Nga Spartak Ngjela/ Çfarë do ndodhë me reformën në drejtësi
Çfarë do të ndodhë paskëtaj? Dje politika amerikane dhe euro...
Shqiperia po kalon nje proces unik ne histori. Sapo ka filluar ajo qe quhet proces i dekriminalizimit. Ka nis me parlamentin, sepse nuk mund te behet shteti kur kriminelet bejne ligjet e tij. Ky parlament ka humbe funksionin, qellimin dhe misionin e tij. Prandaj nuk eshte me parlament. Reforma gjyqesore po behet me dhunen e nderkombetareve per te dekriminalizuar gjykatat, prokurorine dhe policine gjyqsore, me qellim vendosjen e drejtesise ne kete vend. Po media si pushtet i katert a eshte e inkriminuar dhe a duhet dekriminalizuar? A mund te kete sukses ky proces, nese media qendron jashte tij? Une besoj se pa dekriminalizimin e medias nuk mund te kete dekriminalizim te shoqerise e te institucioneve te shtetit. Media shqiptare, me perjashtime te pakta, eshte produkt i te njejtes mendesie kriminale e mafioze si edhe te pushteteve te tjera.
Nese politika kriminale synon pushtetin e dhunes dhe parane, te njejten ben media ne Shqiperi, te kape parane permes korrupsionit, presionit mediatik dhe daljes nga misioni i saj per t’i sherbyer opinionit publik. Politika, legjislativi, ekzekutivi dhe gjyqesori i korruptuar dhe inkriminuar ka nevoje per aleate. Aleati me i vlefshem per ta eshte media, sepse ajo eshte i vetmi instrument qe shtremberon dhe manipulon realitetin, te verteten. Nese ndjekim gjendjen ekzistuese te medias, veme re lehtesisht se media dhe pushtetet e tjera jane njesoj te kompromentuar ne korrupsion, paligjshmeri dhe kriminalitet. Vetem ne Shqiperi ndodh qe media te vendose para kameras kriminelet vrases gjakftohte te denuar ne burg per jete dhe te fyeje e neperkembe viktimat e tyre. E gjitha ne funksion te parase, politikes dhe krimit. Nje bote humane nuk evokon vrases e kriminele. Bota mediatike shqiptare bashkepunon cdo dite me kriminele te denuar e ne kerkim, thjesht per te mbrojtur boten e krimit sipas skemes “Beji pis mediatikisht te gjithe, me qellim qe publiku te mos marre vesh kurre kush eshte e kush nuk eshte kriminel, i korruptuar, hajdut, mashtrues, trafikant”.
Kete skeme e mundeson media, sepse vetem ajo ka atributin e percimit te mesazhit politik kriminal ose jo te publiku. Ne nje vend ne gjendjen tone te mjerueshme mediat do te kishin specializuar moderatoret me te mire per te mobilizuar njerezit ne protesta. Ne Shqiperi nuk ndodh kjo, edhe pse salla e parlamentit eshte mbushur me kasape, edhe pse kryeministri e percjell me garanci vrasesin kriminel ne kufi pa i vene vule ne pasaporte, edhe pse deputeti pranon krimet e tij te mohuara sistematikisht nga kryeministri. Skandale si keto jane te paprecedenta ne historine e shteteve. Nuk ndodh diku tjeter qe shteti te coje ne polici 38 mije qytetare per mospagese energjie e nga ana tjeter te armatose dhe te mbeshtese me logjistike e polici banden me te famshme te krimit, shullazet. Ndersa mediat, akademiket e shantazhuar bejne te paditurin. Mediat tona ende vleresojne si shtetberese aksionin e dhunes kunder varfanjakeve dhe nuk denoncojne lidhjet e shtetit me bandat e krimin.
Mark Frroku pranoi me ne fund se eshte nje politikan kriminal. Mediat prej kohe kane mobilizuar opinioniste qe te mbrojne krimet e Mark Frrokut. Keta opinioniste kane bere me fanatizem avokatine e krimit me porosi e recetat e kryeministrit. Po tani qe krimineli deputet pranoi se eshte i tille, a ndjehen sado pak bashkepunetor te tij?! A do marrin perseri keta pjese ne mbrojtjen e kriminelit politik te radhes, apo do te kerkojne ndjese?! Nese i numrojme raste te tilla te inkriminimit te medias dhe emisioneve opininiste te tyre, do te duhej nje studim gjitheperfshires. Por ajo qe mbetet ka te beje me moralin e saj. Misioni i medias eshte e verteta per publikun. Nderkohe per fatkeqesine tone, ky mision eshte shqetesimi i fundit per per pronaret mediatike. Shqetesimi kryesor i tyre jane parate e paligjshme, jane tenderet dhe lejet e ndertimit.
Ne vendse informacion, emisionet televizive jane shnderruar ne emisione afariste biznesi. Biznes per pronarin, biznes per drejtuesin e stafin e emisionit. Keshtu menjanohen vlerat, se ato nuk kane lidhje me biznesin. Vendin e tyre e zene antivlerat. Kjo eshte tragjedia mediatike e jona. Nuk po shkruaj per raste konkrete kur pronaret mediatike urdherojne lincimin e njerezve deri ne lendime, fyerje e ne shkelje te te drejtave te njeriut. Pse? Sepse personi ne fjale e ndau ne dy pjese fondin e reklames, pra njeren pjese ia dha televizionit rival. Nje analize e nje studim i thelluar do te nxirrte ne pah pse televizionet tona i mbyllen 13 emisione investigative, te cilat funksiononin para qershorit 2013. Por mediat tona duhen vene ne lupen e investigimit dhe hetimit ligjor ne cdo pikepamje, deri te respektimi i te drejtes njerezore e profesionale te gazetareve, deri te ballfaqimi i informacionit me faktet e shtremberuara. Nga tenderet e deri te lejet e ndertimit.
Procesit te verifikimit te veprimtarise mediatike ne perputhje me ligjin i duhet shkuar deri ne fund, si kusht per dekriminalizimin e medies. Media dhe hetimi i saj duhet te jete objekt specifik i reformes gjyqesore ne Shqiperi. Pa dekriminalizimin e medies nuk do mund te arrihet jeta normale si ne nje vend e ne nje shtet normal te se drejtes.
Çfarë do të ndodhë paskëtaj? Dje politika amerikane dhe euro...
Dy perversionet e komunikimit, thotë filozofi danez Knud Log...
Ajo që më bie në sy ngahera në vendin tim, në vendin tonë, ë...
Kur, pas pesëdhjetë vjetësh, mësuesi do të pyesë nxënësit në...
Një gazetar që takova sot në Shkodër ishte shumë i kënaqur s...
Berisha po thërret si i marrë për të rrëzuar Ramën me 5000 v...
Nga Bledi Mane-Public Enemy fb.com/bledi.mane instagram.com/...
Për mua nuk është thjesht problemi nëse do të ketë ose jo nj...
Ke qënë në nja tre-katër vende të botës ku je zvarritur si k...
Nga Dr. Enver BytyçiGjermanët thonë: “Ein Mal Kriminael, imm...
Nga Mentor KikiaUnë nuk e besoj atë që Sali Berisha thotë, s...
Pse u trembe Sali për armet: ti the “nuk do gjeni vrimë ku t...
Ditë pas dite, që pas ndalim-arrestit okult të Emiliano Shul...
Këto ditë në qytetin e Pukës u përurua statuja e Migjenit, e...
Kur na e thonë të huajt për ne sikur na e thotë Perëndia! Se...
Vuçiç duket sikur po fiton ne Serbi. Si është kjo për ne?Po ...
Politika nuk është krim. Ndërsa krimi është politikë. Madje ...
Ashtu e kam ditur edhe unë Dan; Që nuk flitet keq për të vde...
Sigurîsht zgjidhet. Brenda 3 vjetesh.Por duhen mbyllur dhjet...
Të armatosen! ËSHTË FJALA PËR SHQIPTARËT.Isha në pazarin e K...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...