Ndal mospërfilljes kolektive
Aida LIKONjë kalvar i gjatë episodesh të natyrave nga më të ...
E formësuar si një platformë politike që do të ?shpëtonte? vendin, si dhe e shpalosur përmes një makinerie të shfrenuar propagandistike, ?Rilindja? e Ramës, tashmë është një rrëfenjë e trishtë e mbushur me elementë folklorikë, ku figura e ?Bajlozit të Zi?, mishëruar në kryeminstrin e vendit, është padyshim më origjinalja dhe më portretizuesja e saj.
E stolisur me populizmën elektorale të vitit 2013, ?Rilindja?, kjo paketë e pashoqe mega-mashtrimesh, pasi ia doli të ?rrëmbente? votën e qytetarëve shqiptarë, gjendet sot në një situatë të vetmohimit identitar, duke u trajtësuar në një oligarki sunduese që sfidon ligjin dhe rendin kushtetues.
I gjendur në trajektoren e pakthyeshme të vetmohimit rilindist, Rama, ka shfrytëzuar polaritetin politik për të kamufluar sipërmarrjet dhe ?kthesat? e tij, prapa të cilave fshihen qëllime dhe interesa të dyshimta. Retorika e përdorur së fundi, me miratimin në kuvend të ligjit të shumë përfolur ?të mbetjeve?, loja me togfjalëshat dhe konotacionet gjuhësore të përdorura, ka ridimensionuar stilin dhe sjelljen arrogante të kryeministrit, duke demonstruar prepotencë dhe megallomani në raport me opozitën, median dhe qytetarët në tërësi.
Në mënyrë ciklike, sa herë që Rama ka përdorur artifice të çdollojshme për të ndezur polaritetin politik në vend, gjithmonë kemi nga ana e tij iniciativa ligjore arbitrare, të cilat synojnë kapjen e shtetit, partitizimin e institucioneve kushtetuese apo dhe krijimin e hapësirave për favorizim klientele. Kujtojmë këtu; amendimin e ligjit ?Për nëpunësin civil?, i miratuar konsensualisht si premisë e kornizës integruese të Shqipërisë; miratimin pa konsensus me opozitën të të ashtuquajturës ?reformë territoriale?; përpjekjen tinëzare për të shtyrë drejt një loje të rrezikshme opozitën me ?reformën në drejtësi?; konçensionet e panumërta në emër të allishverisheve ?partneritet publik-privat?, apo dhe me diskursin e ri politik të miratimit të ligjit zhurmëmadh? të mbetjeve?.
Nuk janë të largëta në kohë, çjerrazëret përbetuese të Ramës në opozitë dhe të të tijëve, se në Shqipëri nuk do të ketë kurrë import të mbetjeve! Pasi udhëhoqi protestat e shoqërisë civile në emër të kauzës së mospranimit të mbetjeve, pasi mori votat e qytetarëve shqiptarë që e refuzuan një ligj të tillë, pasi i konsideroi ?tradhëtarë? ligjvënësit miratues të kohës, Rama, tashmë ka një qasje tjetër karshi ?mbetjeve?.
Zhargoni populist i Ramës opozitar në favor të çështjeve dhe kauzave sensitive të shoqërisë shqiptare, dëshmon lojën aktoreske dhe paskrupullshmërinë e tij në raport me këto sensibilitete, duke përfituar maksimalisht nga qasja politike dhe konteksti trajtimor elektoral i tyre.
Nuk ka as më të voglin dyshim, që përtej këtyre kapërcimeve të befta të kryeministrit, me qëndrime ? in extremis?, fshihet ?dora e ngrohtë? e një klientele të lidhur me mafian dhe krimin e organizuar, e cila njihet botërisht për mbështetjen që i dha Ramës në fushatat e viteve 2013 dhe 2015. Paratë e krimit që vërshuan anëkënd Shqipërisë, në funksion të deformimit të vullnetit të lirë të zgjedhësve, janë kredoja dhe morali qeverisës që mban peng zhvillimin e vendit dhe shtetin ligjor.
Rama, pa pyetur askënd, me një nxitim prej ?borxhliu? të vonuar, shfrytëzoi bujanën e tij parlamentare për të miratuar ligjin e mbetjeve, i cili u serviret shqiptarëve përmes ornamenteve gjuhësore si një ligj që do të krijojë perspektivë të re zhvillimore.
Qëndrimi i Ramës ndaj medias dhe shoqërisë civile, e cila, ashtu si pesë vite më parë u vu në mbrojtje të kauzës së tyre të ndalimit të importit të mbetjeve, duke i etiketuar me gjuhën e një individi që ka humbur kontrollin e arsyes dhe të ndërgjegjes, përveçse ngjall frikën e një projeksioni për instalimin e një tiranie autoritariste, dëshmon qartazi arbitraritetin e shtetit ndaj qytetarëve të tij, dëshmon filozofinë qeverisëse që karakterizon ?rilindjen?, dëshmon kompleksin e Edi Ramës dhe të falangave të tij ndaj parimeve të lirisë së medias dhe të demokracisë në tërësi.
Modeli që aspiron të instalojë shpura qeverisëse është këmbanë alarmi për çdo shqiptar, brenda dhe jashtë trojeve. Më shumë se kurrë, sot, me Edi Ramën kryeministër, vlerat dhe standardet e demokracisë në Shqipëri janë të rrezikuara, parimet bazë të lirisë janë të kërcënuara nga paranoja e një kryeministri që thundrën e përdhunës ndaj qytetarëve e trumbeton si parakalim të sukseshëm reformash dhe arritjesh.
Qytetarët shqiptarë, tani, nuk kanë më dilema alternativash qeverisëse, pasi sot, vendin e drejton një kryeministër me rekordet më negative në historinë pluraliste të Shqipërisë, duke patur një përkeqësim pikiatë të ekonomisë dhe të zhvillimit, ndaj dhe duhet që të gjithë, të kontribuojmë ?patriotikisht? për të larguar këtë të keqe të madhe që i erdhi vendit me stolisjen e ?rilindjes?.
Shqipëria më mirë pa Edi Ramën./ Sokol Gjoni
Aida LIKONjë kalvar i gjatë episodesh të natyrave nga më të ...
Në Shqipëri duhet të mbledhim mendjen njëherë e mirë dhe të ...
Duke filluar nga sot e deri në fund të muajit Tetor 2016, çd...
Projekti i kombit kosovar maskon projektin për krijimin e et...
Disa ditë më parë Roberto Saviono tha se në Shqipëri, organi...
Nga Ilir YzeiriNga pikëpamja e zhvillimeve politike, Shqipër...
Lufta civile e mbremshme ndermjet qeverise Erdogan dhe popul...
Përmeti? Qytet i Trëndafilave! Normale. Baçevanët nga Përmet...
Pyes veten, por dua ne fakt t’ju pyes edhe juve, kryesisht t...
Nga Ilir KadukuNga mediat lëçita që miku im i “ngushtë” për ...
Ne bejme parkun qe duam ne i dashur qytetar i revoltuar dhe ...
Kryeministri Isa Mustafa ndodhet i kurthuar ne menyre te dyf...
Ka dalë krejt nga shinat institucionale.Akademia e shkencave...
Për reformimin e kërkimit shkencor si edhe të gjithë institu...
Paradoksi 1: Nuk lejohet qe te kete me pak se dy skandale ne...
Po lexoja sot një komunikim për shtyp të LGBT ku ndër të tje...
Nëse merr guximin dhe nuk pajtohesh me ta të thonë konservat...
Sot shqipatërt u kënaqën të gjithë. U engledisën, u gajasën ...
Ka pasur ushtarakë, klerikë, udhëtarë, politikanë, diplomatë...
A dhëmb e vërteta? Sigurisht që po. A lëndon? Pa asnjë disku...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...