Për mua nuk është thjesht problemi nëse do të ketë ose jo nj...
Ke qënë në nja tre-katër vende të botës ku je zvarritur si k...
Nga Dr. Enver BytyçiGjermanët thonë: “Ein Mal Kriminael, imm...
Nga Mentor KikiaUnë nuk e besoj atë që Sali Berisha thotë, s...
Pse u trembe Sali për armet: ti the “nuk do gjeni vrimë ku t...
Ditë pas dite, që pas ndalim-arrestit okult të Emiliano Shul...
Këto ditë në qytetin e Pukës u përurua statuja e Migjenit, e...
Kur na e thonë të huajt për ne sikur na e thotë Perëndia! Se...
Vuçiç duket sikur po fiton ne Serbi. Si është kjo për ne?Po ...
Politika nuk është krim. Ndërsa krimi është politikë. Madje ...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...