VIDEO-Vrasja në Maliq, Lamallari “zbarkon” në Policinë e Korçës
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka zbarkuar në Dr...
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka zbarkuar në Dr...
Duke gdhirë e enjtja 22 shkurt Kompleksi i ndërtesave të Ambasadës Amerikane në Podgoricë ra pre e një sulmi kamikaz. Nga kolegët malazezë mësojmë se kundra kompleksit u hodh një granatë dore e tipit ?Kashikara?, prodhim jugosllave, mjaft e përdorur edhe nga kriminelët suedezë për qërim hesapesh ndërmjet tyre. Nuk dihet nëse bëhet fjalë për një ?Kashikara? të vjetër të kohës së Titos, apo një ?Kashikara? prodhim maqedonas tip M93. Pas hedhjes së granatës pati një shpërthim të dytë të tipit kamikaz,ku humbi jetën terroristi. Diplomatët amerikanë ishin me fat, që duke qenë natë ishin në shtrat dhe jo në zyra, sepse ciflat e një granata të tillë konsiderohen vdekjeprurëse në një rreze 12-15 metra dhe dëmtuese në një rreze 30-54 metra.
Kamikazi
Kamikazi Dalibor Jaukovic, 43 vjec, që kreu këtë akt terrorist, është një shtetas serb (me shtetësi edhe malazeze) lindur në
qytetin serb të Kraljevos dhe banues në Podgoricë. Metamorfoza e këtij terroristi serb shkon nga kriminel lufte në Kosovë në kamikaz antiamerikan në Podgoricë. Në përbërje të ?Jugoslavenska Vojskas? (ushtria e Milloshevicit) ai mori pjesë në luftimet dhe spatrimin etnik në Kosovë në vitet 1998-1999. Me firmën e kasapit Miloshevic kamikazi i Podgoricës në 16 qershor 1999 u dekorua me medalje trimërie për pjesëmarrjen e tij në operacionet luftarake në Kosovë. Motivacioni i medaljes është: Për angazhim ekstrem në kryerjen e detyrave për sigurinë dhe mbrojtjen e Atdheut? Ky motivacion fare mirë përkthehet si angazhim ekstrem në mbrojtjen e Atdheut serb duke plackitur e djegur pronat e shqiptasrëve, duke pushkatuar, therur e me raste edhe djegur të gjallë civilët shqiptarë apo duke përdhunuar gratë dhe vajzat shqiptare!
Ringjallja e antiamerikanizmit dhe diplomatët mjeranë amerikanë
Shndërrimi i Jaukovicit nga vrasës i shqiptarëve të Kosovës në kamikaz antiamerikan në Podgoricë është një tjetër tregues, që ujku serb lëkurën e ndërron, por zakonin e vrasjes nuk e harron. Sadoqë Edvini i ?Rilindjes? të këndojë karaoke me Sashën (Vucicin) e Beogradit, sadoqë ?shqiptarë të ndershëm? të Kosovës të bashkëpunojnë me ?shverca? të Serbvisë për t?i ushqyer shqiptarët e të dy anëvëe të kufirit shqiptaro-shqiptar me miell serb të përshtashëm për tu konsumuar nga bagëtija, sadoqë OJQ-irsa shqiptarë ish spiunë Sigurimi të bëjnë seminare, uorkshope dhe intershipe në funksion të miqësisë shqiptaro-serbe, sadoqë politikanët shqiptarë mund të jenë ?kollovarë? Serbije apo të kenë nostalgji për trimërinë e partizanëve titistë te ?Bit na Sutjeska?, përsëri serbët me shumë kënaqësi do t?i masakrojnë këtë ?shiftarski-t? e qelbur dhe do të jenë gati të vetësakrifikohen për të vrarë amerikanët e mallkuar. Me sa duket Fishta kishte të drejtë, që 100 vjet më parë, shkruante për marëdhëniet serbo-shqiptare: në mëni të shoshoqit kena le! Me zgjimin nga gjumi letargjik jelcinian të ?Ariut Mishka?, Serbët dhe Serbija kanë marrë zemër se po u vjen përsëri dita për t?i vrarë shqiptarët dhe për t?i sfiduar amerikanët.
Fatkeqësisht,kur të tilla kërcënime gjeopolitike po shtohen me progresion gjeometrik në Ballkan, diplomatëve amerikanë në Tiranë u ka ngelur sahati në kohën e të birit të Husein Obamës. Nga pjesa e dukshme e aktivitetit diplomatik amerikan në Tiranë shohim se harxhohet kohë, mund e shumë para për të mbrojtur të drejtat e supozuara të dhunuara të LGBT-ve shqiptarë. I bihet kavallit në të njejtën brimë vetingu. Promovohen shqiptarë plehra (trash Albanians), thithlopa fondesh USAID-i, Sorosi, BE-je e jo vetëm si edhe shpërfillen e denigrohen miqtë shqiptarë të Amerikës për të përkëdhelur armiqtë e saj realë ose potencialë në Shqipëri. Diplomatët amerikanë në Tiranë njëlloj si kolegët e tyre në Varshavë më shumë harxhojnë kohë majë bicikletës për Parada ?Gay Pride?, për pjesëmarrje në ballo pederasësh në ish Pallatin Mbretëror, sesa për të forcuar faktorin shqiptar në Shqipëri për t?i bërë ballë një Serbije revanshiste të kërleshur nga ngucjet, inkurajimet, finacimet e me raste edhe nga donacionet me MIG 29 e MI 35, që dhuron ?Misha? siberian për ?Cakallin? e vet ballkanik. Në Varshavë njëlloj si në Tiranë diplomatët amerikanë më shumë harxhonin kohë për t?i bërë presion qeverisë konservatore filoamerikane polake për liberalizim të ligjit të abortit, apo për të promovuar kauzën false LGBT, sesa për të ndihmuar aleatin polak të NATO-s të neutralizojë rrezikun nga raketat ultramoderne Iskander të Rusisë së ringjallur rreth e qark Kënigsbergut (Kaliningradit).
Ende qiraxhinjtë e ?Rlindja Ridge? nuk e kuptojnë se ?rilindasit? shqiptarë edhe kur i puthin prapanicën (bootlicking) i përbuzin, i kanë halë në sy amerikanët, por c?ti bësh halli i pushtetit të con edhe në derë të hasmit te Rruga ish Labinotit. Këta diplomatë nuk e kuptojnë se serbët thjesht i urrejnë po aq sa urrejnë dhe fqinjët e tyre shqiptarë. Fatkeqësisht sot në Tiranë vendin e ambasadorëve dhe diplomatëve amerikanë të kalibrit të Bernstein-it, Grant-it, Fulz-it, Rayrson-it, Carl Sibentrit-it, Francis Daëlong-ut apo kol. Applegate e kanë zënë?. T?i krahasosh ata me këta të sotmit është njëlloj si të krahasosh Tiranozaurin apo Velociraptorin, që sundonin globin në kohën e Jurasikut, me zhapikë, që shullëhen në diell mbi një rrasë guri.
Akti terrorist fatmirësisht pa viktima i Podgoricës tregon se serbët këta armiq të shqiptarëve njëkohësisht i urrejnë aq shumë amerikanët, sa që janë gati edhe të vetësakrifikohen vetëm për të vrarë apo plagosur amerikanë. Diplomatët amerikanë në Tiranë shresoj të kthjellohen se marëdhëniet serbo-shqiptare duhet dhe mund të ndërtohen vetëm sipas proverbit anglo-sakson: A good fence makes good neighbours. Ka ardhur koha që edhe mjeran diplomatët amerikanë në Tiranë ta kuptojën se duhet t?i ndihmojnë shqiptarët aleatë e miq të tyre, që të ngrenë një gardh të fuqishëm anti serb, e jo të merren me promovimin e kauzës false të LGBT-ve apo me sensibilizimin e shqiptarëve për abortin selektiv (Sic!) Revanshizmi ruso-serb, terrorizmi islamik dhe krimi i organizuar shqiptar i përkrahur nga qarqe të qenësishme të politikës me kontakte pune nga Khali në Kolumbi në Samara në Rusi është si ajo thënia latine ?Hanibal Ante portas?, ndërsa diplomatët amerikanë në Tiranë fatkeqësisht janë hala te ura. Ata nuk janë as te niveli i kryebashkiakes ?geishë? të Sarandës, që pasi e inaguroi me pompozitet bustin e Hillarisë e futi me diplomaci në një cep të mgazinës së bashkisë, kur mori vesh se ?The Donald? fitoi zgjedhjet! /GJERGJ THANASI/CNA.al
Nga Ilir LEVONJA*Kur pyet një të papunë në Shqipëri, se, a m...
Skishte si të ndodhte ndryshe kur protestën e thërriste vetë...
Nga Indrit Vokshi*PD është parti e cila ka emëruar nja 40 mi...
Gazetari Mustafa Nano, në emisionin e tij më të ri “Provokac...
Ditën e përë të vizitës zyrtare të ministrit Xhafa në Mbretë...
Nga Mitro ÇelaKëtë artikull e kam botuar më 22 shkurt 1991E ...
Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi po i japin “dorën e fundit...
Nga Ilir LEVONJANga dje e sot shqiptarët janë përfshirë në n...
Nga Bledian Koka‘Lali Eri’ është një term që Erion Veliaj e ...
Nga Ylli Dylgjeri*Akti i nxjerre per ta shpallur non grata P...
Në këtë foto Presidentja e Kroacisë Sh.S. Kolinda Grabar-Kit...
Nga Elida BuçpapajZoti Berisha, shtypi shqiptar ka nxjerrë n...
Media e djathtë amerikane “Frontpage Magazine” në pronësi të...
Maks Velos i është prishur gjumi, siç ka deklaruar vetë ai. ...
Nga Naum MARA* Seksi shet jo vetëm lajmet, por thuajse çdo l...
Këto dy ditë Prishtina u përfshi nga entuziazmi i 10-të vjet...
Pentagoni ka marrë vendim për të nxjerrë nga përdorimi më 9 ...
Nga Ilir Levonja*Shpalljes non grata, apo i pa dëshiruar në ...
Në postet e larta drejtuese, kur merr një detyrë publike, ës...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...