Uri seksuale/ Nga Artan Fuga
Me keto pergjimet telefonike e ambientale te disa polikaneve...
Belbëzimi e disa zërave periferikë brenda LSI-së që luajnë kritikun me leje të Edi Ramës, i ngjan një anekdode të viteve të fundit të komunizmit. Kjo histori e vjetër tregon fatin e keq të një burri të tradhëtuar, i cili e kapi të shoqen në shtratin e tij me të dashurin ilegal. Por, ky i fundit përveçse Don Zhuan qëlloi edhe ?trim?. Në vend që të ngrinte pantallonat dhe të largohej, ai vendosi të vazhdojë punë. Në vend që të ulte kokën, ai u çua, shënoi një rreth me shkumës dhe i tha të zotit të shtëpisë: ?Po e nxorre këmbën nga kjo vijë, je i mbaruar ».
Kur më pas, sipas mendësisë së asaj kohe, dynjaja e vinin në lojë burrin që s?kish reaguar, po kish ndejtur brenda perimetrit që i kishin caktuar, ai përgjigjej me krenari: ?Po, po talluni ju me mua, por unë e nxora shumë herë këmbën nga rrethi?.
Rolin qesharak të atij që e nxjerr këmbën nga rrethi ka vendosur të luajë edhe LSI-a në raport me qeverisjen e Ramës.
Kjo gjë të vjen në mend sot kur sheh se si e vetmja hapsirë e fundit e gjelbër e Tiranës po betonizohet dhe nga selia e Ilir Metës ngrihen disa zëra që denoncojnë arrogancën e Velisë dhe pandjeshmërinë ndaj shoqërisë civile.
Kjo gjë të vjen në mend kur megjithëse përbën shumicën në këshill bashkiak, LSI filtron në media lajme, sikur ministri i saj nuk paskësh dhënë leje mjedisore për ndërhyrjen tek liqeni.
Pra, në këtë pikë, qëndrimi i partisë së Metës është i qartë: edhe krimi e masakra të vazhdojnë edhe ne të bëjmë sikur nuk jemi dakord, megjithëse nuk e pengojmë.
Por, kësaj loje tashmë i ka dalë boja.
Që në fillim të këtij mandati, LSI-a ka bërë të njëjtën gjë. Me aferën e armëve kimike, Me shkarkimin e guvernatorit, me reformën në drejtësi, me taksimin e fasonëve, me kundërshtitë për koncesionet, me impulset e reja, partia e Metës ka dhënë të njëjtën shfaqe: edhe luan disidentin edhe është sulur me kokë mbi thesin që po shqyejnë për ditë kleptokratët frenetikë të kësaj mazhorance; edhe krijon mini lajme përmes kundërshtish edhe e mbështet me vota çdo paudhësi të pushtetit qëndror dhe lokal.
Deri këtu nuk ka asnjë çudi. Partia më klienteliste e Shqipërisë, kështu është sjellë edhe kur qe në koalicion me Berishën.
Ajo u bë me ?Sali Gërdecin?, u rreshtua kundër kokëpalarëve në 21 janar 2011, u rbarikadua me vjedhësit e votave të Tiranës disa muaj më pas, votoi një president ?blu? megjithëse u betua se nuk do ta bënte këtë.
E vetmja gjë që ka ndryshuar, pas rokadës së Berishës me Ramën në krye të qeverisë, është se tani guxon të kundërshtojë më shumë me fjalë, megjithëse me akte bën të njëjtën gjë: mbështetet me vota zgjidhjet më të këqia të mundëshme.
Mjafton ky historik i shkurtër për tu dhënë përgjigje të gjithë mbrojtësve mediatikë të Ilir Metës që e paraqesin atë si forcën ekuilibruese që i vë fre arrogancës së dy të mëdhejve.
Jo dhe jo. Faktet tregojnë të kundërtën.
Ato dëshmojnë se LSI-a gjithnjë ka mbështetur krimet më të mëdha, më emër të përfitimit vetiak. Sa më shumë Berisha apo Rama zhyten në mëkat, aq më shumë ata bëhen të shantazhueshëm nga Meta dhe aq më shumë vjel ai prej tyre.
Deri më tani këtë lojë të shëmtuar, LSI është munduar ta fshehë.
Ka arritur ta bëjë këtë se ka marrë peng pushtetin e korruptuar të Ramës sot dhe atë të Berishës dje.
Ka arritur ta bëjë se ka futur në xhep kupolën e prokurorisë së përgjithshme.
Ka arritur ta bëjë se ka shpërndarë mercenarë mediatikë pothuajse në të gjitha arenat televizive.
Por ama, këtë shfaqe nuk mund ta luajë me publikun e gjërë.
Sepse tani të gjithë e kanë kuptuar LSI-a vetëm thumbon me fjalë në media, por mbështet me vota në errësirë. Se ajo bën sikur i vjen keq për parkun e liqenit, por në fakt ka hapur dritën jeshile për shkatërrimin e tij.
Prandaj, është e kotë që Ilir Meta bën herë pas here sikur e nxjerr këmbën nga rrethi, ndërkohë që Rama i është futur çdo shqiptari në shtart. (Lapsi.al)
Me keto pergjimet telefonike e ambientale te disa polikaneve...
Një shoqëri që nuk hedh dot poshtë drejtuesit që e urrejnë p...
Hapu dhé te futemi te majte e te djathte. Hapu dhé te futemi...
Para semaforëve të Italisë një marokin i shkathët aspak lypë...
Nga Bledi ManeSot u nderrua ora ndaj dhe lajmin per oren e k...
Në një takim të disa ditëve më parë, me temë “Partneriteti p...
Sulmet vrastare në Bruksel përforcuan edhe njëherë idenë se ...
Nga Spartak NgjelaKështu i cilësoi pushtetarët e Shqipërisë ...
Disa ditë para se të nisej Lulzim Basha në Shtetet e Bashkua...
Autogoli i Ramës para Referendumit…. Gjatë fushatës së ngjes...
Me rastin e sulmeve terroriste islamike në Bruksel, Kryetari...
Nga Klodian TomorriBanka e Shqiperise e pranoi me ne fund se...
Hallall të qoftë o ISIS. Të gjithë ta kanë frikë. Edhe unë q...
Çdo vend ka prioritet të tij sigurinë kombëtare, por Shqipër...
Aktualisht në Shqipëri po zhvillohen dy debate parelele poli...
NGA PREÇ ZOGAJKryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ...
Shakaja e fundjavës padyshim ka qenë dërgimi i sms-ve miqve ...
Fatos Nano mungoi në kongresin e Partisë Socialiste. Njëzet ...
Kongresi i socialistëve i konceptuar si një spektakël i vjet...
Nga Çerçiz Loloçi Komb i mjerë, komb skllevërish, nga i pari...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...