Ç’punë kanë çunat e Albinit në protestat e Shqipërisë?
Në protestat e zhvilluara gjatë këtyre ditëve në Tiranë ja...
Në protestat e zhvilluara gjatë këtyre ditëve në Tiranë ja...
Pak ditë më parë një kolegu im, i fiksuar pas teorive konspirative, rrekej të më mbushte mendjen, se ajo historia e hidocentraleve mbi kanionet e Osumit, ishte thjeshtë një shpikje e Edi Ramës. E ke parë këmbëngulte, alarmin e frynë ministra edhe deputetë socialistë, u përbetuan se ky ishte një skandal që nuk duhet të ndodhte dhe pastaj doli në skenë kryeministri që vuri drejtësi. Me insistimin e të gjithë të ngjashmëve që e kanë më të lehtë t?u besojnë lidhjeve marroke që u prodhon truri i tyre sesa fakteve konkrete, ai bënte një paralelizëm të thjeshtë: vetëm krahaso zhurmën mediatiko politike që u bë për hecet e Skraparit, me heshtjen e varrit që rrethoi dhënien e lejeve për disa grataçiela në qendër të Tiranës, që u miratuan në po të njëjtën ditë. Do të dalësh vetë në përfundim- përsëriste- se zmadhimi i ?skandalit? të parë u bë thjeshtë për të fshehur skandalin e dytë. Në fund Rama e zgjidhi punën e heceve, por ama kullëzimi i Tiranës kaloi pa zhurmë dhe pa bujë.
Natyrisht as nuk i besova dhe as sot nuk më ysht përqafimi i teorisë së kolegut tim. Por fatkeqësisht, ashtu sikurse ndodh rëndom edhe në paranojat më fluturake, gjendet gjithnjë diçka racionale. Unë nuk besoj se buja rreth rrezikut të kanioneve të Osumit u prodhua enkas nga spin doctor-sat e Ramës, për të harruar dhënien e lejeve të ndërtimit për rrokaqiejt, por ama një gjë është e vërtetë: eksiztenca e këtyre të fundit u fsheh.
Dhe atëherë natyrshëm lindin disa pyetje: Po pse Edi Rama që del e flet me orë për çdo gjë, nuk jep asnjë lajm me pak rreshta kur miraton një grataçielë në Tiranë? Po pse Erion Velia që thërret gjithë TV-të kombëtare dhe e bën superlajm edhe mbjelljen e një peme, nuk do ta afishojë imazhin e tij me dhënien e lejeve të ndërtimit? Pse propaganda e tyre i ka fshirë nga lista këto ?kryevepra? që po pushtojnë qendrën e Tiranës?
Nëse ata e konsideronin këtë një punë të mirë, ata do të vepronin si gjithmonë, do e bashkëngjisnin atë me imazhin e tyre, do thërrisnin pastaj specialistë të blerë dhe gazetarë puthadorë, që të brohorisnin për revolucionin që po fillon në Tiranë.
Por, asgjë e tillë nuk ndodh. Dhe kjo ka një arsye të thjeshtë. Edhe Rama edhe Veliaj fshihen sepse e dinë që po konsumojnë një krim. Ata duan t?i mbulojnë kullat me shoshë, sepse janë të ndërgjegjshëm se përmes tyre po e vrasin kryeqytetin. Mjafton të përmendësh se kryeministri i sotëm, 20 vite më parë, kur ishte ministër Kulture dhe kur nuk kishte mundësi të fuste gjë në xhep, e shpalli zonë të ruajtur qendrën e Tiranës ku po jep leje sot. Mjafton të përmendësh se Erion Veliaj, në fushatë, kur duhet të joshte qytetarët për vota, premtonte zero ndërtime në Tiranë. Që pas fitores ai ka firmosur plot 170 pallate të reja.
Në këtë kuptim, ky krim që po tenton të mbulohet me heshtje, i ngjan një tjetri, atij që Edi Rama dhe Saimir Tahiri kryen në mandatin e parë të Rilindjes, kur i hapën rrugën kanabizimit të vendit.
Analogjitë nuk gjenden vetëm tek fshehtësia. Ato nuk përkojnë vetëm në faktin se edhe atëhere socialistët bërtisnin që alarmi për hashashin qe një shpikje e opozitës dhe mediave të kazanit. Jo, analogjia shkon përtej përpjekjes për fshehjen e mëkatit.
Po ti analizosh me kujdes, tipologjia e dy krimeve edhe atij që u bë me hashashin dje edhe atij që po bëhet me betonizimin sot, është e njëjtë.
Kanabizimi i vendit u fillua pas shout të ndërhyrjes në Lazarat.
Betonizimi nisi pas spektaklit të moratoriumit dhe anullimit të lejeve për dy kullat tek diga e liqenit dhe tek xhamia e re.
Kanabizimi thithi një pjesë të madhe të parave të lira që mund të investoheshin me sukses tjetërkund.
Kjo po tentohet të bëhet edhe me kullëzimin sot e mbrapa.
Kanabizimi përkundi ëndrrën e fitimit të menjëhershëm, por shkatërrues për të ardhmen.
Kjo rrezikon të ngjasë edhe me valën e tanishme të betonizimit.
Kanabizimi shërbeu për fluksin e parave të zeza që u përdorën për financime politike. Edhe betonizimin, Rama, përmes oligarkëve të tij, po e përdor për të njëjtën gjë.
Por, sado e rëndë apo cinike qoftë, duhet pohuar një gjë. Kanabizimi ishte vërtet një krim i paramenduar shtetëror, efektet e tij për korruptimin e shtetit, për nëpërkëmbjen e policisë, për shkatërrimin ekonomik të bujqësisë dhe shtimin e përdoruesve të rinj të barit, qenë vërtet të tmershme. Por efekti i tij, është i çrrënjosshëm më lehtë dhe me pasoja më afatshkurtëra.
Ndërsa politika urbanicide e betonizimit është krejt ndryshe. Ajo e shakatërron në mënyrë të pakthyeshme Tiranën duke e bërë atë qytetin me mbipopullimin më të madh në Europë (25 mijë banorë për km2 sot, nga 5 mijë që ka Brukseli) dhe me sipërfaqen e gjelbërimt më të reduktuar për person. Ajo i jep dërrmën e fundit çpopullimit të Shqipërisë, duke mbledhur në 0.2 përqind të sipërfaqes së vendit, gati gjysmën e banorëve (plani urbanistik i Veliajt ka parashikuar një qytet me 1.3 milionë banorë). Ajo fundos memorien historike të qytetit dhe rrënon përfundimisht imazhin e projektuesve italianë të gjysmës së parë të shekullit të shkuar. Ajo vulos përfundimisht lëngimin e tij, nga njëra prej sëmundjeve më të pashërueshme të kohës sonë: komercializimi i sipërfaqeve publike.
Për të gjitha këto arsye, sado paradoksale që të duket në pamje të parë, krimi i rilindasve të mandatit të dytë Rama- Veliaj, është shumë më monstruoz sesa ai i çiftit të dikurshëm Rama- Tahiri.
Vala e re e betonizmit do të jetë një gjëmë e pakthyeshme historikisht dhe e papërballueshme ekonomikisht. Prandaj arkitektët dhe aktorët e saj refuzojnë që tani t?i vënë fytyrën. Prandaj ata janë të gatshëm të shfaqen në ekrane kur mbjellin qoftë edhe një pemë, por zhduken prej tyre kur firmosin një kullë. Prandaj plani urbanistik i Tiranës u miratua në natën e vitit të ri. Prandaj mbledhjet e KKRT, Rama i bën gjithnjë në fshehtësi.
Sepse si ai, si Veliaj, e dinë fundit. Ata e dinë se ç?po bëjnë.
Nga Berat BuzhalaKjo eshte nje histori e imja personale me T...
Fiks një vit më parë Kokëdhima pati bërë deklaratën e uzurpi...
Nga Sali Kabashi – Historian(Mali i Zi, i llastuari i Evropë...
Nga Hekuran VladiSali Berisha e pushoi pas 5 min Ylli Pangon...
Nga Artur AjaziSkandali më i fundit i bërë publik nga disa m...
Një duzinë aktorësh po protestojnë këto ditë, siç thonë dhe ...
Flamuri, metamorfoza shqiptare në 100 vjet105 vjet më parë, ...
Mesi i fushatës së 25 Qershorit në Shkodër…, një qytetar për...
Instituti i Statistikave konfirmoi zyrtarisht që shqiptarët ...
Grupi i eurodeputetëve në takim me homologët e tyre shqiptar...
Nga Roland QafokuKishte kohë që dukej gjithnjë e më pak. Fli...
Para do kohësh unë ju shkruajta dhe Ju kërkova si qytetar që...
Nga Agron GJEKMARKAJKryeministri, para pak ditësh, u gëzohej...
Nga Zef ZEFI Dy njolla të reja e zezuan “kartolinën” mavi’so...
Ambasadori i SHBA në Tiranë ka folur sot sërish direkt dhe a...
Ju jetoni në demokraci. Nëse ju i kërkoni, qeveria duhet të ...
Ka ndryshuar diçka e rëndësishme apo diçka e rëndësishme pri...
Prej gati tre dekadash Shqipëria si shtet, e shqiptarët si p...
Të përkëdhelur dhe të urryer.Alfred Adleri, në librin “Psiko...
Shefat e shtabeve të vendeve anëtare të NATO-s, u mblodhën n...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita shprehu pak ...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të enjte në Lozhan të Ma...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...