Nga Spartak Ngjela/ Koha, tani e me tej, është e shqiptarëve...
Vuçiç duket sikur po fiton ne Serbi. Si është kjo për ne?Po ...
Kur na e thonë të huajt për ne sikur na e thotë Perëndia! Se këtë punën e sondazhit të Institutit Demokratik Amerikan për mendimin e shqiptarëve ndaj pushtetit dhe opozitës ka nja një vit që unë, Altin Goxhaj e ca të tjerë e themi botërisht dhe shumë e shumë të tjerë e thonë tavolinave, zyrave e shtëpive me zë më të ulët.
59% e shqiptarëve janë të pakënaqur me punën e qeverisë, 69.3% të pakënaqur me punën e opozitës. Le të analizojmë përmes shifrave:
Nëse janë afërsisht vetëm 4 në 10 shqiptarë të kënaqur me qeverinë, do të thotë se kjo qeveri ka rënë. S?janë bërë 3 vjet kur erdhi me tërsëllimën e ?1 milion shuplakave? Rama në pushtet, por që në muajt e parë s?munguan gafat, të cilat u përshkallëzuan dhunshëm. U mbyllën me urdhër shumica e universiteteve private e u lanë rrugëve studentët, nisi aksioni i energjisë prej të cilit u mbushën burgjet e jo pak shqiptarë vranë edhe veten. U riformatuan mediat duke fshirë nga ekrani çdo emision a rubrikë kritike apo ku shfaqen hallet e njerëzve. Shpërthyen skandale të niveleve të larta ku deputetë u akuzuan për porosi vrasjesh, për përfshirje në trafiqe e krime të rënda. Atë që nisi me tritol në pallate me dhe pa leje, rilindja e vazhdoi duke shembur shtëpi pa pyetur fare për dokumente. Ekonomia në vend të ngrihej, siç u premtua, vijonte rënien. Kështu mbërriti rilindja në zgjedhjet vendore..
..dhe zgjedhjet vendore i fitoi rilindja! Pikërisht në atë periudhë ne artikuluam këtë koncept që nxjerr sot sondazhi i amerikanëve: Qeveria ka dështuar, por votuesi nuk ka besim tek opozita. U shprehëm për një analizë brenda opozitës për të kuptuar se ç?ndodh. U premtua analiza. Por nuk u bë kurrë.
Në shtatorin e kaluar Rama premtoi një operacion më të ashpër se ai i ?dritave?. Nisën arrestime shitësisht e blerësish për kuponin e pa marrë në dyqan. Tashmë operacioni i rradhës është : ?formalizimi?. Objektivi? Bizneset! E gjitha kjo ndodh në kushtet kur edhe institucionet ndërkombëtare flasin për varfëri e varfërim, për rënie të ekonomisë. Këtë tregon edhe sondazhi amerikan. Kur rreth 60 % e shqiptarëve janë të pakënaqur me qeverinë, do të thotë se ajo tashmë ka rënë. Po pse vazhdon të qeverisë?
Sepse rreth 70% e shqiptarëve ? thonë amerikanët ? janë të pakënaqur me punën e opozitës! Kjo shifër, që është më e lartë se pakënaqësia ndaj pushtetit, në rradhë të parë na tregon se rënia e rilindjes paska ardhur për shkaqe krejtësisht të brendëshme të saj. Do të thotë se Edi Rama në dy vjet e gjysmë ia ka dalë që 1 milion shuplakat t?i kthejë kundër vetes, me forcat e veta. Pakënaqësia ndaj opozitës ? të paktën unë kështu e lexoj ? është se në këtë kalbësim të pushtetit nuk po bën asgjë për të shpëtuar vendin. Qeverisja është një i vdekur të cilin nuk po merr njeri lopatën ta kallë. Nuk do të qe dashur shumë mund, në gjykimin tim, për ta rrëzuar qeverisjen arbitrare dhe të dështuar të Edi Ramës. Ama shtyrja dhe zgjatja e lëngatës ? sipas sondazhit ? e ka kaluar pakënaqësinë tek krahu tjetër.
Shifrat 59% të pakënaqur me rilindjen dhe 69% me PD-në unë personalisht i përkthej kështu: ?Mirë ata që e qelbën dhe e mbyllën ciklin e tyre, po ju, pse po vazhdoni të na i lini mbi krye??
Me këto shifra, një vit para zgjedhjeve, skenari më linear është: Pjesmarrje shumë e ulët në votim dhe , duke mos patur tjetër ofertë, rizgjedhim me pahir këta që janë.
Ka edhe një skenar shumë më të zi sesa ky. Nëse këto shifra përkojnë edhe me nivelin e besimit të shqiptarëve ndaj klasës politike në vend, i bie që një shumicë dërrmuese e shqiptarëve të kenë humbur (apo shumë shpejt ta humbasin ) besimin ndaj gjithë klasës politike. Do të thotë që kjo shumicë shqiptarësh, e ndjerë e papërfaqësuar, të refuzojë të gjithë klasën politike, në total që në terma të tjerë përkthehet në destabilizim të vendit dhe kaos. Shto këtu edhe problemet ekonomike, plagët sociale të thelluara, urrejtjen e grumbulluar ndër vite nga arbitrariteti i pushtetit , padrejtësitë shoqërore dhe sidomos mjerimi që po përhapet si epidemi dhe vendosi ç?emër të duash pastaj asaj që mund të ndodhë.
Vuçiç duket sikur po fiton ne Serbi. Si është kjo për ne?Po ...
Politika nuk është krim. Ndërsa krimi është politikë. Madje ...
Ashtu e kam ditur edhe unë Dan; Që nuk flitet keq për të vde...
Sigurîsht zgjidhet. Brenda 3 vjetesh.Por duhen mbyllur dhjet...
Të armatosen! ËSHTË FJALA PËR SHQIPTARËT.Isha në pazarin e K...
Cfare shakaje e hidhur qe te ben t’ja plasesh gazit!Tempull?...
Sa më shumë ditë kalojnë, aq më shumë bindemi se nuk kemi pa...
Natyrisht, ngjarjet në media shihen për nga rëndësia dhe së ...
Universitetet publike janë në fushatë zgjedhjesh, kthyer në ...
Më këmbë pranë banakut po trazoj sheqerin e kafes me bishtin...
Vizita e Kryeministrit shqiptar në Uashington: Ishte një mer...
Ka fjalë të folura, që mund të jenë të bukura dhe shumë të b...
Kur Edi Rama e tha këtë punën e Donald Trup në studion e Mus...
Nga Aurel Plasari“Cinizmi “i ligjshëm” i Prof. Plasarit!” kë...
Nga Gjergj MetaLexova shkrimin e profesor Aurel Plasarit me ...
I pari, ai origjinali e ka pasurine 4 miliarde dollare. E ka...
I keni parë besoj Kryetarët e Bashkive këtë jave në media.Ja...
Hashim Thaçi befasoi në fjalimin e tij duke iu adresuar edhe...
Ti që shkruan në gazetë e në revistë, që flet në televizion,...
Nga Prof. Dr. Akademik Artan FugaPo botoj këto teza që anali...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...