Dekriminalizimi i medias/ Nga Enver Bytyçi
Shqiperia po kalon nje proces unik ne histori. Sapo ka fillu...
Lulzim Basha ka përsëritur të enjten në emisionin ?Opinion? një qëndrim ekstremisht të fortë të partisë së tij, në lidhje me ngritjen e stadiumit të ri ?Arena Kombëtare?. Ai e ka shpallur atë një vepër jo për sportin, por për klientët dhe ka paralajmëruar kompaninë ndërtuese të mos investojë aty dhe bankat të mos kreditojnë, sepse nëse PD rikthehet në pushtet, ky projekt do të zhbëhet (shiko poshtë lajme Lapsi.al).
Në një vend normal, nëse partia kryesore e opozitës do të shfaqte publikisht një qëndrim të tillë, automatikisht investimi do të stopohej, bankat do të tërhiqeshin dhe investitori do të stepej.
Megjithëse ky kërcënim i përsëritur ka kohë që është hedhur në treg, askush nuk ka shfaqur shenja frike. Ashtu sikurse askush nuk është zbrapsur për të gjithë tenderat, koncesionet dhe lejet, që në këto tre vite opozita ka deklaruar se do t’i anullojë.
Pa dyshim që këtu kemi të bëjmë me një anomali shqiptare.
Por pyetja që ngrihet është pse ndodh kjo? Pse biznesi që duhet të ishte më i ndjeshëm se gjithkush tjetër, nuk tutet nga këto fjalë dhe as nuk i merr për bazë kërcënimet që dalin nga selia blu.
Për këtë ka disa shpjegime.
I pari dhe më i thjeshti është se sot, fiks një vit përpara zgjedhjeve, askush ende nuk ka besimin më të vogël se PD-ja mund të rikthehet në pushtet. Me gjithë krimet, delirin, vjedhjen galopante dhe arrogancën e papërballushme të qeverisë Rama, një pjesë e madhe e shqiptarëve duket se vazhdojnë të mendojnë se nuk mund të amnistojnë një forcë politike që nuk ka ditur të distancohet nga e shkuara e saj e errët.
Dhe më mirë se gjithkush, më shumë se deklaratat, humoret e palëve, sondazhet, nuhatjen për ta kapur i pari këtë sensibilitet të publikut e ka biznesi. Prandaj atij këto kërcënime i duken si britmat e një tigri prej letre.
Por ka dhe një arsye, më madhore, më të thellë dhe më sistemike, se pse askush nuk trembet nga kërcënimet si ky për stadiumin.
Ato kanë lidhje me historinë tonë të afërt.
Të tilla qëndrime mbajti Sali Berisha në kuadër të fushatës me duar të pastra që e solli në pushtet në vitin 2005. Madje ai premtoi se do të rihapte edhe burgun famëkeq të Burrelit për ata që kishin shpërdoruar paranë publike. Ai më pas u shndërrua në barcaletë, kur njeriun që e kish shpallur si simbol të korrupsionit të pushtetit të vjetër, Rezart Taçin, e ktheu në privatizuesin e aseteve më të mëdha publike, Armo dhe Albpetrol.
Të njëjtën histori përsëriti edhe Edi Rama në opozitë. Të gjithë e mbajnë mend kur dilte para fasadës së xhamtë të PS-së për të denoncuar ata që ?vjedhin vota për të vjedhur Shqipërinë dhe vjedhin Shqipërinë për të vjedhur vota”. Të gjithë e mbajnë mend sesi përbetohej se do të anulonte dhuratat skandaloze, me lotarinë kombëtare, koncesionin e markimit të karburanteve dhe atë të skanimit të doganave.
Ai sot po qeveris me të parët dhe është bërë ortak me ata që shantazhonte dje.
Është pikërisht kjo histori e hidhur e abuzimit me opozitën, po aq sa ajo e abuzimit me pushtetin, që i ka bërë grabitësit shqiptarë të pasurive publike të mos tremben nga deklaratat bombastike të politikanëve kur janë në minorancë. Ata as nuk i merr njeri seriozisht, as nuk i dëgjon kush.
Kjo përqeshje e hajdutëve po ndëshkon tani PD-në. Dhe fatkeqësisht ajo do të vazhdojë, për sa kohë që në skenën shqiptare nuk do të dalë një forcë politike që nuk i ka gënjyer më parë shqiptarët. /Lapsi.al/
Shqiperia po kalon nje proces unik ne histori. Sapo ka fillu...
Çfarë do të ndodhë paskëtaj? Dje politika amerikane dhe euro...
Dy perversionet e komunikimit, thotë filozofi danez Knud Log...
Ajo që më bie në sy ngahera në vendin tim, në vendin tonë, ë...
Kur, pas pesëdhjetë vjetësh, mësuesi do të pyesë nxënësit në...
Një gazetar që takova sot në Shkodër ishte shumë i kënaqur s...
Berisha po thërret si i marrë për të rrëzuar Ramën me 5000 v...
Nga Bledi Mane-Public Enemy fb.com/bledi.mane instagram.com/...
Për mua nuk është thjesht problemi nëse do të ketë ose jo nj...
Ke qënë në nja tre-katër vende të botës ku je zvarritur si k...
Nga Dr. Enver BytyçiGjermanët thonë: “Ein Mal Kriminael, imm...
Nga Mentor KikiaUnë nuk e besoj atë që Sali Berisha thotë, s...
Pse u trembe Sali për armet: ti the “nuk do gjeni vrimë ku t...
Ditë pas dite, që pas ndalim-arrestit okult të Emiliano Shul...
Këto ditë në qytetin e Pukës u përurua statuja e Migjenit, e...
Kur na e thonë të huajt për ne sikur na e thotë Perëndia! Se...
Vuçiç duket sikur po fiton ne Serbi. Si është kjo për ne?Po ...
Politika nuk është krim. Ndërsa krimi është politikë. Madje ...
Ashtu e kam ditur edhe unë Dan; Që nuk flitet keq për të vde...
Sigurîsht zgjidhet. Brenda 3 vjetesh.Por duhen mbyllur dhjet...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...