“Jam i kërcënuar me jetë, si unë dhe familja ime”/ Flet ish i dënuari, akuza oficerit të policisë gjyqësore
Besmir Gjezari sot ka përfituar lirinë falë projektligjit ...
Besmir Gjezari sot ka përfituar lirinë falë projektligjit ...
Çdo vend ka prioritet të tij sigurinë kombëtare, por Shqipëria duket se ka heq dorë nga një vlerësim real i këtyre rreziqeve dhe nga një detyrim për të pasur qëndrim të përbashkët për çështje të tilla.
Këshilli i Sigurimit Kombëtar që drejtohet nga presidenti Nishani, është mbledhur për herë të fundit për sigurinë e Tom Doshit, meqë ishte çështje politike, dhe i duhej Berishës, por nuk ka ende asnjë qëndrim apo vlerësim për fatin që kemi tek dera, ku mijëra emigrantë sirianë, presin të marshojnë përmes Shqipërisë në drejtim të Bashkimit Evropain.
Po ashtu, dhe çështja e muxhahedinëve iranianë, që janë marrë në Shqipëri prej vitit 2012, duket se është bërë thjesht si një detyrim dhe respekt ndaj politikës amerikane, por pa ndonjë vlerësim serioz të asaj çfarë mund të sjellin këtu.
Kështu, ndërsa kriza e refugjatëve po troket në kufjtë tanë, politika shqiptare ka qëndrime nga më të ndryshmet për këtë çështje.
Kryeministri Edi Rama ka një qëndrim të matur, deri dhe skeptik për fuqinë që ka Shqipëria për të përballuar një valë refugjatësh, qëndrim që ju vlerësua si ksenofobi dhe mungesë solidariteti. Në kundërpërgjigje të tij, Berisha bëri thirrje për të pritur refugjatët dhe për t?u hapur dyert atyre. Basha nga ana tjetër në Bruksel ishte mes qëndrimit të Berishës dhe Ramës, duke thënë se duhet t?i pranojmë, por duhet të kemi kujdes. Bujar Nishani me sa duket nuk ka pirë kafe këtë javë me Berishën dhe nuk ka qëndrim.
Atëhere cili është qëndrimi i shtetit shqiptar për këtë çështje dhe përse nuk ka një vendm të përbashkët që të respektojë prioritetet e sigurisë kombëtare?
Personalisht nuk jam për ndonjë recetë për mbyllje kufijsh, por Shqipëria duhet t?i gjykojë me qetësi dhe jashtë politikës gjithë opsionet që nuk rrezikojnë sigurinë e saj kombëtare. Nuk jam as kundër idesë që nëse Evropa paguan, ne të ngrejmë kampe me ndihmën e tyre dhe t?i bllokojmë këtu refugjatët, për t?i rikthyer në vendet e tyre. Por këto opsione duhet të dalin nga vendime politike të përbashkëta dhe të kthehen në detyrime për sigurinë kombëtare.
Solidariteti fallco publik dhe lehtësia me të cilën po injorohet kriza e refugjatëve në kufijtë tanë, e bëjnë të padobishme atë çfarë ne themi e ndjejmë, pas çdo masakre të terroristëve islamikë në Evropë.
Mungesa e një qëndrimi shtetëror për sigurinë kombëtare në këto raste, bën që çdo vendim të politizohet dhe të pranohet apo kundërshtohet në varësi të preferencës politike dhe jo llogjikës së sigurisë kombëtare, duke e kthyer sigurinë kombëtare në vend fushatë elektorale.
Aq shumë jemi të politizuar në këtë çështje, sa dhe një deputet socialist që u gjend në rrugën e kthimit për në Shqipëri, në aeroportin e Brukselit, dhe pak minuta më vonë pasi u anulua fluturimi në stacionin e Malbeekut, u anatemua pse shpëtoi nga të njëjtit njerëz që bëjnë sikur qajnë për viktimat e terrorizmit. Me këtë llogjikë i bie që shumë shqiptarë janë mërzitur pse nuk janë vrarë më shumë njerëz. Dhe është e qartë përse ndodh kjo, pasi shoqëria shqiptare është e ndarë dhe gjykon politikisht për çdo çështje. Edhe kur bëhet fjalë për jetën dhe vdekjen e një njeriu, dhe kur bëhet fjalë për mbijetesën ose ekzistencën e shtetit, nga kriza të tilla. Edhe kur bëhet fjalë për të gjykuar dhe dënuar terrorizmin islamik, kemi shkelje syri politikisht për militantë islamikë që gjykohen në Tiranë, vetëm se ata mallkojnë qeverinë.
Për këtë arsye, çdo shtet në botë, përveç programeve politike dhe ndasive partiake, ka disa prioritete të sigurimit kombëtar, mbi të cilat nuk del askush. Por ne ende kemi katër qëndrime vetëm për krizën e refugjatëve, të cilët kanë vetëm një qëndrim: të hyjnë dhe të marshojnë përmes Shqipërisë, duke dëshmuar pasigurinë tonë kombëtare
Aktualisht në Shqipëri po zhvillohen dy debate parelele poli...
NGA PREÇ ZOGAJKryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ...
Shakaja e fundjavës padyshim ka qenë dërgimi i sms-ve miqve ...
Fatos Nano mungoi në kongresin e Partisë Socialiste. Njëzet ...
Kongresi i socialistëve i konceptuar si një spektakël i vjet...
Nga Çerçiz Loloçi Komb i mjerë, komb skllevërish, nga i pari...
Nuk na jepet Zgjedhja, por na ofrohet një Referendum!Pavarës...
Përpjekja e qeverisë ka disa probleme të natyrës ligjore, te...
Atentati i tmerrshëm në zemër të Ankarasë, nga i cili mbetën...
Deputeti Pandeli Majko ka të drejtë kur flet për zgjedhje të...
Dita e Verës nuk është një ditë feste me aheng, disko dhe pu...
Nga Artan FugaFesta e Verës, me ballokume, piknike, etj., vj...
Garanci, pasaportë, çertifikatë, formularë, drejt e tek Amba...
Koha e tanishme është krijim i profanise politike të Edi Ram...
Erion Veliaj ja arriti që ta përdorë “popullaritetin” e çësh...
Politika është një lëndë përtej gjuhës së folur. Ajo ju tako...
Nga Blendi Fevziu Më shumë se sa debati politik; më shumë se...
Ngadalësimi i fortë rritjes së çmimeve në shkurt ka hapur nj...
Mund të jeni në çdo detyrë; mund të jeni punëtor, mund të je...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...