web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Protestat pa “ndalim” dhe Vettingu politik

21 Shkurt 2018, 14:48, Opinione CNA

Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi po i japin ?dorën e fundit? skenarit opozitar për ?protesta pa ndalim deri në rrëzimin e qeverisë Rama?.  Pas një periudhe qetësie nuk dihet sepse Luli dhe Monika vendosën të shfaqen sërish bashkë. Ndoshta i ka shqetesuar deklarata e Fatmir Xhafajt se ? pas Vetting-ut  në polici, do të ketë Vetting edhe në politikë?.  Një merak  i mundon të dy drejtuesit e ?opozitës? pasi fillimi  Vettingu-t në politikë, natyrisht nuk do të kursejë askënd që në dy dekada e gjysëm ka qeverisur dhe ka drejtuar pushtetin politik dhe ekonomik, që ka shitur dhe blerë zgjedhjet  në Shqipëri.

Por çfarë do të thotë me ?protesta pa ndalim? Luli dhe Monika, kush do tu shkojë pas atyre që në 9 muaj kanë dështuar me gjoja protestat, ultimatumet, kërkesat, sharjet dhe ofendimet ndaj qeveritarëve shqiptarë dhe ambasadorëve të huaj ? Asnjë nuk do të merret me dëshirat dhe propogandën bajate të ?frontit opozitar?, pasi sot më shumë se kurrë shqiptarëve u duhet liria, rendi  dhe siguria, u duhet vendi i punës dhe strehimi, u duhet lëvizja e lirë në Europë dhe investimet e huaja, u duhet zbatimi i reformave në organet e drejtësisë pasi kanë mbi 27 vjet që vuajnë picirrin dyerve  të gjykatave dhe prokurorive. Sot  shqiptarëve nuk u duhet dalja panoramike e Lulit dhe Monikës në seli partish dhe debate televizive, por u duhet një opozitë e përgjegjshme, e aftë, e moralshme, një opozitë e sinqertë dhe korrekte, një opozitë e padenoncuar dhe e paakuzuar, e cila të impenjohet maksimalisht në misionin e saj, dhe jo në mbrojtjen e interesave personale dhe familjare.

Pas Policisë Shtetit natyrisht që politika mbetet fusha ku Vetting-u duhet të bëjë qilizëm, duke kthyer përmbys gjithçka që klasa e njollosur politike ka bërë  duke nisur nga shkatërrimi  vendit, shitja e pasurive kombëtare, pasurimi i paligjshëm, grabitja e milionave të investimeve dhe deri tek blerjet e bujshme të pronave jashtë kufinjve tanë shtetërorë. Vetting-u në politikë, mbetet një urgjencë dhe një  domosdoshmëri jetike për largimin nga skena të atyre që kanë qeverisur dhe drejtuar në 27 vjet  vendin, që nuk kanë lënë gjë pa i bërë, dhe pa i marrë Shqipërisë dhe shqiptarëve, dhe që sot ?mallëngjehen? kur vjen 20 shkurti, 22 marsi apo 12 dhjetori, për të përkujtuar data dhe ngjarje të cilat nuk lidhen fare  me mëkatet e tyre.

Vetting-u në politikë, ka nisur të trembë lubitë e tokave në bregdet, gllabëruesit  e pronave të shqiptarëve, ka nisur të trembë ata që kanë blerë dhe kanë shitur në 27 vjet lumenjtë, malet dhe fushat e këtij vendi, ka nisur të trembë çehreprishurit e kollarisur që duan me çdo mjet, të pengojnë ecjen përpara të vendit dhe lumturimin e shqiptarëve. Frika e largimit me turp  nga skena politike, po i detyron milionerët e vjetëruar dhe  kameleonët e partive  të kthyera në çifliqe  të tyre, të sajojnë lloj-lloj  skenarësh me ?protesta pa ndalim? për të shembur institucionet e shtetit ligjor në Shqipëri. Të lodhur pas dështimeve të shumta, duket se ?fronti opozitar? ka shteruar forcat  dhe po përpiqet në metrat e fundit, të shpikë gjoja skenare me ?qeveri të lidhur me krimin? në një kohë kur të gjitha kredencialet flasin për mbështetje të kancelerive europiane  për rezultatet pozitive të kësaj qeverie. Padyshim lajmi Vetting-ut edhe në politikë, dhe afrimi i pranverës  kur është paralajmeruar  lajmi i  shumëpritur i hapjes së negociatave  me BE, mbeten ?gogoli?  që po shqetëson opozitën e Lulit dhe Monikës.

Një gjë tjetër që konstatohet lehtë në ?frontin opozitar? mbetet edhe fakti se, partitë e vogla të cilat nuk  përfillet  së fundi nga Luli dhe Monika, thuajse janë larguar. Kjo pasi ato 4-5 partiçka me nga 20-30 anëtarë, deri  tani rrinin  pranë Lulit me shpresën se PD pas humbjes së thellë do të ishte promotore e lëvizjes opozitare, ndërkohë që afrimi i Monikës, ka nxehur më keq inatin e tyre. Gjithsesi marsi erdhi, dhe shqiptarët sërish do të presin çfarë mrekullie do tu premtojë Luli dhe Monika për ti ftuar ata të jenë pjesë e ?protestave pa ndalim?,  për të ?rrëzuar qeverinë e krimit?, pasi  Ramën  ndoshta do ta  gjejnë sërish ditën e protestës mes investitorëve të huaj që presin të hedhin milionat e tyre në Shqipëri. Ka rëndësi që Flamur Noka e pranoi më në fund se ?edhe në politikë duhet Vetting?, ta ketë patur për Bashën  dhe Monikën  vallë ?

Nga ARTUR  AJAZI





Lajmet e fundit nga