Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Sulmet vrastare në Bruksel përforcuan edhe njëherë idenë se beteja e terrorizmit me botën perendimore, së cilës ne përpiqemi dhe pretendojmë ti përkasim, nuk do të jetë as shkurtër dhe as e kollajshme.
Prandaj edhe përballë Shqipërisë shtrohen disa pyetje themelore që kërkojnë përgjigje: a jemi ne një vend me rrezik të lartë në këtë betejë?
A duhet të ndihemi të frikësuar?
A i kemi sinjalet e para se gjendja po precipiton për keq dhe në këto anë?
Dhe natyrisht, çfarë duhet të bëjmë?
Çfarë duhet të bëjme përpos ruajtjes së kufijve, kontrollit të elementëve radikalë islamikë, moslejimit të shumfishimit të tyre dhe kthimit të Shqipërisë në një tokë pjellore, ku mbin me lehtësi fara e xhihadit?
Duke parë të enjten në mbrëmje emisionin “Të paekspozuarit” të Ylli Rakipit, të krijohej ideja se rrezikun e kemi shumë pranë. Faktet e renditura aty ishin rënqethëse. Jo vetëm për mbi 100 bashkëkombasit tanë që janë nisur të bëjnë ushtarin e ISIS-it, në Siri; jo vetëm për faktin se xhamitë radikale jashtë suazës së komuninetit musliman po shtohen; jo vetëm për faktin se edhe këtu po shpërndahen trakte, që bëjnë thirrje për tu “prerë kokat atyre që nuk besojnë në zot”.
Por edhe për diçka që tërheq një vëmendje jo të zakontë. Duke festuar sulmet makabre në Bruksel, zëdhënësit e ISIS-it iu drejtuan botës edhe me një mesazh në shqip, në mes pesë gjuhëve të ndryshme që ata përdorën.
Po çdo të thotë kjo? A mos është ky një sinjal se Shqipëria është disi “e privilegjuar” në synimet e tyre?
Po të dëgjoje, po prapë të enjten në mbrëmje, kryeministrin shqiptar në emisionin “Zululand” të Mustafa Nanos, formula e tij rekej ta zvogëlonte disi këtë rrezik, duke thënë: “Ne s’jemi më të mbrojtur se të tjerët, por nuk jemi as më vulnerabël se të tjerët”.
Në fakt, gjendja rrezikon të jetë disi më shqetësuese se kaq.
Nuk është rastësi që jemi populli që i kemi dhënë më shumë vullnetarë për frymë luftëtarëve të shtetit të Daesh-it. Nuk duhet marrë as me të lehtë, se ata kanë filluar ti drejtohen botës në gjuhën tonë.
Por ka dhe më tepër.
Shqipëria ka qenë gjithnjë, pavarësisht forcës politike që e ka drejtuar, një partizane e flaktë e kryqëzatave të botës perendimore në Afganistan dhe Irak, që pranohen sot botërisht si katalizatoret kryesore të terorrizmit islamik. Shteti shqiptar ka bërë vasalin e bindur ndaj shërbimeve inteligjente perendimore, për të ekstraduar në mënyra okulte luftëtërët e xhihadit.
Pikërisht kjo “aleancë e verbër me djallin amerikan” dhe fakti që jemi një vend me shumicën e popullsisë potencialisht muslimane, mund ta bëjë Shqipërinë një target të privilegjuar të ekstremizmit islamik. Nga njëra anë përkulja servile përpara vëllait të madh dhe nga tjetër feja që na ka lënë trashëgim perandoria otomane, na bëjnë një vend me rrezik të shtuar.
Po pyetja tani është: si duhet të sillemi ndaj këtij rreziku të mundshëm. Ç’duhet të bëjmë për tu përballur me këtë betejë tashmë të shpallur?
Spepse këtu nuk mjafton sllogani i të qenit të rrezikuar po aq sa edhe të tjerët. Shqipëria është më shumë dhe kjo jo vetëm për arsyet që përmenda më sipër. Ajo ka dhe motive shtesë për të prodhuar luftëtarë të xhihadit, si ata në Molembek të Brukselit, si ata të bidonvilëve të Parisit, apo të singjashmit e tyre, që jetojnë në vendet arabe.
Ta gjithë ata së bashku, të lindur e të edukuar në Europë ose jashtë saj, kanë një të përbashkët. Ata janë të gjithë përfaqësues të shtresave që ndihen të margjinalizuara, të rinj që kanë humbur besimin tek mundësitë e barabarta dhe tek ideali i një jete më të mirë. Ata nuk janë thjeshtë përfaqësuesit e një vizioni të reduktuar që e paraqet botën si një përplasje mes barbarisë së tyre dhe vlerave të perëndimit. Në një farë mënyre nuk është islami, që i çon ata drejt dhunës, por është dhuna e shoqërisë ndaj tyre, që i drejton ata tek islami radikal.
Thënë këtë, vijmë tek një pyetje tjetër: çfarë kanë të përbashkët këta bij emigrantësh të zbarkuar në një perëndim, i cili i ka reduktuar çdo mundësi për të jetuar me dinjitet, me radikalët shqiptarë që marin armët dhe shkojnë të luftojnë për DAESh-in?
Një analizë e shpejtë na tregon se ndryshimet mes tyre janë ta pakta. Se ata marrin armët dhe pranojnë të bëhen kamikazë, apo luftëtarë kauzash të panjohura, vetëm e vetëm se bota ku jetojnë nuk ofton një hapsirë bujare për ta. Nuk ofron mundësi dhe ëndrra të barabarta.
Ndaj në konfuzion dhe dëshpërim ata zgjedhin një rrugë qore.
Po ti ktjehemi Shqipërisë, nuk është rastësi se ne filluam të eksportojmë “luftëtarë të xhihadit” drejt Sirisë, në të njëjtën kohë që filluam të eksportojmë me dhjetra mijëra kërkues azili drejt perëndimit. Ashtu siikurse luftëtarët shqiptarë të allahut i bashkon me të singjashmit e tyre kudo në botë, mungesa e shpresës, po ashtu i bashkon dhe shqiptarët që bëhen terrorisë, me ata që braktisin vendin, po i njëjti motiv: dëshpërimi se ky vend nuk bëhet.
Dhe kjo është arsyeja bazë që përpos të qenit një vend me shumicë muslimane, përpos rreshtimit tonë në betejat e padrejta në Afganistan dhe Irak, ne të jemi një vend i rrezikuar nga shtimi i radikalizmit islamik.
Një vend ku shteti punon vetëm për një grup oligarkësh, kur në shkolla nuk arsimohesh e në spitale nuk kurohesh, ku në gjykata nuk gjen drejtësi dhe në zyrat e punës nuk gjen mundësi për të jetuar denjësisht, ku qeveritë që ndërrohen premtojnë më shumë mirëqënie dhe luftë ndaj korrupsionit dhe pastaj sillen njëlloj si paraardhëset, ku kushdo që vjen në pushtet premton luftën ndaj atyre që lahen në vaska floriri, apo reduktimin e pabarazive (5% e shqiptarëve zotërojnë gjysmën e pasurisë së vendit) dhe më pas bëhen vegla të tyre, një vend i tillë pra, krijon të gjitha premisat për lëvizje dhe akte radikale.
Dhe këtë nevojë për shpërthim, nuk është aspak çudi ta shfrytëzojnë edhe islamikët fanatikë. Shqipëria është disa fish e kërcënuar nga zgjidhja qorre dhe barbare që ata ofrojnë, si alternativë ndaj mungesës së shpresës.
Por, pikërisht për këtë fakt, rreziku i tyre nuk luftohet me masa sipërfaqësore. Ai nuk luftohet as me kontroll të kufijve, as me bashkëpunim me shërbimet partnere, as me mbikqyrje të xhamive rebele, apo proceseve si ai ndaj imamëve të akuzuar për terorrizëm. Sado masa serioze të duken, ato janë thjeshtë arrnime. Ato nuk zgjidhin thelbin e problemit, që po i prodhon vendit tokën pjellore ku vaditen terroristët e ardhshëm.
Pra, ato nuk garantojnë as një shtet më të drejtë, as më pak varfëri, as më shumë punësim, as më shumë mirëqënie dhe dinjitet.
Paradoksalisht, klasa politike dhe qeveritë e njëpasnjëshme që i propogandojnë ato, në fakt, pa vetëdije, janë aletatët kryesorë të prodhimit të elementëve radikalë, që lindin si kundrapeshë e gjendjes aktuale të gjërave.
Në këtë kuptim, kasta e sotme jo vetëm politike, e ka të pamundur të jetë një zgjidhje shqiptare, për betejën e pritshme me valën botërore të terrorizmit islamik. Zgjidhja nuk mund të jenë gjysëm masat e saj.
Ajo duhet kërkuar te forca të reja, që së pari do të qenë të afta të përmbysnin rendin aktual të gjërave, duke zvogëluar kështu shkaqet që e shndërrojnë Shqipërinë, në një tokë pjellore xhihadistësh. (Lapsi.al)
Nga Spartak NgjelaKështu i cilësoi pushtetarët e Shqipërisë ...
Disa ditë para se të nisej Lulzim Basha në Shtetet e Bashkua...
Autogoli i Ramës para Referendumit…. Gjatë fushatës së ngjes...
Me rastin e sulmeve terroriste islamike në Bruksel, Kryetari...
Nga Klodian TomorriBanka e Shqiperise e pranoi me ne fund se...
Hallall të qoftë o ISIS. Të gjithë ta kanë frikë. Edhe unë q...
Çdo vend ka prioritet të tij sigurinë kombëtare, por Shqipër...
Aktualisht në Shqipëri po zhvillohen dy debate parelele poli...
NGA PREÇ ZOGAJKryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ...
Shakaja e fundjavës padyshim ka qenë dërgimi i sms-ve miqve ...
Fatos Nano mungoi në kongresin e Partisë Socialiste. Njëzet ...
Kongresi i socialistëve i konceptuar si një spektakël i vjet...
Nga Çerçiz Loloçi Komb i mjerë, komb skllevërish, nga i pari...
Nuk na jepet Zgjedhja, por na ofrohet një Referendum!Pavarës...
Përpjekja e qeverisë ka disa probleme të natyrës ligjore, te...
Atentati i tmerrshëm në zemër të Ankarasë, nga i cili mbetën...
Deputeti Pandeli Majko ka të drejtë kur flet për zgjedhje të...
Dita e Verës nuk është një ditë feste me aheng, disko dhe pu...
Nga Artan FugaFesta e Verës, me ballokume, piknike, etj., vj...
Garanci, pasaportë, çertifikatë, formularë, drejt e tek Amba...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...