Oguri i zi i sondazhit amerikan/ Nga Armir Shkurti
Kur na e thonë të huajt për ne sikur na e thotë Perëndia! Se...
Këto ditë në qytetin e Pukës u përurua statuja e Migjenit, e ngritur me shkakun se ai ka punuar mësues i shkollës fillore në Pukë, në vitet ?30. Migjeni paraqitet i ulur, ndërsa në prehër mban një fëmijë, nxënës i tij pukian.
Migjeni, i cili ishte i sëmurë nga tuberkulozi, nuk mund të punonte mësues, aq më tepër në një shkollë fillore, me fëmijë të mitur. Sipas ligjeve të kohës, çdo njeri që kërkonte të punonte mësues, duhet të paraqiste një raport të lëshuar nga mjekët që të vërtetonte se nuk vuante nga sëmundje ngjitëse. Ata që vuanin nga tuberkulozi e kishin kategorikisht të ndaluar të punonin si mësues.
Migjeni 22 vjeçar, mundi të emërohej mësues në 1933, sepse paraqiti një dokument të rremë mbi gjendjen shëndetësore të tij, kur i kërkoi Ministrisë së Arsimit të Shqipërisë që të niste punë si mësues.
Në sajë të këtij dokumenti të rremë, në 13 maj 1933, Këshilli i Ministrave, me vendimin nr. 874, e emëroi Millosh Gjergj Nikollën, alias Migjeni, mësues në katundin Vrakë të Shkodrës, me një page mujore prej 160 franga ar. (8 napolona ar)
Në sajë të kësaj page është që Migjeni paraqitet në statujë i veshur mirë (nxënësi i ulur në prehrin e tij paraqitet i veshur me një këmishë të shqyer.)
Migjeni nuk falsifikoi vetëm raportin për gjendjen shëndetësore të tij, por ai kishte falsifikuar edhe diplomën e shkollës që kishte kryer në Jugosllavi. Ai kishte kryer Seminarin Fetar Ortodoks, çka thuhet edhe në biografitë zyrtare të tij të botuara në kohën e shtetit komunist, kur u ngrit kulti i Migjenit. Por në Ministrinë e Arsimit të Shqipërisë, në 1933, paraqiti një diplomë të Shkollës Normale, që është një shkollë laike, me drejtim mësuesinë. Falsifikimi i Migjenit provohet nga shkresa nr. 1574, e datës 8 maj 1933, me të cilën Ministria e Arsimit e Shqipërisë, i dërgon Këshillit të Ministrave, propozimin që Migjeni të emërohet mësues. Në këtë shkresë thuhet se Migjeni ka kryer Normale të Ballkanit, pa u specifikuar vendi se ku ka studiuar ai. Gjithashtu thuhet se Migjeni nis punë për herë të parë si arsimtar.
Kështu, Migjeni nisi punë si mësues duke kryer dy falsifikime dokumentesh, gjë për të cilën ai duhet të kishte shkuar në burg. Dy vite më pas Migjeni do të emërohej mësues në Pukë.
Migjenin e larguan nga shkolla e Vrakës për shkak të skandalit që shkaktoi dashuria e tij me vajzën e xhaxhait, Bojka Nikolla, për të cilën ai ka shkruar edhe një poezi. Vraka ishte afër Shkodrës dhe Bojka shkonte e vizitonte atje. Pas ndarjes nga Bojka, Migjeni kaloi nga incesti në një tjetër lloj perversioni seksual, duke zbuluar pasionin e tij për djemtë e vegjël.
Ky zotëri nga Shkodra, megjithëse i veshur mirë dhe shumë sqimatar, nuk nguronte t? i merrte në prehër fëmijët e vegjël malësorë me pastërti të dyshimtë, ata më të preferuarit prej të cilëve i lante me duart e tij me ujë të nxehtë dhe sapun, në një legen të madh që e kishte sjellë me vete.
Është fakt se të preferuarit e tij, ata që i përmendi me emër, u bënë perversë seksualë dhe pedofilë më vonë.Njëri prej tyre, i cili më vonë u bë zyrtar i lartë i shtetit komunist në nivel lokal, u ekzekutua nga Sigurimi i Shtetit në Elbasan me porosi të Enver Hoxhës, si pedofil, veprimtaria e të cilit kishte rënë shumë në sy.
Shteti shqiptar i kohës së Monarkisë u tregua shumë zemërgjerë me Migjenin, pikërisht për atë arsye për të cilën migjenofilët e mëvonshëm mëtojnë se u keqtrajtua, domethënë për shkak të veprës së tij si poet dhe publicist. Në kohën që Migjeni nisi të përfolet në Pukë si pedofil, shteti i dha mësuesit 26 vjeçar një bursë për të kryer studimet universitare në Itali. Kështu, në 1937 Migjeni shkoi në Torino të Italisë, por për shkak të gjendjes shëndetësore në fillim shkoi në një klinikë për të kuruar tuberkulozin e tij. Atje edhe vdiq në 1938. Kjo është e vërteta e pamohueshme e Migjenit. Ai ishte një falsifikator ordiner.
Migjeni ishte një falsifikator edhe në poezinë e tij, për të cilën u krijua një kult, vecanërisht, në kohën e shtetit komunist. Poezia e Migjenit është plagjiaturë e rëndomtë e asaj të Majakovskit, poetit komunist rus, i cili është ati i poezisë propagandistike. Ironikisht, kulti i Migjenit në Shqipëri u kërkua të krijohet së pari gjatë pushtimit fashist. Vepra e Migjenit, e cila u botua pothuajse e plotë që në kohën e Monarkisë në Shqipëri, më pas u botua e plotë edhe gjatë pushtimit fashist të vendit. Arsyeja ishte se Migjeni kishte bindje filozofike të ngjashme me fashistët, posacërisht nazistët, duke qenë se adhuronte filozofinë e Nietzsche (Niçe. Por për veprën e Migjenit nuk pati ndonjë interesim të madh nga lexuesit. Shteti komunist e vazhdoi punën për ngritjen e kultit të Migjenit atje ku e lanë fashistët dhe bëri shumë për këtë./Kastriot Myftaraj
Kur na e thonë të huajt për ne sikur na e thotë Perëndia! Se...
Vuçiç duket sikur po fiton ne Serbi. Si është kjo për ne?Po ...
Politika nuk është krim. Ndërsa krimi është politikë. Madje ...
Ashtu e kam ditur edhe unë Dan; Që nuk flitet keq për të vde...
Sigurîsht zgjidhet. Brenda 3 vjetesh.Por duhen mbyllur dhjet...
Të armatosen! ËSHTË FJALA PËR SHQIPTARËT.Isha në pazarin e K...
Cfare shakaje e hidhur qe te ben t’ja plasesh gazit!Tempull?...
Sa më shumë ditë kalojnë, aq më shumë bindemi se nuk kemi pa...
Natyrisht, ngjarjet në media shihen për nga rëndësia dhe së ...
Universitetet publike janë në fushatë zgjedhjesh, kthyer në ...
Më këmbë pranë banakut po trazoj sheqerin e kafes me bishtin...
Vizita e Kryeministrit shqiptar në Uashington: Ishte një mer...
Ka fjalë të folura, që mund të jenë të bukura dhe shumë të b...
Kur Edi Rama e tha këtë punën e Donald Trup në studion e Mus...
Nga Aurel Plasari“Cinizmi “i ligjshëm” i Prof. Plasarit!” kë...
Nga Gjergj MetaLexova shkrimin e profesor Aurel Plasarit me ...
I pari, ai origjinali e ka pasurine 4 miliarde dollare. E ka...
I keni parë besoj Kryetarët e Bashkive këtë jave në media.Ja...
Hashim Thaçi befasoi në fjalimin e tij duke iu adresuar edhe...
Ti që shkruan në gazetë e në revistë, që flet në televizion,...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...