Protestuesit e larguan nga protesta/ Zmbrapset Shehaj
Një ditë më parë protestuesit e larguan nga protesta kreun...
Një ditë më parë protestuesit e larguan nga protesta kreun...
Nga Aurel Plasari
?Cinizmi ?i ligjshëm? i Prof. Plasarit!? kështu – me një pikëçuditje në fund – e ka titulluar z. klerik Meta një reagim të vetin ndaj shkrimit tim ?Mendime për historinë e feve si lëndë mësimore?. Në thelb u thotë lexuesve se të vërtetat që kam parashtruar unë si pyetje problematike nuk është që nuk dihen. Madje ato i ditka jo vetëm ai, por edhe studentët e teologjisë etj., përfshi edhe studentët e vetë z. klerik Meta. Që shkrimi t?i jetë dukur ?cinik? kjo është çështje përkapjeje e stilit nga ana e një lexuesi lidhur me profesionin e tij dhe përkushtimin e tij përkatës ndaj fesë. Unë ia respektoj atë pozicion. Sepse do të ishte ngjashëm sikur mua, nga pozicioni i profesionit tim, të më jenë dukur ?lalashe? një numër shkrimesh të z. Klerik.
Mirëpo mbas këtij shkrimi z. Klerik më ka dhënë vetë shkas të ngre një pikëpyetje parimore: pikëpyetje që ka të bëjë drejtpërsëdrejti me moralitetin e diskursit në shkencë. Nëse ato disa të vërteta problematike për ?historinë e feve si lëndë mësimore?, që parashtrova, qenkëshin të njohura e të ditura edhe prej vetë z. Klerik, atëherë përse ai deri më sot ka heshtur kur nga njerëz të fesë, të institucioneve fetare ose freelancers pranë institucionesh fetare, janë përhapur të kundërtat e atyre të vërtetave? Madje janë përhapur dhunshëm, në mënyrë detraktuese, deri edhe fyese, kundër të tjerëve? Si ka mundësi që ka heshtur pikërisht ky z. Klerik, që i ditka edhe të vërtetat shkencore dhe që rezulton njëherësh kleriku ndoshta më aktiv në shtypin dhe mediat në Shqipëri? Po jap vetëm dy shembuj, nga plot të tillë që kam mbledhur:
1.- ?Sot do të flasim për një qëndrim të Plasarit…?, kështu e ka pas filluar predikimin në shtyp një shkrues që pretendonte se propagandonte ?të vërtetat? e fesë: në shumësin e madhështisë, kinse nuk fliste ai vetë, por fliste shkolla e priftërisë me gojën e tij ashtu si predikatori në tempull kur turma duhet të mbajë vesh fjalën ?e shenjtë?. Më qortonte që unë nuk e paskësha ditur se termi, përkatësisht koncepti, ?katolik? qenkësh shumë më i vjetër se dallimi i Kishave në ?katolike” dhe ?ortodokse?! Madje më rekomandonte që ndonjë ditë të diele të veja e të mbaja vesh ?Shpalljen e besimit? që recitohet në një meshë katolike dhe që qenkësh ?një formulë përmbledhëse që i referohet Koncilit të Niçesë [kështu e shkruante ai prej formimit italik këtë emër vendi] të vitit 325?, në të cilën në një moment thuhet: ?besoj në një Kishë të vetme, të shenjtë, katolike dhe apostolike…?. Simbas këtij teoricieni termi ?kishë Katolike? qenkësh përdorur zyrtarisht nga Kisha 729 vjet përpara ndarjes së kishave ose ?ndarjes së Kishës Ortodokse më 1054?, nga këndi i tij i vështrimit. Madje më tregonte edhe se mbiemri ?katolik? dashkësh me thënë ?universal, i përgjithshëm?.
Ku ishte atëherë z. klerik Meta? Përse ka heshtur dhe nuk ndërhyri që, me dijet e tij, të sqaronte se edhe në ?Shpalljen e besimit? në një meshë ortodokse gjithashtu thuhet: ?Besojmë në një kishë të shenjtë, të përgjithshme dhe apostolike…?. Dhe cilësori ?i përgjithshëm? në Katekizmin përkatës nuk është veçse përkthimi shqip nga Noli i termit katholikón, që do të thotë e plotë, e tërë, e gjithë, që nuk i mungon asgjë etj. Afërmendsh z. klerik Meta nuk mund t?i thoshte teoricienit në fjalë që ti je një ?gomar?, sepse atë e kanë edhe bashkorganizator veprimtarish shkencore etj., por mund të ndërhynte e të sqaronte si qëndron e vërteta, – që formula e mësipërme quhet ?Besorja e Nikesë?, pra që i referohet të njëjtit Koncil, atij të Nikesë të vitit 325, – në mënyrë që të mos i dukeshin aspak ?cinike? saktësimet e mia sot.
2.- Teoricieni freelancer madje çkallte nga letërsia kishtare si as nga mënga dhe më citonte ?Shën Injacin e Antiokisë?. U përmbajta dhe nuk e quajta të udhës të reagoja e t?i çaja kryet publikut duke sqaruar që shkrimet e Ignacit të Antiokisë janë vënë në dyshim për autenticitetin e tyre qysh në periudhën e Reformacionit, të atij revolucioni të mendimit që i dha nxitje të fortë frymës kritike edhe për ç?u përket të quajturave ?tekste të shenjta?. Qysh në atë kohë një pjesë e mirë e atyre teksteve zunë të dalloheshin si false. Tekstet e Ignacit qenë ndër të parat që u vështruan me sy kritik. Calvin-i në kohën e vet formuloi për to një konstatimin tejmase të rëndë: ?Nuk ka gjë më të neveritshme se sa absurditetet që kanë qenë botuar nën emrin e Ignacit…?. Në universitetet britanike mandej ?autenticiteti? i tyre u zhvesh lakuriq. Në fillim nga 15 Letrat që Kisha ia njihte Ignacit ajo pranoi të skajoheshin si false 8 syresh: ndër to edhe një letër e Ignacit drejtuar Shën Mërisë gjithnjë të virgjër, – mos harroni që jemi diku rreth vitit 107, sepse simbas legjendës Ignaci i dënuar me vdekje i shkruante Letrat gjatë rrugës për në Romë, ku e shpinin për ekzekutimin e vitit 107, – si dhe një letër e Shën Mërisë gjithnjë të virgjër drejtuar Ignacit vetë. Por edhe ato 7 Letra që u mbrojtën si ?autentike? nuk i kanë qëndruar kritikës, e cila ka vijuar t?i vlerësojë si prodhime të rreme të dy ose tre shekujve më vonë: mes viteve 250-300. Nuk po bezdis këtu me lista bibliografike: kush të jetë i interesuar mund të kërkojë të informohet për to. Çështja është që edhe atëherë z. klerik Meta ka heshtur. I kanë interesuar ?të vërtetat e Ignacit?? Pun? e tij, por sot është i vonuar që të thotë se këto gjëra ?i di?.
Ndërkaq puna ime është tjetër: që, në një kohë kur në shoqërinë shqiptare po diskutohet qoftë edhe mundësia hipotetike e një lënde mësimore të historisë së feve, të shpreh mendimet e mia. ?Mendime?, siç i cilësoja qysh në titull, duke i vlerësuar madje edhe ?të diskutueshme?. Nuk i ka pëlqyer ndokujt stili? Hall i madh: stili është njeriu, kjo dihet qysh së lashti. Por lexuesit i premtoj që një stil i tillë ?shqetësues? nuk do ta karakterizojë librin e ardhshëm ?Shkolla e historisë dhe shkolla e priftërisë?.
fb a.p.
Nga Gjergj MetaLexova shkrimin e profesor Aurel Plasarit me ...
I pari, ai origjinali e ka pasurine 4 miliarde dollare. E ka...
I keni parë besoj Kryetarët e Bashkive këtë jave në media.Ja...
Hashim Thaçi befasoi në fjalimin e tij duke iu adresuar edhe...
Ti që shkruan në gazetë e në revistë, që flet në televizion,...
Nga Prof. Dr. Akademik Artan FugaPo botoj këto teza që anali...
Diku në vitet e para ’90 një mik më rrëfente një ndodhi, tek...
Duke u perpjekur per ta nxjerr kete vend nga prapambetja e t...
Napolon Zerva është një nga figurat më të errëta në historin...
Nga Blendi Fevziu –Një grua e re ka humbur jetën dhe dy fëmi...
1)Çfarë janë këto “Panama Papers”, në të vërtetë?“Panama Pap...
Vet kurv, nënën lavire, motrat prostituta, tezet, hallat, dh...
Kërkesa e prokurorisë për të dënuar me 152 vjet burg 9 të ak...
Nga Spartak NgjelaSituata në Shqipëri po rëndohet për ditë e...
Nga Enkel DemiSi çdo popull në botë, edhe shqiptarët kanë nj...
Nga Bledi Mane-Public Enemy fb.com/bledi.mane instagram.com/...
Belbëzimi e disa zërave periferikë brenda LSI-së që luajnë k...
Me keto pergjimet telefonike e ambientale te disa polikaneve...
Një shoqëri që nuk hedh dot poshtë drejtuesit që e urrejnë p...
Hapu dhé te futemi te majte e te djathte. Hapu dhé te futemi...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...