"Rama jepe dorëheqjen"/ Diaspora proteston në Bruksel
Diaspora po zhvillon sot një protestë përballë godinës së ...
Diaspora po zhvillon sot një protestë përballë godinës së ...
Nga Dr. Bledar Kurti
*Që nga 1 prilli, shqiptarët do paguajnë edhe taksën e banesës. Një barrë më shumë për buxhetin e familjeve shqiptare, një faturë më e rëndë e energjisë elektrike apo e ujit të pishëm. Efekti zinxhir do sjellë rritjen e çmimit të qirave si për studentët në qytetet universitare, ashtu edhe për bizneset e vogla në mbarë vendin. 1 prilli nuk hyn me gënjeshtër por me taksa reale. Ai do sjellë edhe rritje të TVSH për bizneset e vogla duke detyruar shumë biznese të mbyllen, duke rritur kështu papunësinë, e duke ndikuar në mënyrë të drejtpërdrejtë në bizneset familjare e cila do rëndojë dukshëm në mijëra familje shqiptare.
Dhe a u shtrua ky debat për të informuar opinionin publik? Jo. A u argumentua dhe kundër-argumentua qëllimi i kësaj takse? Jo. A u diskutua përse të mos taksohen banesat e dyta, siç praktikohet në shumicën e vendeve të tjera? Jo. A ngriti zërin dikush në emër të qytetarëve apo bizneseve? Jo. E përse jo. Sepse opozita është dembele e merret me bejte e gallata në facebook.
Qëllimi i çdo qeverie është të taksojë një popull sa më shumë të mundet, por janë mekanizmat demokratik ata që e frenojnë atë deri sa të gjendet një vijë e përbashkët. Nëse qeverisë aktuale i shkrepet të taksojë edhe ajrin që thithim, nuk është çudi të miratohet pa zhurmë, pasi mekanizmat demokratik në mbrojtje të qytetarit janë rrëzuar. Dhe kjo është përgjegjësi e drejtëpërdrejtë e opozitës e cila nuk le barsaletë pa thurur, nuk le thasheshem pa përgojuar, nuk le status pa reaguar, por kur bëhet fjalë për ekonominë e familjeve shqiptare, fle e dembelosur, e vetëkënaqur me fitoren ndaj mullinjve të erës.
Sot, opozita nuk dikton linjën e diskursit dhe debatit publik. As edhe një debat politik nuk është inicuar nga opozita. Ajo vetëm ka reaguar ndaj mazhorancës dhe mbi të gjitha mbi deklaratat e disa gazetarëve ose analistëve në studiot televizive. Sot diskursin politik nuk e drejtojnë partitë kryesore të opozitës, por deklaratat ambiguoze të tre a katër analistëve. Dhe sigurisht që mazhoranca e lejon e madje e inkurajon këtë formulë pasi e ka më të lehtë të merret me një numër të vogël analistësh se sa me ushtritë e partive opozitare. Duke marrë në konsideratë që disa prej tyre janë pranë mazhorancës bëhet edhe më e lehtë ti shtosh finesë spin-it qeveritar. Nëse vëreni me kujdes, shumë prej tyre merren ende me Berishën. Kjo taktikë duket se ka funksionuar pasi teksa ende merremi me Berishën askush nuk merret me të tashmen e aq më pak me të ardhmen.
Dhe opinioni publik është i zënë në kurth. Dhe e gjitha kjo, sepse opozita nuk po merr dot frerët e prioritizimit të nevojave të qytetarit dhe vendit. Me dembelizmin e saj nuk merret as me gjërat e errëta e as me ato të bardha por vetëm me ato rozë. Ndaj edhe shqiptarët do e hajnë edhe një taksë më tepër, e kushedi se sa të tjera pas saj.
Nuk ka tirani më të keqe sesa të detyrosh një njeri të paguajë për atë që ai nuk dëshiron, thjesht sepse mendon se do të ishte e mirë për të. Asnjë shqiptar nuk është pyetur nëse kjo taksë do i shërbejë atij. Dhe asnjë zë opozitar nuk e ka bërë atë pjesë të debatit publik.
Zakonisht janë qeveritë ato që janë dembele e opozita e zellshme për debat e revolucion. Në Shqipëri është e kundërta. Ndaj opozitës sonë dembele e gjumashe i urojmë nga zemra: “pafsh ëndrra sa më të bukura!”/ CNA.al
Dallandyshe nuk ka më rrëzë ballkoneve tona. Në hollet e ban...
Nga Mero BazeDy deputetë të Partisë Demokratike janë peshkua...
Një koalicion i gjërë kolegësh pro qeveritarë janë përfshirë...
I konsideruar tashmë si një makth, terrorizmi nuk bën gjë tj...
Që nga mesnata e së hënës e deri mesditën e së martës, e pa...
Nga Arian GaldiniMedia shqiptare në përgjithësi është bërë s...
Nga Koloreto CukaliMë në fund, shpëtimi erdhi andej nga nuk ...
Nga Besart KadiaAxhenda Liberale 10Para 22 vitesh në kushtet...
Birra nuk kishte lidhje me shuarjen e etjes. Birra ishte sap...
Nga Prof. Dr. Arben Manasterliu“Përpara shkatërrimit vjen kr...
Nga ARTUR AJAZI* Korrupsioni, mbetet pengesa më e madhe dhe ...
Kjo historia e Teatrit që duan ta ndërtojnë me PPP (partneri...
Sot bota e sulltanit Erdogan është tepër e trazuar. Parlamen...
Po t’i shikoje sot shumë nga komentet e përballjes së Erion ...
Gjatë vizitës zyrtare në Shqipëri kryetari i Senatit të Repu...
Duke gdhirë e enjtja 22 shkurt Kompleksi i ndërtesave të Amb...
Nga Ilir LEVONJA*Kur pyet një të papunë në Shqipëri, se, a m...
Skishte si të ndodhte ndryshe kur protestën e thërriste vetë...
Nga Indrit Vokshi*PD është parti e cila ka emëruar nja 40 mi...
Gazetari Mustafa Nano, në emisionin e tij më të ri “Provokac...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...