Avioni pa pilot Predator ish “mysafir” në Gjadër del në pension
Pentagoni ka marrë vendim për të nxjerrë nga përdorimi më 9 ...
Këto dy ditë Prishtina u përfshi nga entuziazmi i 10-të vjetorit të pavarsisë. Me oshilacionet e veta, ku njëra palë bojkoton, ku tjetra nuk i shpëton dot ekstazës duke hedhur valle deri sipër tavolinave. Një përvjetor që e gjen vendin në krizë me botën për shkak të shfuqizimit të një ligji mbi Gjykatën speciale. Marrëveshje këto të arritura si këmbim të kontributit në themelimin e një shteti demokratik për shqiptarët, mohikanët e fundit të ish federatës jugosllave. Aq më tepër që ka për qeveri një koalicion të sforcuar nga bisedime të lodhshme, gati 6 mujore për formimin e një kabineti qeveritar, si ky aktuali. Pa u futur tek bilancet ekonomike, ku tregu, prodhimi, fronti i punës vuajnë nga një informalitet i theksuar. Aq sa ato pamje zetorësh që zbrazeshin hendeqeve me prodhime, janë tregues kokëfortë i një ekonomie të kafshuar keqas. Pa përmendur gropat e zeza të korrupsionit, të cilin nuk po e mund dot edhe prania e botës me logjistikë dhe shërbime të tjera investiguese etj.
Mirëpo më thekshëm se Shqipëria vet, Kosova ka akoma një emigracion që i përket disi edhe konceptit patriarkal rreth familjes. Shqipëria jo edhe aq… Dhe kjo ia shton shancin për të përfituar akoma më shumë nga krahu i punës andej, pra ai emigracionit sidomos në Zvicër, Gjermani, vendet e ulta, Angli Shtetet e Bashkuara, deri në Zelandën e Re. Një emigrant i Kosovës mendon akoma si në kohën e para 30 a 50 vjetëve. Kurse ai Shqipërisë asesi. Mendon dhe nuk e ka problem të investojë shuma. Madje me nisma konkrete siç ishte edhe rasti i UÇK-së, apo ndërtimi i katedrales të nënës Terezës në Prishtinë. Madje bash në të njëjtin vend ku kish ekzistuar kisha katolike ku kish shërbyer një misionar i fesë dhe kulturës shqiptare si Pjetër Bogdani. Një kishë e rrafshuar nga ideologjia bolshevike e proletarëve dhe atyre me qëëlime për zhdukjen e çdo indicje të sojit të shqiptarëve. Krejt ndryshe në Shqipëri, kontributet i presin nga patriakana a kabinetet qeveritare të Stambollit. Pse jo dhe nga Arabia apo vende të tjera nga kultura e rërës dhe e beduinëve. Nga xhepat e tyre as mos e ço nëpër mend. Çfarë marrin nga emigracioni e duan për kafe dhe birra. Ose për qoka si xherri i dasmave.
Dhe sado përpjekjes entuziaste për dashuri kombëtarë, midis Shqipërisë dhe Kosovës tashmë kanë nisur fërkimet e para.
Arsyet janë të shumta.
Por të gjitha rrjedhin nga psikoza otomone. Nga ideologjia e socializmit që në Kosovë nuk dogji e përvëloi si në Shqipëri. Por prapë ka lënë shenja dhe gjurmë. Ka lënë produkte siç është dhe rasti i profesor Qoses me deklarat xhevahire karshi suportit politik të figurave me preajrdhje bolshevike nga Shqipëria mëmë.
Rrjedhin nga ndjesitë prej pashai të liderëve tanë. Dhe kjo u dëshmua edhe këto dy ditë mes Edi Ramës dhe Rramush Haradinajt. Por edhe plot të tjerëve…
Ndaj performancës së Rita Orës, rreth pritjes në Prishtinë, nuk kish si i mungonte Tirana. Njëri pas tjetrit liderët e saj nisën postime në muret personale të fejsbukut me popullin që i priste nëpër rrugët e Prishtinës. Duke qënë se liderëve të Tiranës u mungon populli. Nuk e kanë për gjë të përpiqen të manipulojnë mikpritjen shqiptare në përgjithësi, bash aty në zemrën e Dardanisë. Ca deklarata gërrgjarësh që kanë dështuar. Dhe që nuk kanë asnjë lidhje ta zëmë me shpirtin shqiptar që pasqyrohet në poemin kosovar të Mitrush Kutelit.
Ndaj nuk na mbetet t’i kujtojmë Prishtinës, se, nuk ka se çfarë të marri. Dhe se nuk ka se çfarë i duhet aspak kultura politike e Tiranës. Aq më tepër që sipas statistikave të fundit ka ulur ndjeshëm jo vetëm renditjen në bazë të ardhurave, por edhe moshën e re të popullatës. Po shkojnë drejt një shterpëzimi që përplaset fort me familjet e mëdha tuajat. Tirana vjen në Prishtinë për të përfituar. Dhe jo ndihmuar…, është në stilin tonë me tu dukur. Me zhurmë, me ideologji. Ashtu si puna e këtij propozimi nga Edi Rama për një president onorifik midis dy shteteve të shqiptarëve. Shqiptarët dhe vet Edi Rama nuk respektojnë institucionin e presidentit të tyre. Atij kushtetues, jo më këtë onorifikun. Por jo vetëm Edi Rama, edhe të tjerët. Jo më të respektojnë një president mes Kosovës dhe Shqipërisë. Eshtë një nga ato shashkat e radhës që ju ka prekur por shashkë. Një nga ato startimet ideollogjike me ju flet Tirana. Kaq…Kosovës nuk i duhet aspak Tirana. Por fatkeqësisht po shkon në gjurmët e saj. Po vepron si ajo.
Nëse Kosova do t’i rrijë larg Tiranës, duke përfituar nga asistenca e botës. Nga përvoja nën ish Jugosllavi. Duke pakësuar kulturën e shamive të kokës. Dhe duke qënë shqiptare safi, si në kulturën e emrave të fëmijëve. Duke qënë qytetare klasi në votime… do të jetë më shpejt se Tirana zyrtare në BE. Shumë më shpejt. E shumë shpejt do jetë Tirana që do ketë nevojën e konsulencës me ju.
Pentagoni ka marrë vendim për të nxjerrë nga përdorimi më 9 ...
Nga Ilir Levonja*Shpalljes non grata, apo i pa dëshiruar në ...
Në postet e larta drejtuese, kur merr një detyrë publike, ës...
Pak ditë më parë një kolegu im, i fiksuar pas teorive konspi...
Nga Berat BuzhalaKjo eshte nje histori e imja personale me T...
Fiks një vit më parë Kokëdhima pati bërë deklaratën e uzurpi...
Nga Sali Kabashi – Historian(Mali i Zi, i llastuari i Evropë...
Nga Hekuran VladiSali Berisha e pushoi pas 5 min Ylli Pangon...
Nga Artur AjaziSkandali më i fundit i bërë publik nga disa m...
Një duzinë aktorësh po protestojnë këto ditë, siç thonë dhe ...
Flamuri, metamorfoza shqiptare në 100 vjet105 vjet më parë, ...
Mesi i fushatës së 25 Qershorit në Shkodër…, një qytetar për...
Instituti i Statistikave konfirmoi zyrtarisht që shqiptarët ...
Grupi i eurodeputetëve në takim me homologët e tyre shqiptar...
Nga Roland QafokuKishte kohë që dukej gjithnjë e më pak. Fli...
Para do kohësh unë ju shkruajta dhe Ju kërkova si qytetar që...
Nga Agron GJEKMARKAJKryeministri, para pak ditësh, u gëzohej...
Nga Zef ZEFI Dy njolla të reja e zezuan “kartolinën” mavi’so...
Ambasadori i SHBA në Tiranë ka folur sot sërish direkt dhe a...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Andy Burnham po planifikon të zhvendosë pjesë të operacion...
Me temperaturat që po rriten ndjeshëm, Franca po detyrohet...
Përfaqësues nga organet e ndryshme të Bordit të Paqes do t...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...