Çfarë është stresi ekstrem i nxehtësisë?/ Brenda fenomenit vdekjeprurës që po përhapet në të gjithë Evropën
Sipas një studimi të ri të madh, disa pjesë të Evropës po ...
Sipas një studimi të ri të madh, disa pjesë të Evropës po ...
Maks Velos i është prishur gjumi, siç ka deklaruar vetë ai. Pikërisht kur ka menduar se i ka mbyllur hesapet me të (gjumin), i ka ndodhur befasia. Në moshën e tretë njeriu me gjasë nuk duhet të çuditet lehtë. Por kështu nuk qenkësh! Kur mendon se të gjitha përvojat i ke kaluar dhe asgjë s?të shtang e nëse nuk je shëndetlig, i patravajë duhet të të afrohet gjumi, ndodh e papritura, ti e humbet përgjithmonë ëmbëlsinë e tij. Maks Velo ka humbur qetësinë e mendjes e të shpirtit.
Fjalët i ka si piskama a klithma, një si reagim fundor mbi poshtërsinë. Në dosjen e vet ka gjetur këmbëkryq thyerjen njerëzore, perversitetin e një sistemi, të vërtetën, e cila po aq sa të liron, po kaq të shtie në makth. Ai po përballet me të duke ulëritur që të dëgjojë kush ka veshë. Ngado i survejuar e i tradhtuar prej të gjithëve. Sistematikisht i goditur në besim e në intimitet nga miqtë e afërt. I harbohet dhembja, nuk i ndalet habia, i vjen të bërtasë dhe të pështyjë mbi bashkëkombësit e tij. Më shumë se burgu, rëndon tradhtia e mikut, vetë bestialiteti.
Ti i ke hapur derën dikujt ose ke trokitur për t?i lehtësuar dramat dhe e gjen veten objekt përgjimi, mish për oreksin e regjimit totalitar. Trishtim i skajshëm kur kupton që miqësia nuk paskësh ekzistuar. Ajo e jotja (miqësia) ka marrë si shpërblim spiunimin dhe denoncimin dhe menjëherë më pas, me pranga në duar, je nisur drejt Spaçit, Burrelit, Qafë Barit etj. Lamtumirë jetë, art, njerëz të familjes, lamtumirë e dashur, po iki për në ferr. Sistemi nuk ka qenë diçka metafizike, atë e kanë bërë njerëzit. Enver Hoxha nuk ka qenë vetëm, nuk është i vetmi fajtor.
Në fillim diktaturat janë tirani e pakicës mbi shumicën dhe gradualisht shndërrohen në tirani e shumicës mbi pakicën. Ndoshta të vetëdijshëm për këtë përmasë të bashkëpunimit shoqëror, procesi i hapjes së dosjeve u zvarrit, u denatyrua dhe dekomunistizimi s?u bë kurrë. Kështu, hetuesit dhe prokurorët e diktaturës bëhen deputetë, ministra, dekanë, avokatë, politikanë që flasin për standarde demokratike, integrim europian e madje edhe Reformë në Drejtësi. Kësisoj, çdo gjë u përzie me një teori të qartë relativizmi.
Tani Maks Velo çmeritet se zbulon se ka kaluar një pjesë të jetës mes persekutimit dyfish, atij të sigurimit të shtetit dhe të dobë- sisë karakteriale deri në kufijtë e frikës për limitet humane. Në njëfarë mënyre, në raport me historinë, viktimë është Maks Velo, por edhe ata që e incizuan, paditën apo që e nxorën si pre për mekanizmin e tiranisë. I pari meriton respekt se duke mos u thyer, ka vuajtur ndoshta të dytët mëshirën, sigurisht nëse kanë vuajtur sepse u thyen.
Ne këtë vend të vogël kanë ndodhur kaq shumë krime, gjëma, kobe, shtiratje, rrena e mujshari, sa si zor t?i zgjidhë ligji, megjithëse ai ka munguar totalisht. Vullneti për ligje kësodore ka lindur i vdekur. Fëmijët e kriminelëve janë krenarë për etërit. Bashkëpunimi ka qenë kaq i madh sa shoqëria nuk do të flasë, nuk do të përballet, nuk ka kurajë të shohë të vërtetën. I ikën asaj me galop, i bishtnon pa droje si një fëmije që s?e ka konsoliduar ende të menduarit.
Ajo dikur i ka urryer viktimat e veta si shërbë- torë të regjimit, e përpunuar nga ideologjia, tani i urren se i kujtojnë kalbjen shpirtërore me ekzistencën e vet. Amnezia është lutja e saj e fshehtë. Në këtë kontekst, Maks Velo, si një ish-i persekutuar që flet, këlthet, bërtet, në përgjithësi urrehet, nuk mirëkuptohet për tragjedinë e tij. Personalisht druaj se hapja e dosjeve në mënyrë selektive me gishtat e dorës ka qëllim të krijojë një psikozë-bllokim tek opinioni publik.
Për t?u thënë atyre se ja ç?ndodh: handraku, llomi, zhumilet, ujërat e zeza të ndërgjegjes kolektive dalin në bulevard, ndaj më mirë ta varrosim këtë histori një herë e përgjithmonë se na sjell pështjellim. Frika për vrasjen konsensuale të së vërtetës ekziston. Për turpin tonë nuk u ngritëm kurrë në lartësinë e një katarsisi etik për t?i hapur totalisht dosjet për të parë veten dhe tjetrin. Shumica nuk e do këtë sepse ajo ka bashkëpunuar për derë dhe politika sot ka nevojë për shumicën dhe bashkëpunimin tonë. Po ashtu, është rasti të themi edhe një gjë tjetër.
Sigurimi i shtetit ka qenë një strukturë terroriste, me një filozofi të gënjeshtërt dhe duhet bërë gjithashtu një pyetje, a duhen marrë si libra të shenjtë, sikur të jenë faqe Bible a Kurani, çdo gjë e shkruar në kartat e tyre? A mund të gjejmë mekanizmin që na e darovit këtë dilemë? Por kjo është një anë e së vërtetës, e cila s?ka asnjë vlerë nëse nuk këqyrim anën tjetër, domethënë hapjen e dosjeve për të gjithë pa kushte që dje, se sot dhe nesër është vonë. Nëse nuk na prishet gjumi si shoqëri, ashtu siç i ishte prishur Maks Velos për të shkuarën, nëse nuk e quajmë poshtërsinë poshtërsi dhe virtytin virtyt, si zor që ndër ne të instalohet etika publike qytetare dhe banaliteti i së keqes mbetet dominues.
Po sot kush e ysht spiunimin dhe shpifjen te Kryeministri, te ministri, tek eprori, te kryetari i opozitës, mbi të cilin prishen karriera dhe ndërtohen sosh? Shumica e personave që marrin një rrogë në shtet apo që ëndërrojnë një karrierë politike, kur janë tre veta, nuk thonë kurrë çfarë mendojnë, kur janë dy, thonë gjithçka e më përtej, qofshin deputetë apo rangje të tjera. Frika, spiunimi, shtirja në thelb s?kanë ndryshuar, kanë mbetur të njëjta si në diktaturë.
Ndërsa vetëm forma e ndëshkimit, po. Nuk shkon më në burg, por bëhesh emigrant, mbetesh pa punë, nuk merr atë që meriton kaq. Pra, ajo thënia frojdiane që po ia njohin për faj ?moralistët? një personazhi të vetëm ?jam pleh, jam qen?, është e vërtetë, mbase jo për të gjithë, por për shumëkënd po e po. Ishte e vërtetë dje kur spiunohej Maks Velo, është e vërtetë sot kur ai gjykohet për pikëllimin e vet. Po kaq e vërtetë mbetet për shumicën e politikanëve shqiptarë, produkte të incestit mes tranzicionit dhe veseve neootomane. Nëse Maks Velos ia ka fajin sistemi dhe njeriu i kapur prej tij për çka gjen në dosje, po ne kush na e ka fajin për dosjet e përditshme të mbushura plot me korrupsion, gënjeshtra e banalitet? Ndoshta ?plehu? dhe ?qeni? në shpirtrat tanë!
Nga Naum MARA* Seksi shet jo vetëm lajmet, por thuajse çdo l...
Këto dy ditë Prishtina u përfshi nga entuziazmi i 10-të vjet...
Pentagoni ka marrë vendim për të nxjerrë nga përdorimi më 9 ...
Nga Ilir Levonja*Shpalljes non grata, apo i pa dëshiruar në ...
Në postet e larta drejtuese, kur merr një detyrë publike, ës...
Pak ditë më parë një kolegu im, i fiksuar pas teorive konspi...
Nga Berat BuzhalaKjo eshte nje histori e imja personale me T...
Fiks një vit më parë Kokëdhima pati bërë deklaratën e uzurpi...
Nga Sali Kabashi – Historian(Mali i Zi, i llastuari i Evropë...
Nga Hekuran VladiSali Berisha e pushoi pas 5 min Ylli Pangon...
Nga Artur AjaziSkandali më i fundit i bërë publik nga disa m...
Një duzinë aktorësh po protestojnë këto ditë, siç thonë dhe ...
Flamuri, metamorfoza shqiptare në 100 vjet105 vjet më parë, ...
Mesi i fushatës së 25 Qershorit në Shkodër…, një qytetar për...
Instituti i Statistikave konfirmoi zyrtarisht që shqiptarët ...
Grupi i eurodeputetëve në takim me homologët e tyre shqiptar...
Nga Roland QafokuKishte kohë që dukej gjithnjë e më pak. Fli...
Para do kohësh unë ju shkruajta dhe Ju kërkova si qytetar që...
Nga Agron GJEKMARKAJKryeministri, para pak ditësh, u gëzohej...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Sipas një studimi të ri të madh, disa pjesë të Evropës po ...
Vetëm katër vende të BE-së e kanë zbatuar Direktivën e BE-...
Shtëpia e Bardhë i ka kërkuar Kongresit të miratojë një pa...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...