Karburantet në Shqipëri/ Një krizë besimi mes çmimeve dhe transparencës
Çmimet e karburantit sot dhe roli i sh...
Çmimet e karburantit sot dhe roli i sh...
Nga Artur Ajazi
E ndërsa viti i ri shkollor 2017-2018 nisi dhe po mbyllet, me problemet dhe shqetësimet e veta, duket se një tjetër problem shqetësues për strukturat në qendër dhe rrethe mbetet degradimi i disiplinës në shkollat tona.
Degradimi disiplinës në shkollat e sistemit 9 vjeçar dhe të mesëm, ka vite që ka nisur, dhe çdo ditë vjen duke u thelluar si problem, duke marrë trajtën e një problem social dhe jo institucional.
Kjo për faktin sepse ajo ç?ka demonstrohet sot në rrugë dhe ambiente publike nga të rinjtë dhe nxënësit e shkollave, përshfaqet dukshëm në klasat dhe ambientet e shkollave, madje shumë natyrshëm.
Përballë kësaj problematike kaq delikate, janë vetë mësuesit ata që kanë ngritur disa herë zërin dhe ?kokën? fshehurazi , dhe në ndonjë rast edhe hapur, por asnjëherë të përkrahur nga drejtoritë arsimore dhe MAS, pasi me rregulloret e reja nxënësi në klasë sot është më fuqiplotë se mësuesi.
Ecuria dhe mbarëvajtja e procesit edukativo-mësimor, janë të lidhura natyrshëm me rolin e padiskutueshëm të mësuesit në shkolla, i cili po kthehet shpesh në gur shahu, madje po trajtohet si i tillë shpesh edhe nga nxënësit .
Tashmë është fakt se mësuesit në praktikën e përditshme të mësimdhënies, ndeshen hapur me probleme e vështirësi nga më të ndryshmet, që duhet ti kapërcejnë me durim, vullnet, pasion dhe së fundi edhe me vetënënshtrim profesional.
Mësuesit në shkollat e sistemit 9 vjeçar dhe të mesëm, përballen çdo ditë me kontigjente të ndryshme nxënësish, duke nisur nga ata që janë të zellshëm, të vëmendshëm, të rregullt, të disiplinuar e të impenjuar për tu arsimuar e përvetësuar në maksimumin e mundshëm dijet që shpjegon mësuesi.
Por veç tyre, mësuesit përballen edhe me nxënës të pavullnetshëm, dembelë e krejtësisht të pamotivuar, si dhe nxënës që manifestojnë sjellje të papranueshme për ambientet shkollore, duke përshfaqur arrogancë, kërcënim për shokët dhe shoqet e klasave, apo provokojnë zhurma dhe sherre, ofendojnë madje duke demonstruar xheste rrugaçeske duke e vështirësuar seriozisht procesin e mësimdhënies.
Këta janë nxënësit problematikë, numri i të cilëve po rritet me shpejtësi sot në çdo shkollë të vendit, kryesisht në qytete.
Realisht konstatohet një prirje negative e një kontigjenti të caktuar nxënësish, ku në vend të merren me pergatitjen e tyre mësimore, merren më tepër me lojëra të rrezikshme dhe aspak të lejuara në shkolla si ato kompjuterike, merren përgjatë gjithë orëve të mësimit me dërgimin e SMS-ve duke u larguar nga librat, e për pasojë kjo ka sjellë rritjen e mediokritetit që pengon në përgatitjen dhe formimin e tyre arsimoro- edukativ.
Mësuesit dhe specialistët e sistemit arsimor, mendojnë se përballë këtij realiteti alarmant duhet një impenjim maksimal nga të gjithë, duke filluar nga stafet e shkollave, prindërit, dhe nxënësit, institucionet arsimore deri tek Ministria e Arsimit dhe Sporteve.
Aktualisht shkollat tona pergatitin vetëm 65 per qind të nxënësve të aftë për të vazhduar arsimin e lartë, pjesa tjetër mbetet peng i veseve dhe problemeve të trashëguara qysh nga klasat e ulëta të 9 vjeçares deri në mbarimin e shkollës së mesme.
Mësuesit si misionarë të dijes, mbeten sot figura kryesore në përgatitjen dhe arsimimin e brezit të ri, por mbetet me rëndësi ndërtimi i raporteve të drejta ligjore mësues-nxënës, të cilat sot janë deformuar.
Shkollat tona duket se kanë humbur shumë, dhe humbja më e madhe mbetet ajo e disiplinës brënda klsave. Kërkesat e mësuesve duhet të jenë të forta, brenda rregullores dhe etikës, të jenë me takt pedagogjik dhe jo imponues, jo autoritar dhe jo denigrues, jo brutal jo burokratik.
Por të gjitha këto kërkesa kërkojnë natyrisht durim, vullnet, qetësi mendore dhe fizike, dhe përkushtim. Mungesa e masave shtërnguese dhe ndëshkuese ndaj nxënësve problematikë, mbetet sot ?thembra e Akilit? që nuk po gjen zgjidhje nga asnjë strukturë qëndrore dhe vendore e arsimit.
Realiteti brënda klasave në shkolla tona sot është alarmant, pasi edhe MAS dhe DAR-et në rrethe duket sikur nuk merret seriozisht me rivlerësimin e figurës së mësuesit, dhe forcimin e disiplinës në klasa.
Mësuesi ka sot një rol të veçantë në misionin e tij, pasi merret çdo ditë me formimin e personalitetit dhe identitetit të nxënësit nga cikli i ulët deri në përfundimin e maturës.
Nga ana tjetër mbetet fakt se mësuesi vitet e fundit po përballen me realitete të cilat kërkojnë ngritjen e tyre profesionale, përgjegjshmëri, dhe mbi të gjitha autoritet të padiskutueshëm, për të ndikuar pozitivisht në procesin e edukimit dhe formimit të çdo nxënësi.
Drejtuesit e shkollave dhe strukturave arsimore nga qendra deri në bazë, duhet të jenë mbështetësit kryesor të mësuesit, për ti dhënë atij jo vetëm autoritetin e duhur, por edhe performancën profesionale.
Rëndësi të madhe ka puna në ekip, pasi edhe procesi edukativ i çdo nxënësi në shkolla, do të jetë i sigurtë. Drejtori i shkollës, duhet të ketë parasysh jo vetëm të drejtat e nxënësve në shkolla, por të forcojë edhe rolin e mësuesit, dhe autoritetin e tij në klasë.
Në dekadën e fundit realiteti në klasat e shkollave ka qenë shpesh i trishtueshëm, me pasoja të rënda për figurën e mësuesit, ndaj mungesa e komunikimit mes drejtuesit të shkollës dhe dyshes mësues-nxënës mbetet domosdoshmëri urgjente, në të kundertën nuk do të arrihet kurrë të realizohet projekti edukimit dhe formimit të nxënësit në shkollat tona.
Nga Sulejman GjanaTë besuarit fort tek përgjegjshmëria dhe k...
Pak kush e harron “Zonjën e Parë” të vendit kur në mes të pa...
Sot Azem Hajdari po të mos e kishin ndaluar plumbat e polici...
Nga ARTUR AJAZILulzim Basha duket se nuk e ka mendjen më te...
Nga Ilir Levonja *Ajo që është e trishtueshme me këtë histor...
Dakord, mësuesit kanë një profesion fisnik. Por, sot më 7 ma...
Nga Zef ZEFILoja dhe rregullatNuk ka prindër, familjarë, edu...
Komisioneri për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil, institucioni ...
Nga koha e piramidave ka mbetur si trashëgimi brilante dekla...
Jemi mësuar që në mediat e huaja të zënë vend lajme pa fund ...
2 Marsi i vitit 1444 ditë në të cilën princat arbëror u mblo...
Në bazën anti drogë të Policisë Kombëtare Kolumbiane në Neco...
Për lexuesin në mënyrë të qëllimshme kemi vënë për ilustrim ...
Disa të kërrusur e të lodhur nga jeta, të zbardhur flokësh p...
Nga Dr. Bledar Kurti*Që nga 1 prilli, shqiptarët do paguajnë...
Dallandyshe nuk ka më rrëzë ballkoneve tona. Në hollet e ban...
Nga Mero BazeDy deputetë të Partisë Demokratike janë peshkua...
Një koalicion i gjërë kolegësh pro qeveritarë janë përfshirë...
I konsideruar tashmë si një makth, terrorizmi nuk bën gjë tj...
Që nga mesnata e së hënës e deri mesditën e së martës, e pa...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Një asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës këtë të shtun...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafae...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...