“Jam i kërcënuar me jetë, si unë dhe familja ime”/ Flet ish i dënuari, akuza oficerit të policisë gjyqësore
Besmir Gjezari sot ka përfituar lirinë falë projektligjit ...
Besmir Gjezari sot ka përfituar lirinë falë projektligjit ...
Aktualisht në Shqipëri po zhvillohen dy debate parelele politike. I pari, ai që konsiderohet si i një rëndësie madhore, pra ai për miratimin e reformës në drejtësi. I dyti, ai që polli kongresi i fundit i PS, që ka të bëjë me garën brenda kësaj partie, me të drejtën për tu zgjedhur dhe për të zgjedhur.
Të dy këto debate në pamje të parë duken krejt të kithët me njëri – tjetrin, aq sa çdo kush mund të habitej se si mund të ngërtheheshin brenda kornizave të të njëjtit shkrim.
Por, në fakt është e kundërta. Ato përkojnë dhe në shumë më tepër elementë, sesa ai i kohës së përbashkët kur po zhvillohen.
Për fat të keq, ajo që i parapriu dhe që u vulos me kongresin e socialistëve është një çelës ogurzi për të dekriptuar atë që mund të ndodhë me reformën.
Pse ky krahasim në dukje i çuditshëm?
Po të shohësh akuzat që kanë artikuluar, që nga politikanët kundërshtarë të kësaj reforme, zërat publikë skeptikë, apo edhe aleatët e Ramës të trembur prej saj, ato konvergojnë në një pikë: tek dyshimi se mos kryeministri po mundohet ta qepë atë si një kostum për të rritur dhe forcuar pushtetin e tij, shantazhin ndaj konkurentëve dhe kapjen e sistemit.
Në këtë debat që vazhdon prej kohësh, Rama ka marrë një pozicion atipik. Ai e ka vendosur veten në kahun e së drejtës dhe anatemon dhe kërcënon të gjithë ata që ngrejnë dyshime të shpikura dhe të ligjshme.
Por në fakt nuk është kështu. Dhe prova më e mirë për këtë, lupa për të parë të vërtetën, kyçi për të hapur derën e saj, është ajo që ndodhi në kongresin e PS.
Aty, jo vetëm nuk u lejua gara për rivalët; jo vetëm u përdorën të gjitha mjetet për ti margjinalizuar ata, por u shkua edhe më tej. Aty u gatua një statut vetëm e vetëm që ti përgjigjej nevojave të ditës së kryetarit.
Pikërisht në këtë statut u parapa që edhe nëse Rama humbet zgjedhjet, ai nuk largohet nga drejtimi i Partisë (lexo lajme Lapsi.al). Ky statut u fut në fuqi, pa denjuar të votohej (ashtu sikurse e do tradita nen për nen). Në të dhe në rregullat që rrjedhin prej tij (ashtu sikurse zbuloi Blushi dje në Top Story) megjithëse parashihet që referendumi nuk zhvillohet dot dy muaj pas përfundimit të kongresit, ai do të mbahet në 9 mars. Megjithëse ai e zgjidh ?de facto? punën e mandatit të Ramës (pa pasur nevojën e pyetjes së anëtarësisë) socialistët do të shkojnë të votojnë në 9 mars, vetëm për një kapriço personale .
Dhe vetëm pasi është parë ky serial shkeljesh, maipulimesh, shkruajtje ligjesh ?ad hominem?, kushdo mund të pyesë:
Kur Rama sillet kështu brenda familjes politike, pse nuk do të ndiqka të njëjtat metoda edhe ndaj kundërshtarëve?
Kur ai i bën ligjet vetëm për të kaluar momentin në Parti, pse nuk do të ndiqka të njëjtat metoda edhe me ato të vendit?
Kur ai i anashkalon rregullat e përbashkëta për socialistët, pse mund të mos ta bëjë nesër edhe për demokratët apo lsi-stët?
Këta të fundit kanë dhënë mëse një shenjë se i tremben praktikave të tilla. Herë të sinqertë në shqetësimin e tyre dhe herë duke e hiperbolizuar atë ngaqë nuk duan reformën, ata kanë lëshuar pikërisht këtë alarm: se mos Rama e qep ligjin e drejtësisë, njësoj si kostumin e statutit të partisë.
Dhe në fakt duke u sjellë ashtu sikurse bëri në kongres, kryeministri vetëm u ka dhënë të drejtë. Sepse në këtë rast statuti i nëpërkëmbur partisë mund të shihet si preludi i asaj që mund të ndodhë me reformën e drejtësisë.(Lapsi.al)
NGA PREÇ ZOGAJKryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ...
Shakaja e fundjavës padyshim ka qenë dërgimi i sms-ve miqve ...
Fatos Nano mungoi në kongresin e Partisë Socialiste. Njëzet ...
Kongresi i socialistëve i konceptuar si një spektakël i vjet...
Nga Çerçiz Loloçi Komb i mjerë, komb skllevërish, nga i pari...
Nuk na jepet Zgjedhja, por na ofrohet një Referendum!Pavarës...
Përpjekja e qeverisë ka disa probleme të natyrës ligjore, te...
Atentati i tmerrshëm në zemër të Ankarasë, nga i cili mbetën...
Deputeti Pandeli Majko ka të drejtë kur flet për zgjedhje të...
Dita e Verës nuk është një ditë feste me aheng, disko dhe pu...
Nga Artan FugaFesta e Verës, me ballokume, piknike, etj., vj...
Garanci, pasaportë, çertifikatë, formularë, drejt e tek Amba...
Koha e tanishme është krijim i profanise politike të Edi Ram...
Erion Veliaj ja arriti që ta përdorë “popullaritetin” e çësh...
Politika është një lëndë përtej gjuhës së folur. Ajo ju tako...
Nga Blendi Fevziu Më shumë se sa debati politik; më shumë se...
Ngadalësimi i fortë rritjes së çmimeve në shkurt ka hapur nj...
Mund të jeni në çdo detyrë; mund të jeni punëtor, mund të je...
Kryetari I Bashkisë së Tiranës, ka marrë përsipër të paguaj ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...