O shoqëri e degjeneruar, ky është modeli i femrës shqiptare/ Nga Mentor Kikia
Këto vajza janë studente dhe nxënëse, nga qytete e krahina t...
Nuk ka shi e breshër, ngricë e dimër, verë e vapë, me të ndal me shku n?Shkodër.
?Udhëtar i vërtetë është ai që niset dhe nuk e di për ku, udhëtar i përsosur është ai që niset dhe ka harru prej ku është nisur? – e provon vajtja në Shkodër.
Torrovica ish-kënetë, ish-burg , aty duket gjithmonë e premte.
E shtuna s’dihet ku ndodhet.
Në Zadrimën që nuk çfaqet por shperthen, është gjithmonë e dielë.
Pas Zadrimës Shkodra jep vibracionet e para.
Me hy n?Shkodër, nuk mundesh dosido. Ka rregulla, ka kushte. Duhesh me kalu mbi një lume që zbret nga larg e lart i cili të paralajmëron; Prit or Beg, se s?është lehtë me hy n?Shkodër.
Prej aty, kurgjë s?shihet, as dëgjohet, gjithçka ndjehet. Pas urës, një ?Zoj’ e Mir’ ?? në heshtje dhe solemnitet të urdhnon mirseardhjen për tek “Zoja e Madhe Shkodër”. Brenda Liqerit dimërak, shelgje që duken si peshkatarë të kërrusur me çizme që rrinë në mes të ujit pa lëvizur.
Rozafa hijerëndë, pa moshë, pa stinë, pa naze, pa lëvizje, ?Pa zemër pa ndjenja, syt’ e saj rrufena, qarkullojn’ rreth Shkodrës, tue synue vranshëm?.
Kalojnë tre Zonja shkodrane me të ikë menia e kres,
-A asht e bukur Shkodra ?
-Sigurisht.
Pa hyrë në qytet, ndaj një dyqani një djalë dhe një mesoburrë,
-Po, përgjigjen energjikisht të dy.
Bëj sikur nuk dëgjoj.
-Poooooooooooo klithin të dy sa tundet Rozafa.
Ndal makinën diku dhe sillem nëpër qytet. Plot njerëz nëpër rrugë. Shumë biçikleta.
Diku një ?Lavazh me ujë të bollshëm”. Nëpër lokale shkodranë dhe shkodrane elegante nazelie nga ato qe flasin e shkruajnë me apostrofa; t’ana t’mirat, t’marsha t’ligat, ato që për “Këtë” dhe “Kokë” thonë aq bukur; “Kyt” dhe “Kryt”.
Pyes-pyes-pyes,
Po-po-po përgjigjen të gjithë, Shkodra është e bukur.
Dikush shton; ?Shkodra asht e bukur, por duhen edhe pare?.
Ish i burgosuri politik thotë; Po, Shkodra asht e bukur, por?dhe bën plotësime, sqarime, spjegime.
?Heronjtë e Vigut? janë katandisur në ?Heronjtë e VI U? sikur të ishin nxënësa të klasës së VI U.
?Kafja e Madhe? me dyer të kyçura duket si gjymtyrë e mpirë, ka mbajtur frymën, pret.
Pjesa më e bukur e Shkodrës, ajo me rrugica, kthesa, kalldrëme, harqe, portale, ka shumë shtepi dhe dyqane të cilat, ndryshe nga pjesa e shëmtuar soc-realiste që zjen, shumica janë të mbyllura me qepena te ulura, me sy përdhe, hijshëm, sikur thonë; Ngutuni ju, ne presim, durojmë”.
Pyes a ka këtu shkodranë të vjeter, nga ata të thelbit, të kockës, të palcës, të bërthamës së qelizës prej nga dalin quant-et e dritës. Ka, por vështirë t’i gjesh.
Një shkodran sqaron me krenari se; ?La lana scutariana? dmth leshi i bagëtive shkodrane, ka qënë ndër më të famshmit në Europë.
-A asht e bukur Shkodra moj goca ?
-Pooooooo përgjigjen njëzëri të njëzeta.
Puntori, fshatari, malësori, dukagjinsi, tregëtari, kioskaxhiu, sudentja, studenti, demonrati, socialisti, komunisti, sigurimisti me kapele kineze, një ?Drago? shkodran, musulmani, katoliku, ortodoksi, fëmijë, gra, burra – plot 100, kur i pyeta;
-A asht e bukur Shkodra ?
Të gjithë thanë;
-Po !
Kaq desha. Për kaq erdha. Nis kthimin. Gjunjët me dridhen, koka më zjen, truri më shpërthen. Gjaqet, hakmarrjet, ka edhe të tilla, por janë provizore. Shkodra është e përjetëshme, dhe llaftarisht e bukur.
Gjithçka mund të vdesi e të lindi në Shkodër, të zbukurohet a shëmtohet, të fukarallepset, të vritet e të pritet, por shpirti i saj, fryma e saj, hijeshia e saj, s’kanë për të vdekur kurre.
Si me qenë njeri Shkodra mor’ burr? i dheut, si me qenë femër. Mundesh a s?mundesh me e dash, është diçka, e Shkodra me t?dash a mos me t?dash është diçka tjetër. Mundesh me j’u lut, me i kërku prehje nën hijeshinë e saj, me i kërku dashuri, me i hy n?zemër, ehe, kjo ësht’ e veshtirë, Zoja e di vet çfarë ban, është pun’ e saj, ka kushte nuk munesh me j?u afru dosido por veçse me kujdes, me perunjësi, me respekt, me delikatesë, mos e shqetsosh, mos e pengosh, mos ja prekësh përhumbjen mendimtare që e rrethon, hijeshinë, misterin.
Tash Zoja po pushon pak, eshte largu pak, jo larg, n?ato malet me borë me majat ne re’. Kur të zgjohet e t?vij, do ndriçoheni, do lindni. Kush n?Shkoder priton me shku, nuk ka dek, nuk ka le kurrë.
Këto vajza janë studente dhe nxënëse, nga qytete e krahina t...
Nga Bledi ManeZhvisheni, zhvisheni jo vetëm politikisht. Zhv...
Në pamje të parë vendimi i Gjykatës Kushtetuese, për të larg...
Nga Enver BytyciSot Edi Rama ka shkuar ne Shkoder. Sebebi: I...
Njoh njërin i cili kur ishte fëmijë një ditë pa therjen e nj...
Të gjithë shqiptarët sot, kudo ku jane i kanë sytë e shpresë...
Lulzim Basha ka përsëritur të enjten në emisionin “Opinion” ...
Shqiperia po kalon nje proces unik ne histori. Sapo ka fillu...
Çfarë do të ndodhë paskëtaj? Dje politika amerikane dhe euro...
Dy perversionet e komunikimit, thotë filozofi danez Knud Log...
Ajo që më bie në sy ngahera në vendin tim, në vendin tonë, ë...
Kur, pas pesëdhjetë vjetësh, mësuesi do të pyesë nxënësit në...
Një gazetar që takova sot në Shkodër ishte shumë i kënaqur s...
Berisha po thërret si i marrë për të rrëzuar Ramën me 5000 v...
Nga Bledi Mane-Public Enemy fb.com/bledi.mane instagram.com/...
Për mua nuk është thjesht problemi nëse do të ketë ose jo nj...
Ke qënë në nja tre-katër vende të botës ku je zvarritur si k...
Nga Dr. Enver BytyçiGjermanët thonë: “Ein Mal Kriminael, imm...
Nga Mentor KikiaUnë nuk e besoj atë që Sali Berisha thotë, s...
Pse u trembe Sali për armet: ti the “nuk do gjeni vrimë ku t...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Një valë e fortë të nxehti që ka përfshirë Europën Perëndi...
Garda Revolucionare e Iranit ka paralajmëruar të gjitha an...
Trashëgimtarët e ish-kryeministrit italian, Silvio Berlusc...
Sipas një studimi të ri të madh, disa pjesë të Evropës po ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...