Moti për ditën e sotme/ Ja sa gradë do të shënojë termometri
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ju jetoni në demokraci. Nëse ju i kërkoni, qeveria duhet të përgjigjet! Ose ju do ta. rrëzoni atë?, citohet t?u ketë thënë pardje ambasadori i SHBA, Donald Lu, disa të rinjve mirditorë, gjatë një takimi me ta në qytetin e Rrëshenit. Në pamje të parë dhe në thelb, deklarata është parimore. Kryeministri Edi Rama është në të drejtën e vet të mendojë dhe besojë se ambasadori nuk e ka fare me të dhe qeverinë e tij. ?Unë sapo jam votëbesuar bindshëm?, ka të drejtë të thotë Rama.
Më tej, në stilin e tallavasë politike, që i ka rezultuar mjaft e suksesshme për të thithur vota, më e suksesshme se ndërtimi i Rrugës së Kombit apo ulja e taksave, fjala vjen, zoti Rama mund t?i lejojë vetes edhe pak humor në rrethin e tij të ngushtë: E ka si punë forme edukimi me të rinjtë! Në fakt, deklarata e bujshme, që s?mund të mos jetë parimore dhe amerikane nga përmbajtja, vjen e bëhet konkrete dhe aktualizohet politikisht kur ilustrohet me shembullin e librave për nxënësit. ?Në fillim të vitit shkollor, shumë njerëz, përfshirë edhe opozitën, kërkuan libra falas për nxënësit. Ky është një vend i vogël, nuk është një vend i pasur.
Por është e arsyeshme që qytetarët t?i kërkojnë qeverisë të sigurojë para për të blerë librat për nxënësit. Dhe kur qeveria t?ju thotë se nuk e përballon dot këtë, ju duhet ta pyesni se me çfarë parash po paguajnë për godinat e zbukuruara qeveritare, për makinat e tyre luksoze dhe për udhëtimet jashtë vendit?, ka thënë Lu. Ambasadori u kërkoi të rinjve t?i kërkojnë llogari qeverisë për këto para, që fare mirë mund të adresohen për të mbuluar plotësisht apo pjesërisht kostot e librave për nxënësit. Qeveria që nuk përgjigjet, rrëzohet. Ky nuk është më një leksion teorik.
Është përfshirje në një çështje konkrete, që shqetëson sot shumicën e familjeve të varfra shqiptare. Është qëndrim. Përfaqësuesi më i lartë i SHBA, sidomos ai, por edhe çdo ambasador tjetër i vendeve të NATO-së apo BE-së në Shqipëri, ka jo vetëm të drejtë, por edhe detyrë të mbajë qëndrime të tilla. Mund të jetë një rastësi që zoti Lu ka zgjedhur t?i bëjë këto deklarata në bashkinë ku është zgjedhur deputete ministrja e Arsimit, zonja Lindita Nikolla. Është një rastësi, që duam s?duam, i jep shijen e një sarkazme diskutimit me të rinjtë mirditorë për librat e shkollës.
Partia Socialiste, qeveria e së cilës ka në fuqi politikën e shitjes së librit shkollor me çmimet e tregut, ka fituar thellë në Mirditë, kurse PD dhe opozita që kanë konkurruar me propozimin për dhënien falas të librave shkollore, kanë marrë me pak vota. Nga kjo pikëpamje të duket se ambasadori po u qan hallin disa njerëzve, që nuk e kanë fare këtë hall. Në të vërtetë, duke qenë po aq të varfër apo edhe më të varfër se disa komunitete të tjera në vend, shumica e mirditorëve e kanë problem të madh edhe këtë të librave shkollore.
Por zgjedhjet në Shqipëri të gabojnë dhe të përfshijnë rëndom në ironi të tilla. Rezultati i tyre, mjerisht, ka shumë pak lidhje me bilancet e qeverisë, me programet dhe propozimet e subjekteve konkurruese. Përtej aspekteve paralajmëruese, që sekush i sheh sipas horizontit dhe midesë së vet, deklaratat e fundit të amabsadorit Lu në takimin me të rinjtë mirditorë, ndihmojnë për të hapur një debat të madh, jetik për shoqërinë tonë: atë të lidhjes së votës se qytetarëve me punën e qeverisë, me alternativat politike në garën zgjedhore.
Kjo lidhje është vetë arsyeja e ekzistencës së zgjedhjeve të lira e të ndershme që kanë zëvendësuar revolucionet dhe konfliktet e përgjakshme në rrugën e civilizimit. Këputja e saj është zhvlerësimi i kuptimit të parë e të fundit të votës së lirë- pse do të duhej në qoftë se nuk gjykon dot punën dhe programet; është e barazvlefshme në produkt me mohimin fare të zgjedhjeve të lira në diktaturë; është poshtërsia vetë. Zgjedhjet e vitit 2017 në Shqipëri, janë shembulli më ekstrem i këputjes së lidhjes mes votës, qeverisjes dhe alternativave në garë.
Në këto zgjedhje u rrit ndjeshëm dhe doli fitues i vetëm një kryeministër pa bilanc, pa llogaridhënie, pa program për katër vitet e ardhshëm. Në këto kushte, në çdo vend të Ballkanit (nuk po fus fare Europën këtu) vota e lirë do ta kishte zvogëluar Ramën dhe partinë e tij. Paradoksi i rritjes spektakolare të kryeministrit pa bilanc dhe pa program, dyfishohet kur kujtojmë se opozita e vendit konkurroi në këto zgjedhje me një program të plotë, pjesa më e kuruar e të cilit, ishte lufta kundër varfërisë me premtime konkrete për rritjen e pensioneve dhe ndihmës ekonomike, për uljen e çmimit të energjisë elektrike dhe karburanteve, për dhënien e librave falas për nxënësit, e tjerë.
Ky program u shpall, u reklamua, u debatua. E dimë atë që është thënë lart e poshtë se Basha po gënjen siç gënjeu Edi Rama për vendet e punës, për shëndetësinë falas, për uljen e çmimit të energjisë, e tjerë. E dimë se opozita e kishte në disfavor faktin se në qeverisjen e tij Rama i kishte zhvlerësuar premtimet si të tilla. Por është e pakuptueshme se përse nuk u ndëshkua me votë ai që e kishte konsumuar mashtrimin, përkundrazi, u rrit! Paradokse të tilla dhe rezultate të pashpjegueshme nga pikëpamja politologjike, gjen pa fund, në qindra kuti, në zgjedhjet e 25 qershorit.
Shpjegimi numër një, por jo i vetmi sigurisht, është vota pa lidhje. Ç?ka ndodhur? E ka humbur vota në Shqipëri vlerën, që ka në gjithë botën e lirë? Apo ka ndodhur ndonjë gjëmë tjetër? Edhe njëra, edhe tjetra, mendoj unë. Pa mohuar disa gabime dhe aksidente të opozitës në fushatë dhe pa injoruar lehtësinë me të cilën disa prej bashkatdhetarëve tanë dalin në tregun e zgjedhjeve, lidhjen e votës me qeverisjen dhe programet në garë i ka këputur paraja e pistë, dhuna kriminale, rrethimi i zgjedhjeve si asnjëherë tjetër nga falangat e qeverisë.
Kjo është gjëma. Fakti i fakteve mbetet rënia në pikiatë e vlerës së euros gjatë katër javëve të fushatës për një arsye të vetme: politikanët e korruptuar dhe krimi me impakt elektoral hodhën dhjetëra miliona euro për të blerë zgjedhjet. Ambasadori Lu e kishte paralajmëruar këtë gjëmë që në muajin janar, kur deklaroi se politikanë të korruptuar dhe krimi përgatitën të blejnë zgjedhjet e 18 qershorit ( atëherë ishte shpallur tetëmbëdhjetë qershori si datë e zhvillimit të zgjedhjeve).
Në bazë edhe të këtij alarmi, që përkonte me të dhënat që kishte opozita, u formulua kërkesa e njohur opozitare për largimin e Edi Ramës nga qeveria, si një kusht sine qua non për zhvillimin e zgjedhjeve normale në vend. E kemi thënë dhe e përsërisim:opozita gaboi që përzjeu kauzën e zgjedhjeve të lira me mosvotimin e organeve të vetingut. Por duhet të themi se profecia e ambasadorit LU doli, u bë. Politikanët e korruptuar dhe krimi i blenë zgjedhjet e 25 qershorit.
Shqiptarët i mirëpresin mesazhet e fuqishme dhe miqësore të përfaqësuesit më të lartë të SHBA në Tiranë. Ndërkohë, mendoj se sot e gjithë ditën në rendin e ditës, në rendin e vitit, në rendin e periudhës apo epokës së re, që paralajmërohet të hapet, qëndron ngritja në këmbë e zgjedhjeve të lira, çlirimi i tyre nga zgjedhja e parave të pista dhe dhuna kriminale. S?na kushton asgjë të themi se kjo është detyrë e qytetarëve, e opozitës, e shoqërisë civile, e gjithë faktorëve politike me formim demokratik të majtë e të djathtë.
Por krimi me impakt politik dhe elektoral për llogari të Edi Ramës, është kaq kapilar, sa nuk bëhet pa angazhimin e fortë amerikan dhe europian. Politikanët e korruptuar shqiptarë janë rëndom bij të rrugës së tyre politike. Meqenëse janë toleruar një herë, dy herë apo tri herë, ata besojnë se mund të përsërisin blerjen e votave dhe të mos ndëshkohen qartë e prerë nga partnerët ndërkombëtarë. Është koha që miqtë dhe partnerët strategjikë të Shqipërisë të venë gishtin në plagën e plagëve tona që janë zgjedhjet. Përndryshe, Shqipëria do të vazhdojë me qeverinë, që as përgjigjet, as rrëzohet.(Panorama)
Ka ndryshuar diçka e rëndësishme apo diçka e rëndësishme pri...
Prej gati tre dekadash Shqipëria si shtet, e shqiptarët si p...
Të përkëdhelur dhe të urryer.Alfred Adleri, në librin “Psiko...
Shefat e shtabeve të vendeve anëtare të NATO-s, u mblodhën n...
Shteti i vënë përballë “Nyjes Gordiane”. ju rikujtoj “burrav...
Nga Mero BazeSali Berisha po përpiqet të bëhet rrufepritës i...
Ngjarjet janë aq masturbuese tek ne, sa e dyta e vdes të par...
Nga Azem PARLLAKU – “E filuam me McAllister dhe e mbaruam me...
Në një hark të shkurtër një javor, në dy shtetet shqiptare n...
Kur filloi ky mandat qeverisës, të shumtë ishin idhtarët e R...
Te gjesh Shoqeri Civile ne Shqiperi te pa politizuar eshte t...
Plot 26 vite më parë pas rrëzimit te diktatures u themelua P...
Qeveria hyn në konflikt me Greqinë “në emër të çamëve”, dhe ...
SHEMBULLI I PARE Kur Establishmenti Republikan beri kryengri...
Sapo kemi hyre në shekullin e dytë të pavarësisë dhe dilema ...
Nga Enver BYTYCINjë nga krerët e Lëvizjes “Vetëvendosja” të ...
Ben Blushi sapo ka bërë publike diçka që e prisnin të gjithë...
Sa turp me vjen. Po po, me vjen shume turp qe me duhet te pr...
Artan Fuga – Mjaft lehëm! (Unë sot nuk jam Artan Fuga, por A...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...