Skenarët e Erion Veliajt në protestën për Zvërnecin
Një protestë që parullën ka “Zvërnec”, por po t’i heqësh e...
Një protestë që parullën ka “Zvërnec”, por po t’i heqësh e...
Nga Roland Qafoku
Kishte kohë që dukej gjithnjë e më pak. Fliste rrallë në parlament. Nuk mbahet mend kur kishte dalë për herë të fundit në foltoren e PD. Medies kishte kohë që i kishte bërë block. Dhe ja kur erdhi dita dhe shpërtheu: ?boll më?. Nuk tha ishte i lodhur si Besnik Mustafaj. Nuk shkoi ambasador në NATO si Leonard Demi apo ambasador në Vjenë si Vili Minarolli. Nuk bëri si Ilir Rusmali që refuzoi të ishte delegat në Tepelenë. Nuk bëri si Jozefina Topalli, Astrit Patozi, Arben Imami që krijuan grupimin për rrëzimin e kryetarit se kishte shkelur statutin.
Eduart Halimi iku nga PD dhe ky është një lajm i trishtë. Djaloshi që e nisi nga zero por me durimin e pikës së ujit arriti të bëhej jo thjesht një ministër I radhës i Drejtësisë. Jo vetëm se ishte ndër më jetëgjatët në këto 28 vjet në këtë detyrë. Por se krijoi një format duke u kthyer një nga zerat autoritarë të PD në fushën e jurisprudencës. Por, ai iku. Iku për një projekt,- thotë, por në PD dhe jashtë saj e dinë mirë ?projektin? e tij. Po e themi troç: Eduard Halimi iku se ishte i pakënaqur. Dhe jo vetëm kaq, por mbi të gjitha ishte i pashpresë me këtë politikë që po ndiqej në Partinë Demokratike. Duket se marrëveshja e 18 majit 2017 mes Bashës dhe Ramës ishte uji që smbante më ena dhe ai iku. Në statusin prej 20 radhë kompjuterike, veçohet paragrafi i arsyes së dorëzimit të mandatit:
?Sot kam dorëzuar mandatin e deputetit pasi nga nesër i përkushtohem një projekti të së drejtës ndërkombëtare private në një netëork në Ballkan, projekt që është afatgjatë dhe kërkon që vendimin ta marr sot?.
Por nëse Eduard Halimi do ishte një zë i vetëm aty i ikur, ky nuk do përbënte ndonjë problem. Por aradha e të ikurve nga kjo parti tashmë që ka krijuar një ushtri është kthyer në një çështje jo vetëm e mungesës së identitetit, por edhe zërit të fortë autoritar dhe profesional. Është ushtria e të ikurve, por më shumë se kaq është ushtria që në rastin më të mirë ka lënë vakum dhe në rastin më të keq është zëvendësuar me një ushtri që nuk ngjall shpresë.
Nuk është më në PD Besnik Mustafaj. Shkrimtari, diplomati dhe ministri i Jashtëm që u lodh nga gërr merret e politikës së ditës është duke iu përkushtuar një projekti tjetër. Sa ndryshe do ishte PD nëse Mustafaj do ishte ende pjesë e strukturave të saj.
Nuk është më në PD Myqerem Tafaj. Porfesori i urtë, potenciali shkencor që la auditoret në Gjermani për të qenë pjesë e PD dhe që realizoi reformën më të madhe në arsim është duke iu përkushtruar një projekti tjetër. Sa ndryshe do ishte PD nëse Myqerem Tafaj do ishte ende pjesë e strukturave të saj.
Nuk është më në PD Preç Zogaj. Një nga themeluesit, zëri më elokuent dhe më prodhimtar i këtyre 28 viteve. Herë afër e herë larg, tani nuk është fare as në korridore e as në paradhomën e kryetarit. Edhe Preç Zogaj është duke u marrë me një projekt tjetër. Sa ndryshe do ishte PD nëse Preç Zogaj do ishte ende pjesë e strukturave të saj.
Nuk është më në PD Jozefina Topalli, gruaja që si kryetare e kuvendit arriti detyren më të lartë në histoiënë e shtetit shqiptar pas 93 vjet shtet. Edhe ajo pasi nuk u vendos në lista është duke iu përkushtuar një projekti tjetër. Sa ndryshe do ishte PD nëse Jozefina Topalli do ishte ende pjesë e strukturave të saj.
Nuk është më në PD Ilir Rusmali, juristi që sa e sa ligje janë hartuar nga mendja e tij dhe ministri që dha modelin se detyra e lartë nuk është pronë por detyrim dhe dha dorëheqjen për një arsye të rrallë dhe që nuk kultivohet në politikën tonë: për moral. Por edhe ai është duke iu përkushtuar një projekti tjetër. Sa ndryshe do ishte PD nëse Ilir Rusmali do ishte ende pjesë e strukturave të saj.
Nuk është më në PD Vili Minarolli, politikani i urtë që zgjodhi diplomacinë në vend të pushtetit të madh që mund të kishte këtu. Sa e sa beteja bëri në opozitë dhe habiti të gjithë që nuk lakmoi fare pushtet. Sa ndryshe do ishte PD nëse Vili Minarolli do ishte ende pjesë e strukturave të saj.
Nuk është më në PD Arben Imami që në CV e vete ka detyrën e bashkëkryetarit për hartimin e kushtetutës. Një nga themeluesit e PD, edhe ai tashmë i është duke iu përkushtuar një projekti tjetër. Sa ndryshe do ishte PD nëse Arben Imami do ishte ende pjesë e strukturave të saj.
Nuk është më në PD Fatos Beja, politikani i urtë që ndershmërinë dhe karakterin dukej sikur I kishte vënë në hipotekën e politikës së vet. Kontribuesi dhe njeriu që mençurinë dhe qetësinë e vinte në punë sa herë që kokënxehtët e PD e nxirrnin partinë jashtë orbitës normale. Sa ndryshe do ishte PD nëse Fatos Beja do ishte ende pjesë e strukturave të saj.
Nuk është më në PD Astrit Patozi, politikani që i dha zërin e merituar kësaj partie dhe i vetmi që u bë ?alteregoja? armike e Ben Blushit socialist në parlament. Nga të rrallët gazetarë që e nderoi median si një product i saj. Sa ndryshe do ishte PD nëse Astrit Patozi do ishte ende pjesë e strukturave të saj.
Nuk është në PD Ritvan Bode, ekonomisti që u bë zëri I vetëm në PD-në e 1996 që i tha jo fajdeve pavarësisht se nuk u dëgjua. Ministri I Financave që ndonëse pati problemet e veta ekonomike ishte potenciali më cilësor I të djathtës. Sa ndryshe do ishte PD nëse Ritvan Bode do ishte ende pjesë e strukturave të saj.
Nuk është më në PD Genc Ruli. Një nga themeluesit e kësaj partie dhe padyshim një nga ekspertët dhe ekonomistët më të spikatur në politikën 28 vjeçare të Shqipërisë postkomuniste. Sa ndryshe do ishte PD nëse Genc Ruli do ishte ende pjesë e strukturave të saj.
Nuk është më në PD Leonard Demi. Politikani që vuajti më shumë opozitën dhe kurrë nuk mori pushtet kur PD u rikthye në pushtet. Kurrë nuk përfitoi nga angazhimin e tij në 28 vjet në politikë. Por edhe ai iku. Më parë ambasador në NATO dhe tani në një projekt tjetër. Sa ndryshe do ishte PD nëse Leonard Demi do ishte ende pjesë e strukturave të saj.
Kjo është lista e disa prej më të spikaturve që nuk janë në PD ?për tu marrë me një projekt tjetër privat?. Nuk është e nevojshme të bëjmë listën e atyre që janë aktualisht në PD dhe që kanë zvëndësuar këta të ikur. Në fakt në PD ndodhen shumë të tjerë. Të rinj dhe të vjetër në moshë. Vajza dhe gra. Vetëm një dallim ka mes këtyre që janë dhe atyre që kanë ikur: Këta që janë aktualisht në PD nuk kanë projekte. As aty në PD. /AFP
Para do kohësh unë ju shkruajta dhe Ju kërkova si qytetar që...
Nga Agron GJEKMARKAJKryeministri, para pak ditësh, u gëzohej...
Nga Zef ZEFI Dy njolla të reja e zezuan “kartolinën” mavi’so...
Ambasadori i SHBA në Tiranë ka folur sot sërish direkt dhe a...
Ju jetoni në demokraci. Nëse ju i kërkoni, qeveria duhet të ...
Ka ndryshuar diçka e rëndësishme apo diçka e rëndësishme pri...
Prej gati tre dekadash Shqipëria si shtet, e shqiptarët si p...
Të përkëdhelur dhe të urryer.Alfred Adleri, në librin “Psiko...
Shefat e shtabeve të vendeve anëtare të NATO-s, u mblodhën n...
Shteti i vënë përballë “Nyjes Gordiane”. ju rikujtoj “burrav...
Nga Mero BazeSali Berisha po përpiqet të bëhet rrufepritës i...
Ngjarjet janë aq masturbuese tek ne, sa e dyta e vdes të par...
Nga Azem PARLLAKU – “E filuam me McAllister dhe e mbaruam me...
Në një hark të shkurtër një javor, në dy shtetet shqiptare n...
Kur filloi ky mandat qeverisës, të shumtë ishin idhtarët e R...
Te gjesh Shoqeri Civile ne Shqiperi te pa politizuar eshte t...
Plot 26 vite më parë pas rrëzimit te diktatures u themelua P...
Qeveria hyn në konflikt me Greqinë “në emër të çamëve”, dhe ...
SHEMBULLI I PARE Kur Establishmenti Republikan beri kryengri...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të enjte në Lozhan të Ma...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...