Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
1)Çfarë janë këto ?Panama Papers?, në të vërtetë?
?Panama Papers? është emërtimi që iu është dhënë nga media ndërkombëtare, dokumenteve të një kompanie ligjore (?studio ligjore? quhen më shpesh në Shqipëri) panameze, e cila kryente shërbime për klientë gjithandej botës, të cilëve iu ofronte mundësi që të bënin biznis duke fshehur identitetin dhe lëvizjet e parave. Klientë të kësaj kompanie ligjore të quajtur ?Mossacs Fonseca? janë me mijëra e mijëra kompani, pjesa më e madhe të rreme, në kuptimin që nuk ushtrojnë veprimtarinë për të cilën janë krijuar në vende të ashtuquajtur off shore, si dhe individë, të cilët kanë arsyet e tyre për të ruajtur sekretin absolut të biznisit të tyre, si dhe të lëvizjes së parave. Shpesh mospagimi i taksave është vetëm një arsye dytësore. Arsyet kryesore shpesh janë ruajtja e sekretit mbi burimin e parave dhe pronarët e vërtetë të biznisit.
2)Të ndalojmë këtu se gazetarët përdorin me lehtësi fjalë që ne nuk i kuptojmë, ju thatë ?off shore?, çfarë kuptimi ka kjo fjalë?
Në anglisht do të thotë ?përtej bregut?, në det të hapur. Kuptimi është: një territor përtej zonës ku veprojnë ligjet e vendit tënd, pra jashtë juridiksionit ligjor, një territor ku, kundrejt një pagese, çdokush siguron një status të privilegjuar, duke iu ruajtur sekreti për paratë e dërguara atje, duke krijuar formula ligjore me të cilat mund t? i garantohet zotërimi i bizniseve dhe pronave të ndryshme në vendin e tij, nëpërmjet përdorimit si përfaqësues të studiove ligjore dhe kompanive fiktive. Më së shumti bëhet fjalë për ishuj nëpër oqeane, mbetje të kolonive të disa shteteve europiane, ose shtete të vegjël ku rendi juridik është mëse i dyshimtë. Sot përdoret gjerësisht edhe fjala ?offshoring? për të shënuar këtë veprimtari.
3)Dhe çfarë ka në ?Panama Papers? për Shqipërinë?
Deri tani është zbuluar dosja e koncesionit të markimit të karburanteve, të cilën Qeveria e Shqipërisë ia kishte dhënë në mars 2013, me një vendim të Këshillit të Ministrave (VKM) dy kompanive të huaja, Global Fluids International s.a. dhe Petroleum Consulting Partners A.G.
4)Ku qëndron problemi me këtë koncesion?
Problemi, së pari, qëndron te fakti se, kur Qeveria e Shqipërisë vendosi të japë me koncesion markimin e karburanteve, nuk shpalli një tender të hapur ndërkombëtar, por bëri një kontratë me dy kompani të parapëlqyera prej saj.
5)Çfarë problemi paraqesin këto dy kompani?
Sa për këtë, le të shohim faktet. Kronologjia, rendi kohor i ngjarjeve është shumë e rëndësishme për ndriçimin e së vërtetës. VKM për dhënien e koncesionit u miratua në 13 mars 2013. Por negociatat me këto dy kompani sigurisht që kishin nisur më herët. Ende më herët kishte nisur studimi nga zyrat qeveritare për dhënien e këtij koncesioni.
6) Çfarë rëndësie ka kjo gjë për ndriçimin e së vërtetës?
Kjo gjë ka rëndësi shumë të madhe, sepse njëra nga kompanitë, dhe pikërisht ajo që dy vite e gjysëm pas dhënies së koncesionit ka blerë të drejtën e koncesionit të kompanisë tjetër, domethënë aksionet e kompanisë tjetër në kompaninë në bashkëpronësi që të dyja krijuan në Shqipëri me rastin e marrjes së këtij koncesioni, është themeluar vetëm një vit para se të miratohej VKM për dhënien e koncesionit!
7)Si dhe përse ka ndodhur kjo gjë?
Në 16 shkurt 2012, në Baar të Zvicrës është themeluar një kompani tipike e llojit off-shore, e quajtur ?Petroleum Consulting Partners AG?. Zvicra është versioni europian i Panamasë për çështje të tilla. Data e regjistrimit të kësaj kompanie në Regjistrin Tregtar në Zvicër, është 16 shkurt 2012, pra 13 muaj para se Qeveria e Shqipërisë të miratonte VKM-në për koncesionin. Duket qartë se kjo kompani është krijuar për të qenë fituese e koncesionit që do të jepte Qeveria Shqiptare.
8)Cili ishte kapitali i kësaj kompanie?
Kapitali i kësaj kompanie ishte 100 mijë franga zvicerane, ndryshe CHF. Në shkurt 2012 kursi i këmbimit të frangut zviceran me euron ka qenë: 1 CHF = 0.83 euro.
9)Domethënë kapitali i kësaj kompanie ka qenë 83 mijë euro, aq sa për të blerë një apartament diçka më të mirë se modest në Tiranë?
Pikërisht, nisët të kuptoni. Kjo kompani është një kuti bosh, një emër për të kryer punë të pista, që përdor për këtë qëllim mundësitë që ofron legjislacioni zviceran.
10)Kujt i përket kjo kompani, cilët janë pronarët e saj?
Në sajë të ligjeve zvicerane pronari ose pronarët e kompanisë mbeten misteriozë. I njohur është vetëm Drejtori ekzekutiv i kompanisë, ishte një horr i njohur në botën e offshoring, Francois Claude Morax, me banim në Zurich, i cili në 1995 ka shpallur falimentimin, duke likuiduar 14 kompanitë që kishte themeluar dhe bashkëthemeluar. Francois Claude Morax është një nga ata që jetojnë duke huazuar emrin për të bërë punë të pista, një presta nome siç thonë në Itali, në fjalorin mafioz.
11)Çfarë pa qeveria jonë tek kjo kompani që e përzgjodhi pa tender për t? i dhënë koncesionin që duhet t? ia kishte dhënë një kompanie që zotëronte ekspertizën dhe përvojën e nevojshme në fushën e markimit të karburanteve?
Kjo është një pyetje që mund të marrë përgjigje vetëm nëse pyeten para prokurorëve katër njerëz, Kryeministri i kohës Sali Berisha, Ministri i Financave i kohës Ridvan Bode, Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës i kohës, Edmond Haxhinasto, dhe z. Ilir Meta, të cilin do ta dekonspirojë Haxhinasto nëse pyetet para prokurorëve, duke e zbuluar si partnerin e Berishës nga LSI në këto afera. Mos harroni se në atë kohë PD dhe LSI qenë ende aleate në qeverisje dhe po mbyllnin aferat e fundit para prishjes së koalicionit.
12)Por sado lakmitarë që të kenë qenë Berisha dhe Meta, ata nuk mund t? ia jepnin koncesionin një kompanie të tillë, dua të them që është praktikisht joekzistuese. Them se ata janë tepër dinakë për të vepruar kështu, apo jo?
Është e vërtetë që nuk duhej pritur prej tyre që të bënin një gabim kaq elementar. Prandaj ata e mësuan këtë kompani, ose më saktë njeriun e tyre që qëndronte pas saj, që të krijonte një partneritet me një kompani të specializuar në fushën e markimit të karburanteve. Kompanitë fiktive off shore bëjnë shpesh partneritete të tilla dhe në këtë rast, kompanitë e specializuara për të kryer një veprimtari thjesht shesin emrin e tyre kundrejt një shpërblimi, komisioni, dhe pak kohë më vonë largohen nga ky biznis. Kështu ndodhi edhe në rastin tonë u thirr të hynte në lojë hyri një kompani kanadeze, pikërisht Global Fluids International s.a., e cila kryente veprimtari në markimin e karburanteve. Kjo kompani ishte themeluar në vitin 2001 dhe bashkëthemelues i saj ishte ish-gjenerali i forcave speciale të Ushtrisë Izraelite, Uzyel Ben Itzhak. Mbajeni mend këtë emër.
13)Një gjeneral izraelit i përzier në historinë e markimit të karburanteve në Shqipëri? E si mund ta harroj, por në këtë histori janë përmendur edhe emra të tjerë hebrenjsh, a mos kemi të bëjmë me një ngjarje që ka lidhje me zbatimin në Shqipëri të ?Protokolleve të Pleqve të Zionit?, për sundimin e botës nga hebrenjtë?
Jo, asgjë e tillë. Shërbimi i fshehtë i Israelit, Mossad i famshëm, ka qenë vendimtar për zbulimin e ?Panama Papers?, për shkak se shteti i Israelit është dëmtuar nga përdorimi i offshoringut për të mos paguar taksat dhe fshehur pasuritë. Në rastin e koncesionit që po shqyrtojmë, ata hebrenj që janë përzier mund të kishin qenë fare mirë njerëz me përkatësi etnike tjetër. Këta hebrenj janë përzier në këtë lojë në Shqipëri sepse Berisha dhe Meta donin të krijonin një kundërpeshë ndaj lobit hebre sorosian që mbështet Edi Ramën. Praktikisht, hebrenjtë janë në të dy frontet në këtë histori. Nuk ka një teori konspiracioni çifut në këtë histori.
14)Atëherë le të kthehemi te historia jonë, ju thatë që ?Global Fluids International s.a.? ishte një kompani që kishte veprimtari në fushën e markimit të karburanteve. Nëse është kështu a nuk ka qenë në rregull VKM e marsit 2013 që ia jepte koncesionin këtyre dy kompanive në partneritet me njëra-tjetrën, pra ?Global Fluids International s.a.? dhe ?Petroleum Consulting Partners A.G.?
Jo, aspak. Pikësëpari, ata që morën vendimin për të dhënë koncesionin, domethënë qeveritarët e kohës, nuk janë në gjendje të shpjegojnë se për çfarë duhej kontraktuar një kompani qartësisht fiktive si ?Petroleum Consulting Partners AG?, qoftë edhe në partneritet me ?Global Fluids International s.a.?. Nëse qeveria shqiptare donte të kontraktonte patjetër një kompani të huaj, të specializuar në fushën e markimit të karburanteve, atëherë mund të kishte kontraktuar vetëm ?Global Fluids International s.a.? Një tjetër anë e dyshimtë e çështjes është që një kompani si ?Global Fluids International s.a.? pranon një partneritet me një kompani fiktive tipike të llojit off shore. Normalisht, ?Global Fluids International s.a.? nuk mund të pranonte që t? i ndante fitimet e koncesionit me një partner të tillë, kuptohet përveç rastit kur ishte kontraktuar thjesht për të shitur emrin. Përveç këtyre, sipas VKM merret si i mirëqenë ai që quhet bashkimi i përkohsëm i këtyre kompanive me rastin e koncesionit. Titulli i VKM nr. 200, dt. 13. 3. 2013 është: ?Për miratimin e kontratës së koncesionit për shërbimin e markimit dhe monitorimit të karburanteve të lidhur ndërmjet Ministrisë së Financave të Republikës së Shqipërisë dhe bashkimit të përkohshëm të shoqërive ?Global Fluids International s.a.? dhe ?Petroleum Consulting Partners A.G.? Por në mars 2013 nuk kishte ende asnjë bashkim të përkohshëm mes këtyre dy kompanive. Ky partneritet do të krijohej vetëm në maj të atij viti.
15) A mund të jetë e vërtetë kjo, a nuk duket krejt e pabesueshme që të kenë arritur deri këtu?
Kështu duket, por është fakt. Ju thashë që kronologjia në këtë histori është shumë e rëndësishme nëse duam të arrimë te e vërteta nëpërmjet fakteve. Dhe faktet janë këta. VKM për dhënien e koncesionit është miratuar në 13 mars 2013. Për t? u krijuar partneriteti për koncesionin mes ?Global Fluids International s.a.? dhe ?Petroleum Consulting Partners A.G.? u krijuan paralelisht dy kompani, një në Tiranë dhe tjetra në një off shore, ishullin Anguilla. Të dyja u themeluan në maj 2013.
16)Si është e mundur, por opozita e kohës, a nuk i dinte këto gjëra? Nëse do t? i kishte ditur me siguri që do t? i kishte përdor se ishte ishte dhe periudha para zgjedhjeve, apo jo?
Opozita e kohës, domethënë Edi Rama i dinte që në atë kohë këto fakte, se kishte njerëz që e informonin gjithandej nëpër zyrat e shtetit, por nuk i përdori sepse këto ishin fakte kompromentuese edhe për aleaten e re të PS-së, LSI-në, me të cilën sapo kishte nisur një periudhë dashurie politike. Le të vazhdojmë më tutje. Në maj 2013 në Shqipëri u themelua kompania Global Fluids International Albania sh.p.k. Kompania cilësohej si një bashkim i përkohshëm për koncesion, me kapital bazë 1 milion lekë të rinj. Pronarë të kësaj kompanie ishin Global Fluids International s.a., me 75% dhe Petroleum Consulting Partners AG 25%.
17)A mos do të thotë kjo se Global Fluids International s.a. do të kishte 75% të të ardhurave të koncesionit, ndërsa Petroleum Consulting Partners AG vetëm 25%?
Ja tek nisët të bëheni ekspert në çështjet e offshoring! Ju mund të keni të drejtë! Askush nuk e di me saktësi se si e kanë ndarë prenë këto dy kompani. Por gjithsesi, bashkëpronësia mbi kompaninë bijë hedh një dritë mbi këtë.
18)Ju thatë se në maj 2013, paralelisht me Global Fluids International Albania sh.p.k. u krijua dhe një kompani tjetër, kush e krijoi atë, në pronësi të kujt ishte dhe përse shërbente ajo?
Pyetjet duhet t? i bëni një nga një nëse nuk doni të ngatërroheni më tepër. Nuk është faji juaj, në emisionet televizive që ndiqni bëhen tre-katër pyetje njëherësh. Nejse, këtu hyri në lojë avokati Assaf Halkin nga Israeli. Në maj 2013, dy muaj pas miratimit të VKM për koncesionin, Assaf Halkin themeloi në një off-shore, në ishullin Anguilla, një kompani me emrin Global Fluids International Technologies, në aktin e themelimit të së cilës thuhej se do të kryente investime në Shqipëri në fushën e teknologjisë së lartë.
19)Në pronësi të kujt ishte GFI Technologies?
Në pronësi të Assaf Halkin, Ismail Mulletit (proxy i Sali Berishës për punë të pista që nga koha kur ishte President i Republikës), dhe të Global Fluids International S.A.
20)Përse do të shërbente kjo kompani?
GFI Technologies do të shërbente për të mbuluar të parën në veprimtarinë e saj, gjoja sikur do të shërbente si furnizues me teknologji të lartë për veprimtarinë për të cilën ishte marrë koncesioni dhe eventualisht për veprimtari të tjera. Kur në fakt markimi i karburanteve do të bëhej në mënyrën më primitive të mundshme duke u hedhur lëngu ngjyrosës me epruveta në depozita. Në sajë të GFI Technologies, dy kompanitë koncesionare do të pretendonin padrejtësisht që kishin bërë shpenzime të mëdha për teknologjinë e markimit të karburanteve.
21)Ju thatë se VKM për dhënien e koncesionit është publikuar në fletoren zyrtare. Meqënëse është kështu, atëherë së paku një pjesë e këtyre gjërave që thatë duhet të jenë të njohura që në atë kohë, apo jo?
Jo, sepse VKM e marsit 2013 është shumë e perpiluar në stilin offshoring, do të thotë është shumë hermetike. Në VKM të publikuar në fletoren zyrtare nr. 52, dt. 12 prill 2013, thuhet se miratimi i kontratës bëhet sipas tekstit dhe shtojcave që i bashkëlidhen këtij vendimi. Por nga vendimet dhe shtojcat nuk publikohet asgjë.
22)Një VKM e cila bën fjalë për një partneritet (bashkim të përkohshëm) të dy kompanive koncesionare, që në realitet nuk ekziston, çfarë është VKM e marsit 2013, a mund të ketë vlerë për të rregulluar një partneritet të tillë kur ai krijohet më vonë?
Jo, dhe qeveria e dinte këtë gjë. Prandaj, në 30 maj 2013, pak kohë pas krijimit të dy kompanive për të cilat kam treguar më lart, doli VKM nr. 498 ?Për përcaktimin e procedurave të shënjimit të naftës bruto dhe nënprodukteve të naftës bruto?. Kjo VKM në fakt zhvlerësonte juridikisht VKM-në e marsit.
23)Një gjë nuk kuptoj në këtë pikë. Përse qeveria e kohës nuk priti deri në maj sa të krijohej partneriteti juridik mes dy kompanive që do të ishin fituese të koncesionit, pra që të krijohej përshtypja se ato i kishin sadopak letrat në rregull, që pastaj të miratohej VKM që u jepte atyre koncesionin?
Sepse VKM për dhënien e koncesionit duhej miratuar që para se LSI të largohej nga Qeveria. VKM është miratuar tre javë para largimit të LSI nga qeveria. Dihet se LSI kishte zyrtarisht një zotërim prej 20% të të punësuarve në administratën publike, sipas marrëveshjes së bashkëqeverisjes me PD-në. Një nen i pashpallur i kësaj marrëveshjeje sanksiononte se LSI kishte 20% edhe në punët e pista fitimprurëse që bënte Qeveria ?Berisha? dhe kjo shifër dyfishohej kur këto punë nuk bëheshin dot pa përzierjen e drejtpërdrejtë të një ministrie të LSI. Rasti i kontratës për markimin e karburanteve ishte pikërisht ky i dyti.
24) Ju më thatë që ta mbaj mend emrin e atij gjeneralit izraelit, bashkëthemelues të Global Fluids International S.A. në Kanada. Si shfaqet ai më tej në këtë histori?
Pyetje e mençur. Ish-gjenerali i forcave speciale të Ushtrisë Izraelite, Uzyel Ben Itzhak u bë administrator i kompanisë Global Fluids International Albania sh.p.k., e cila përfaqësonte në Shqipëri dy kompanitë koncesionare. Në letër, Gjenerali Itzhak e kishte zyrën në Shqipëri, në Mëzez, afër Tiranës. Prania e tij nuk ka shpjegim tjetër veç atij se me këtë koncesion, Sali Berisha dhe Ilir Meta kërkuan të blenë mbështetjen e lobit hebre.
25)A mund të kishte bërë ndonjë gjë Qeveria ?Rama? për ta shfuqizuar këtë koncesion?
Kryeministri Rama i kishte të gjitha mundësitë që ta shfuqizonte këtë koncesion për shkak se Qeveria dhe kompanitë fituese të koncesionit kishin vepruar në kundërshtim me ligjet në fuqi. Shkeljet ligjore ishin të tilla që kompanitë koncesionare nuk mund të fitonin në asnjë lloj gjyqi arbitrazhi. Madje kompanitë koncesionare, në kohën që Rama ishte në pushtet, kanë bërë veprime të tilla që i kompromentojnë përfundimisht ato.
26)Cilat janë këto veprime?
Njëra nga dy kompanitë koncesionare, Global Fluids International S.A, me qendër në Kanada dhe e vetmja nga të dyja me veprimtari në fushën e markimit të karburanteve, në vitin 2015 doli në shitje. Me këtë rast, në shtator 2015, Global Fluids International S.A i shiti partnerit koncesionar në Shqipëri, Petroleum Consulting Partners AG, pjesën e saj në kompaninë e përbashkët GFI Albania sh.p.k., ku Global Fluids International S.A kishte 75% të aksioneve. Global Fluids International S.A mbajti vetëm 0.07% të aksioneve në GFI Albania sh.p.k.
27)Përse e shiti Global Fluids International S.A pjesën e saj në një kompani bijë në Shqipëri nga e cila siguronte të ardhura të mira praktikisht pa shpenzime?
28)Sepse e tillë ishte marrëveshja paraprake e bërë diku në botën misterioze të offshoring. Global Fluids International S.A ishte tërhequr në këtë partneritet për të shitur emrin, dhe për këtë do të merrte të ardhura për një periudhë të shkurtër kohe.
29) Atëherë përse Global Fluids International S.A e mbajti një pjesë kaq të vogël?
Arsyeja është se nëse Global Fluids International S.A do t? i kishte shitur të gjithë aksionet, atëherë kompania Petroleum Consulting Partners AG të do të kishte humbur automatikisht të drejtën e koncesionit se nuk do të kishte qenë më në partneritet, qoftë edhe fiktiv, me një kompani e cila kishte veprimtari në fushën e markimit të karburanteve. Në fjalorin juridik ky quhet veprim në mashtrim të ligjit. Gjithsesi, duke pasur Global Fluids International S.A vetëm 0.07% të aksioneve të kompanisë bijë në Shqipëri, partneriteti është praktikisht joekzistues dhe vetëm me logjikën e botës së offshoringut mund të thuhet se ekziston ende.
30)Në këto rrethana a nuk e ka Edi Rama e ka shumë të lehtë që ta anulojë koncesionin, përse nuk e bëri ai këtë gjë?
Edi Rama e ka vërtet shumë të lehtë që ta anulojë kontratën e koncesionit në trajtën në të cilën është tjetërsuar ajo nga koncesionarët por ai nuk e bën këtë gjë sepse për këtë koncesion ka përgjegjësi edhe LSI, të cilën tashmë PS e ka aleate, pa të cilën nuk rri dot në pushtet. Qeveria e sotme është përgjegjëse që vazhdon të jetë në fuqi një Vendim i Këshillit të Ministrave, i cili as nuk duhet të ishte miratuar. Nëse Qeveria ?Berisha? ishte përgjegjëse për miratimin e VKM, Qeveria ?Rama? është përgjegjëse që ajo vazhdon të jetë në fuqi. LSI është përgjegjëse se ka qenë në të dy qeveritë.
31)A ka ndonjë lidhje midis shitjes nga ana e Global Fluids International SA e pjesës së aksioneve në kompaninë bijë në Shqipëri dhe shitjes së vetë Global Fluids International S.A pak kohë më vonë?
Pyetje me të vërtetë shumë e mençur. Ka dyshime të arsyeshme për një lidhje, nëse kihet parasysh se cili është blerësi i Global Fluids International SA, kompanisë amë.
32)Dhe cili është blerësi?
Kompania zvicerane SICPA Finance SA, që është një degë e kompanisë SICPA SA, e bleu Global Fluids International SA për 16 milionë dollar kanadezë. A ju thotë gjë emri i kësaj kompanie, SICPA SA?
33)A duhet të më thotë diçka?
Në dt. 24 shkurt 2011, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar ligjin nr. 10381 ?Për miratimin e kontratës së koncesionit ndërmjet Ministrisë së Financave, si autoritet kontraktues dhe shoqërive Sicpa Security Solutions Sa dhe Sicpa Security Albania sh.p.k. për projektimin, financimin, dizenjimin prodhimin dhe ngritjen e një sistemi për emetimin, shpërndarjen, gjetjen dhe monitorimin e pullave fiskale dhe të pullave të kontrollit të barnave.?
Sicpa Security Solutions Solutions është një nga tre degët globale të kompanisë Sicpa SA, ndërsa Sicpa Security Albania sh.p.k. është kompania bijë e krijuar prej saj për të kryer veprimtarinë koncesionare në Shqipëri.
34)Domethënë kompania fituese e koncesionit për pullat fiskale na paska blerë një nga kompanitë fituese të koncesionit për markimin e karburanteve, nëse e kam kuptuar drejt?
Pikërisht kështu ka ndodhur.
35)A mund të jetë rastësi kjo gjë?
36)Rastësi të tilla janë tregues për kombinime të errëta në botën e offshoring, të cilët mbeten të panjohur për ne për shkak të se bota e offshoring është një botë e mbyllur hermetikisht.
37)Prokuroria shqiptare thotë se ka nisur një hetim për ?Panama Papers?, çfarë mund të bëjë ajo për këtë çështje?
Prokuroria Shqiptare duhet të pezullojë kontratën e koncesionit dhe të nxjerrë urdhër arresti për koncesionarët për veprën penale të mashtrimit. Me publikimin e Dokumenteve të Panamasë çështja e këtij koncesioni duhet të hetohet si krim dhe përgjegjësit të dënohen. Që nga qeveritarët e kohës që kanë nënshkruar VKM-të e vitit 2013. Sali Berisha për VKM të tilla ka një teori juridike personale, që mund të quhet jurisprudencë e Viçidolit (vendlindja e Berishës) e pasuruar me jurisprudencën e Çepanit (vendlindja e Metës), se nuk ka përgjegjësi kolektive. Pra, meqënëse VKM është akt kolektiv i anëtarëve të Këshillit të Ministrave ata nuk kanë përgjegjësi për të. Por një koncept i tillë nuk ekziston askund në legjislacionin penal shqiptar. Nëse do të kishte një interpretim të tillë të përgjegjësisë kolektive atëherë në Kodin Penal nuk duhet të kishte nene që dënonin pjesëmarrjen në grupe të strukturuara kriminale dhe në organizata kriminale. ?Panama Papers? çojnë në burg Berishën dhe Metën. Ndonëse Meta nuk ka qenë anëtar i qeverisë kur u miratua VKM-ja, nëse do të hetohet çështja, ministrat e LSI do të shesin Metën si urdhëruesin e vërtetë për votimin e tyre në këtë vendim.
38)Nëse me ?Panama Papers? shkojnë në burg Berisha dhe Meta, përse Rama nuk e bën këtë, t? i japë mbështetje Prokurorisë që t? i arrestojë të dy? Sepse Rama nuk do as Berishën dhe as Metën.
Ky do të ishte rasti i mirë për Ramën që t? i dërgonte të dy, Berishën dhe Metën në burg, por Rama ka një problem sa i përket kontrollit të partisë së tij. Rama mund të krijojë një shumicë parlamentare emergjente nga mbetjet e LSI-së nëse hyn Meta në burg, por ai i trembet një rebelimi që mund të ndodhë brenda partisë së tij nga të pakënaqurit, duke marrë shkas nga një situatë e tillë. Prandaj Rama nguron të veprojë ashtu siç do të dëshironte në një situatë të tillë.
39)Më shpjegoni diçka, mua më ka ndodhur, sipas ligjeve shqiptare në fuqi, që kur kam bërë një transfertë prej mbi 100 mijë lekë të rinj, ose shumën e barazvlefshme në monedha të huaja, të më kërkohet verifikimi i identitetit. Si mund të ndodhë që shteti shqiptar të pranojë që të kontraktojë për çështje kaq të rëndësishme si këto koncesione me njerëz të cilëve nuk u njihet identeti?
40)Ju keni të drejtë, ligji ?Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit?, ndalon në Republikën e Shqipërisë pikërisht atë veprimtari që bëhet me anë të offshoringut, madje edhe në përmasa minimale. E megjithatë dikush mund të vijë në Shqipëri nga bota e offshoringut, nga Anguilla ose Panamaja për të bërë një biznis të madh, në shkelje të plotë të këtij ligji, me arsyetimin se kjo veprimtari është legale në Anguilla ose në Panama. Ky standard i dyfishtë është një dhunim i rëndë i rendit kushtetues në Shqipëri, jo thjesht i një ligji. Qytetari shqiptar është i diskriminuar negativisht në vetë vendin e vet, në krahasim me një të huaj të panjohur, që mund të jetë edhe qytetar shqiptar i kamufluar pas një studioje ligjore hermetike, madje edhe politikan shqiptar, i cili mund ta ushtrojë këtë veprimtari sepse janë regjistruar në një vend ku ajo është legale./Kastriot Myftaraj
Vet kurv, nënën lavire, motrat prostituta, tezet, hallat, dh...
Kërkesa e prokurorisë për të dënuar me 152 vjet burg 9 të ak...
Nga Spartak NgjelaSituata në Shqipëri po rëndohet për ditë e...
Nga Enkel DemiSi çdo popull në botë, edhe shqiptarët kanë nj...
Nga Bledi Mane-Public Enemy fb.com/bledi.mane instagram.com/...
Belbëzimi e disa zërave periferikë brenda LSI-së që luajnë k...
Me keto pergjimet telefonike e ambientale te disa polikaneve...
Një shoqëri që nuk hedh dot poshtë drejtuesit që e urrejnë p...
Hapu dhé te futemi te majte e te djathte. Hapu dhé te futemi...
Para semaforëve të Italisë një marokin i shkathët aspak lypë...
Nga Bledi ManeSot u nderrua ora ndaj dhe lajmin per oren e k...
Në një takim të disa ditëve më parë, me temë “Partneriteti p...
Sulmet vrastare në Bruksel përforcuan edhe njëherë idenë se ...
Nga Spartak NgjelaKështu i cilësoi pushtetarët e Shqipërisë ...
Disa ditë para se të nisej Lulzim Basha në Shtetet e Bashkua...
Autogoli i Ramës para Referendumit…. Gjatë fushatës së ngjes...
Me rastin e sulmeve terroriste islamike në Bruksel, Kryetari...
Nga Klodian TomorriBanka e Shqiperise e pranoi me ne fund se...
Hallall të qoftë o ISIS. Të gjithë ta kanë frikë. Edhe unë q...
Çdo vend ka prioritet të tij sigurinë kombëtare, por Shqipër...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...