Marshim dhe thirrje kundër qeverisë/ Mbahet sot protesta e 45-të në Tiranë
Ditën e sotme mbahet protesta e 45-të qytetare kundër qeve...
Ditën e sotme mbahet protesta e 45-të qytetare kundër qeve...
Eshtë një mëngjes i ftohtë, por plot oksigjen. Ndodhem në një kafe buzë bulevardit Pennsylvania., Washington DC. Ca çape më tutje është shtëpia e bardhë.
Mua gjithmonë më kanë pëlqyer mëngjeset. Me punë pa punë, dal të shoh davaritjen e natës. Është ajo orë e paqtë ku era e kafesë përzihet me ndjesitë e tua. Mbi paradokset, firot a arritjet, shkurt, teksa shijon kumtin e një kafeje province. Je në atë gjendje, që një poet hebre me emrin Yehuda Amichai, (Jehuda Amikai) e përshkruan me dy vargje, ”malet kanë luginat me mjergull/ unë mendimet e mia”.
Sipër kokës sime një aradhe fotosh nga presidentët e Amerikës. Me filxhanë kafeje në duar. Ambjenti rreth tyre qe pikërisht ky. Po pija kafe, pikërisht aty ku e kishin shijuar shumë syresh. Se si më shikonin… Nga iksi tek ypsiloni, Bushi, Obama etj. Ky aktuali, të cilin e kam fqinj në Florida, nuk kishte ardhur akoma të fiksonte një foto. Një kafe e thjeshtë që më kujtoi për pak ato mëngjesoret e kohës në dheun tim.
Dhe sapo çeka këtë, këtë nocion që dhëmb’. dheun, plot rrokapjekje vërshuan kohët. Duke filluar me siglat televizive, plot dhunë dritash e tingujsh, rreth agresorit shtëpia e bardhë. Koha e imperializmit dhe e social-imperializmit, kur ne një grusht njerëzish, i bënim karshillëk bllokadave, me ushtrimet fizike në orët e para të mëngjesit.
Vërshuan për të më ngërdheshur me veten nga qartësia e konceptit mbi lirinë, popujt, a luftën e klasave. Një vrarje e vetvetes me qejf shqiptarësh qëas sot e kësaj dite nuk peshon aspak. Por e kemi varur në atë gozhdën prapë derës, justifikimin, se, ashtu ishte koha.
Mbrëmjen e kaluar shëtita aty. Doja ta ndjeja me shputat e mia atë bulevard. Atë kopësht ku uleshin e ngriheshin zogjtë e ajrit, helikopterët me burrat e këtij shteti të madh. Këtij dheu emigrantësh që konsoliduan lirinë dhe të drejtat e njeriut fal një vendosmërie në rrotacionin e pushtetit, balancimin e tij dhe shenjtërinë e pronës. Dhe midis dhjetra adhuruesve, kishte plot protestues. Me pankarta, ku shkruheshin nga gjërat më të vogla. Deri tek ato kërkesat plot lutje shpirtrash për masakrat e sotshme në Sirinë e dënuar nga dinastia e Basharëve.
Po kjo është toka e lirisë dhe e të drejtave. Ndaj gjithçka tingëllon mëse normale. Dhe ja këta burra, i kisha fare pranë frymës sime. Fare pranë syve të mi tretur në atë bulevard ku po davaritej nata. Ku statujat e presidentëve të flasin nga çdo qoshe. Aq sa nuk është e vështirë për ta kuptuar se çdo tullë ka historinë e vet.
Një galeri e gjallë ku askush nuk ka mbi vete turp, qoftë ky i majtë apo i djathtë, por vetëm repsekt. Dhe ndjesi njerëzore të pashtershme, brezash që shkojnë e vinë, për të ndaluar aty, shkrepur qoftë dhe një foto. Qoftë një pleksje sysh për të të thënë se njerëzit nëse mundin demonët brenda vetes, kanë triumfuar.
Po ndërsa rrija e mendoja se në këtë periudhë timen amerikane, mbi trembjëdhjetëvjeçare, kam ndërruar 4 presidentë. Në vendin tim, në dheun tim, sillen e sqillen një grup emrash. Një kulturë bolshevike e posedimit të pushtetit, jo të balancave dhe të të drejtave të lirive. Dhe po paradoksalisht habiten e i nxjerrin sytë njëri tjetrit me aferat lobuese ruse, megjithëse janë kthyer vet në një sallatë turli e llojit rus.
Nga Artur AjaziE ndërsa viti i ri shkollor 2017-2018 nisi d...
Nga Sulejman GjanaTë besuarit fort tek përgjegjshmëria dhe k...
Pak kush e harron “Zonjën e Parë” të vendit kur në mes të pa...
Sot Azem Hajdari po të mos e kishin ndaluar plumbat e polici...
Nga ARTUR AJAZILulzim Basha duket se nuk e ka mendjen më te...
Nga Ilir Levonja *Ajo që është e trishtueshme me këtë histor...
Dakord, mësuesit kanë një profesion fisnik. Por, sot më 7 ma...
Nga Zef ZEFILoja dhe rregullatNuk ka prindër, familjarë, edu...
Komisioneri për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil, institucioni ...
Nga koha e piramidave ka mbetur si trashëgimi brilante dekla...
Jemi mësuar që në mediat e huaja të zënë vend lajme pa fund ...
2 Marsi i vitit 1444 ditë në të cilën princat arbëror u mblo...
Në bazën anti drogë të Policisë Kombëtare Kolumbiane në Neco...
Për lexuesin në mënyrë të qëllimshme kemi vënë për ilustrim ...
Disa të kërrusur e të lodhur nga jeta, të zbardhur flokësh p...
Nga Dr. Bledar Kurti*Që nga 1 prilli, shqiptarët do paguajnë...
Dallandyshe nuk ka më rrëzë ballkoneve tona. Në hollet e ban...
Nga Mero BazeDy deputetë të Partisë Demokratike janë peshkua...
Një koalicion i gjërë kolegësh pro qeveritarë janë përfshirë...
I konsideruar tashmë si një makth, terrorizmi nuk bën gjë tj...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një moment i pazakontë është shënuar në bregdetin Hendaye ...
David Sanchez, vëllai i kryeministrit të Spanjës, Pedro Sa...
Disa persona raportohet se kanë humbur jetën si pasojë e n...
Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokal...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...