Lindje - Çamëri - Perëndim
Mjaftoi nje anije luftarake ruse për të tronditur ekuilibrat...
Fushata parazgjedhore tashmë është duke hyrë në fazën e sajë përfundimtare e që, vetvetiu, është gjithnjë e më intensive. Subjektet pjesëmarrëse përmes listave të verifikuara zgjedhore nga Komisioni shtetëror i zgjedhjeve, tentojnë të përfitojnë besimin e zgjedhësve sa për të fituar ndonjë mandat më tepër. Edhe pse në këto hapësira të trazuara të rajonit, fushatat zgjedhore janë mjaft të tensionuara, me një fjalor, më së shpeshti, të palezetshëm me qëllim të diskreditimit sa më të thellë të kundërshtarëve politik, prapëseprapë, rrjedha e deritashme e fushatës zgjedhore mund të vlerësohet brenda kufijve të tolerancës, të kuptueshme si propagandë parazgjedhore. Përveç disa strukturave politike të cilat ende ?veprojnë? në periudhën e viteve të nëntëdhjeta të fazës së shpërbërjes së shtetit të përbashkët jugosllav dhe aspiratave të mëdha shtetërore por e që forca e politike e tyre është gjithnjë e më e padukshme. Andaj, zgjedhësit mund të mendojnë dhe të analizojnë peshën e së cilës listë zgjedhore në mënyrë më të qetë. Mirëpo, ajo që është objekt i interesimit të në këto hapësira, pa dyshim, është pjesëmarrja e subjekteve nacionale shqiptare në zgjedhjet e 16 tetorit.
Edhe pse pritjet e zgjedhësve shqiptar ishin krejtësisht ndryshe, drejtë formimit të një liste unike zgjedhore, kjo nuk ndodhi por ata do të jenë të detyruar, mes tjerash, të zgjedhin njërën nga tri listat zgjedhore të formuara nga nëntë subjekte politike nacionale shqiptare. Dëshirat e shprehura, publikisht ose përmes kontakteve të drejtpërdrejta, për unifikimin e spektrit politik shqiptar, më së shpeshti janë pritur në ?majë të thikës? nga politikëbërësit shqiptar, si diçka që ?nuk i shkon? në favor kësaj çështje e kështu me radhë, edhe pse të gjithë ata deklarativisht janë shprehur të gatshëm për daljen e përbashkët në këto zgjedhje, prapëseprapë kjo nuk ka ndodhur. Por, nëse i referohemi rezultatit nga zgjedhjet parlamentare të vitit 2012, është e qartë se lidershipi politik shqiptar në Mal të Zi, nuk dëshiron të veproj në favor të materializimit të votës së elektoratit shqiptar në këto treva.
Katër lista zgjedhore nacionale shqiptare nga zgjedhjet e vitit 2012, fituan diçka më tepër se 12 mijë vota por ato fituan vetëm dy mandate deputeti në Parlamentin shtetëror të Malit të Zi. Ata, asnjëherë nuk i kërkuan ndjesë votuesve për derdhjen e votave si pasojë e mosveprimit të përbashkët, përmes një liste unike të subjekteve nacionale shqiptare e që kishte rezultuar, së paku, edhe më një mandat deputeti në Parlament. Kjo pastaj kishte mundësuar formimin e Klubit të deputetëve të partive nacionale shqiptare në Kuvend, e kështu me radhë. Nuk është e tepër të rikujtojmë se në zgjedhjet e fundit parlamentare ( 2012), UDSH, ka fituar 2.848 vota dhe nuk arriti të hyjë në Parlament. Pikërisht, këto fakte e dëshmojnë më së miri nevojën e daljes së përbashkët në zgjedhje pasi është e qartë sa e dëmshme është derdhja kaq e madhe e votave brenda trupit zgjedhor në vendvotimet shqiptare. Në vend të mbështetjes së dëshirave për unifikimin e spektrit politik shqiptar, iniciativat e këtilla, më së shpeshti, sulmohen nga ata që do të duhej t?i përkrahin të parët ato. Këto janë fakte nga përvoja në zgjedhjet e deritashme e të cilat është dashtë të analizohen mirë e gjerë për të mos përsëritur të njëjtat veprime ( gabime). Ata që mendojnë dhe dëshirojnë në këtë mënyrë, i akuzojnë se gjoja nuk na qenkan në vijë të njëjtë politike, se nuk i dinë gjërat… etj. Por, koha është gjykatësi më i mirë jo vetëm për veprimet e secilit, sidomos të atyre që veprojnë në emër të votës, por edhe për shkrimet dhe reagimet e secilit që në momente të caktuara nuk pajtohet me individin duke anashkaluar çështje me interes të përgjithshëm. Në veçanti, nga ata që, së paku , deklarativisht, mbështesin të drejtën në mendimin e lirë të shprehur publikisht. Fushatat parazgjedhore janë, vetvetiu, interesante pasi ato kanë ( duhet të kenë) një rrjedhë joshëse për zgjedhësit përmes ofertave të reja politike, me programe të hartuara në interes të zgjedhësve, me vizione të qarta për të ardhmen, e kështu me radhë. Kështu, kemi të njëjtit individ ?lider, dëgjojmë të njëjtat fjalime dhe mesazhe drejtuar zgjedhësve dhe ajo që është edhe më e theksuar, në vend të afirmimit të vetë subjekteve politike, punës së përbashkët dhe programeve zgjedhore, për shumicën e tyre në plan të parë janë emrat e liderëve politik dhe bartësve të Listave zgjedhore si veti të njohura të liderizmit politik. Vizioni i qartë për zgjidhjen e problemeve të grumbulluara dhe përkushtimi në angazhimin maksimal për plotësimin e kërkesave dhe nevojave gjithnjë e më të mëdha të banorëve, janë ato që intrigojnë më së forti zgjedhësit e që orientojnë vullnetin e tyre për dhënien e votës. Në të kundërtën, sdo mend se pjesëmarrja e përbashkët e subjekteve nacionale shqiptare përmes një Liste zgjedhore, e kishte lehtësuar dhe, ajo që është më e rëndësishme, e kishte rikthyer besimin e votuesve drejt programeve të tilla zgjedhore.
Kristjan Gj. Dukaj
( politikolog )
Mjaftoi nje anije luftarake ruse për të tronditur ekuilibrat...
E formësuar si një platformë politike që do të “shpëtonte” v...
Aida LIKONjë kalvar i gjatë episodesh të natyrave nga më të ...
Në Shqipëri duhet të mbledhim mendjen njëherë e mirë dhe të ...
Duke filluar nga sot e deri në fund të muajit Tetor 2016, çd...
Projekti i kombit kosovar maskon projektin për krijimin e et...
Disa ditë më parë Roberto Saviono tha se në Shqipëri, organi...
Nga Ilir YzeiriNga pikëpamja e zhvillimeve politike, Shqipër...
Lufta civile e mbremshme ndermjet qeverise Erdogan dhe popul...
Përmeti? Qytet i Trëndafilave! Normale. Baçevanët nga Përmet...
Pyes veten, por dua ne fakt t’ju pyes edhe juve, kryesisht t...
Nga Ilir KadukuNga mediat lëçita që miku im i “ngushtë” për ...
Ne bejme parkun qe duam ne i dashur qytetar i revoltuar dhe ...
Kryeministri Isa Mustafa ndodhet i kurthuar ne menyre te dyf...
Ka dalë krejt nga shinat institucionale.Akademia e shkencave...
Për reformimin e kërkimit shkencor si edhe të gjithë institu...
Paradoksi 1: Nuk lejohet qe te kete me pak se dy skandale ne...
Po lexoja sot një komunikim për shtyp të LGBT ku ndër të tje...
Nëse merr guximin dhe nuk pajtohesh me ta të thonë konservat...
Sot shqipatërt u kënaqën të gjithë. U engledisën, u gajasën ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...