Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Kongresi i socialistëve i konceptuar si një spektakël i vjetër, me prezantues që evokonin vitet ?90 dhe me të ftuar të huaj të dorës së tretë, që dilnin në skenë për të mashtruar delegatët dhe spektatorët, nuk e fshehu dot debatin real që po zhvillohet prej javësh, atë mes Ramës dhe Blushit. Pra atë thelbësor, mes një partie dhe qeverisjeje që po degradon me shpejtësi dhe përpjekjes së kotë për ta korigjuar shënjestrën e saj.
Në këtë kuptim, kjo shfaqe butaforike, të sjell në mend, një nga ngjarjet më të rënda të historisë së socialistëve, kongresin e dhetorit 2003, kur Edi Rama qe në një pozitë të kundërt.
Për kë nuk e mban mend, atëherë, kryetari aktual qe sfidanti i Fatos Nanos të cilin e falenderoi sot.
Qe ai kongres kur sallat fëshkëllenin dhe nuk pranonin rivalin e kryetarit.
Qe ai kongres që solli ndarjen e PS-së dhe përjashtimin e një tufe drejtuesish të saj që krijuan më pas LSI-në.
Qe ai kongres, kur me petkun e një profeti Rama paralajmëroi humbjen e pashmangshme të zgjedhjeve, nëse socialistët vazhdonin në rrugën e mosdëgjimit të kritikave, në rrugën e luftës së kundërshtarëve brenda llojit, në rrugën e mosreflektimit.
Po si iu përgjigj atëhere Nano këtij sfidanti që gjithësesi e la të garonte?
Si një ndjekës i vëmendëshëm i asaj gare, që i dha fund një PS-je të hapur, kolegjale dhe me rregulla loje, mbaj mend zvetnimin e kryetarit historik, vetëm brenda pak orëve të atij kongresi.
Mbaj mend atë episodin, kur regjia qëndrore, fiksonte Xhoanën e prekur që lotonte në lozhë për bashkëshortin e saj të viktimizuar. Atë fjalimin viktimizues ku Nano paraqitej si një zogu vetmitar që mbrapa i vinte historia, megjithëse kritikët nuk i vinin as deri tek thembra.
Në atë tubim fatkeq, Fatos Nano tregoi se ish mbyllur në kullën e delirit të pushtetit. Se nuk kishte më as mundësi dhe as nerva të dëgjonte kritikat. Se e kish të pamundur që të reflektonte.
Natyrisht, ai triumfoi në atë kongres, por vetëm një vit e gjysëm më pas, ai e çoi PS-në në disfatë dhe riktheu Berishën në pushtet. Ai provoi profecinë e Ramës, që rezultoi se kish pasur të drejtë, megjithëse grumbulloi vetëm një grusht votash.
Duke parë shfaqen e sotme i?u riktheva shkrimeve të mia të vjetra për këtë ngjarje. U ndala tek njëri prej tyre. Komenti për atë tubim socialistësh më ngjasoi si dy pika uji me atë që mendova dhe sot.
Sepse aty, megjithëse i kishte dërrmuar kundërshtarët e tij në atë sallë, Fatos Nano më ish dukur i vjetër, demode, i shkëputur nga realiteti dhe nga problemet reale të vendit që qeveriste. Kishte mjaftuar pasqyra që Rama i vuri përballë, për ta thinjur politikisht, për ta rrudhur moralisht, për ta plakur në raport me të ardhmen.
Paradoksalisht, në të njëjtën pozitë mu duk sot sfidanti i Nanos një dekadë më parë.
Fjalimi i Edi Ramës mu duk si ai i zogut vetmitar (që nuk i prek as thembrat makineria e baltës) që qëndron aq lart (sa mund i krahasojë me zagarë protestuesit kundër tij), që historia do ti vijë nga pas (sepse ai po punon për Shqipërinë e 2025-ës).
Përballë pasqyrës që i vuri përpara Blushi, Rama u duk menjëherë, i plakur dhe demode dhe jashtë realitetit.
Një lider që kur i thua se s?ka krijuar vendet e punës që premtoi, ta kthen se shqiptarët janë dembelë; që kur i thua se të qeverisurit prej tij po braktisin vendin, të përgjigjet se ata poi ikin nga Greqia; që kur i thua se po bëhet autoritar, të fut në anën e atyre që e duan të mbytur anijen socialiste; që kur i thua se duhet të zbatojë rregullat, të tregon se je pakicë mes socialistëve.
Eshtë pikërisht kjo përpjekje sizifiane për ti rrëshkitur fakteve, për mos pranuar kritikat e Blushit se borxhi publik është rritur, se vendi është dhënë me koncesion, se taksat janë të padrejta, se regullat nuk po zbatohen, se partia po monopolizohet, se rilindja po dështon, që e ka zvetnuar Edi Ramën.
Natyrisht në krahasim me Nanon e 2003-shit ai ka ende disa avantazhe. Ai, gjithësesi nuk ka as tre vjet në pushtet. Ai ka përballë një opozitë që nuk ka kërkuar falje dhe nuk ka bërë ?mea colpa-n? e saj.
Të gjitha këto, nuk e vënë ndoshta në rrezik për zgjedhjet e ardhshme.
Por mënyra se si ai u soll me rastin Blushi, mënyra se si i?u shmang sfidës, mënyra si vendosi ta përballë realitetin dhe kritikat që i?u thanë në sy e ka zvetnuar atë.
Ashtu si 2003-shi për Nanon, ky do mbahet mend, si kongresi i fillimit të fundit të tij.(lapsi.al)
Nga Çerçiz Loloçi Komb i mjerë, komb skllevërish, nga i pari...
Nuk na jepet Zgjedhja, por na ofrohet një Referendum!Pavarës...
Përpjekja e qeverisë ka disa probleme të natyrës ligjore, te...
Atentati i tmerrshëm në zemër të Ankarasë, nga i cili mbetën...
Deputeti Pandeli Majko ka të drejtë kur flet për zgjedhje të...
Dita e Verës nuk është një ditë feste me aheng, disko dhe pu...
Nga Artan FugaFesta e Verës, me ballokume, piknike, etj., vj...
Garanci, pasaportë, çertifikatë, formularë, drejt e tek Amba...
Koha e tanishme është krijim i profanise politike të Edi Ram...
Erion Veliaj ja arriti që ta përdorë “popullaritetin” e çësh...
Politika është një lëndë përtej gjuhës së folur. Ajo ju tako...
Nga Blendi Fevziu Më shumë se sa debati politik; më shumë se...
Ngadalësimi i fortë rritjes së çmimeve në shkurt ka hapur nj...
Mund të jeni në çdo detyrë; mund të jeni punëtor, mund të je...
Kryetari I Bashkisë së Tiranës, ka marrë përsipër të paguaj ...
Sa herë e enjtja shkon duket sikur Shqipëria merr frymë thel...
Pro qytetit e qytetareve! Kunder abuzimit me ligjin dhe proc...
Ne historinë tonë shtetërore, Pakti Detar me Greqinë, i viti...
Kam parë nga dje deri më sot me dhjetra socialistë besnikë d...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...