Nga Marin Mema/Dosja Gërdeci dhe drejtësia e munguar
Për të dhjetin vit me radhë familjarët e viktimave të shpërt...
Kur pushtetet çmenden prodhojnë fabula që nuk i besojnë veçse vetë. Kjo po ndodh edhe me Rilindjen që i është futur një aksioni, sa hajdut edhe qesharak, për të vjedhur anëtarët e këshillave bashkiakë të LSI. Në Vlorë, në Laç, në Skrapar apo në Shkodër, përditë po del nga një lajm largimesh demonstrative nga ish partia e Ilir Metës.
Deri këtu nuk ka ndonjë çudi.
Tashmë është bërë zakon që partitë që janë në qeveri fusin duart në tepsinë e atij që nuk ka më gjë në dorë.
Por, në këtë histori, e bukur është të vërehet se përse po largohen ?zëmërthyer? ish anaëtarët e LSI.
Po të lexosh deklaratën e shkodranëve që i përplasën dërën në fytyrë Monikës, aty thuhet se ata nuk e durojnë dot faktin se një parti që u ngrit për të përshpejtuar rrugën drejt BE, tani po influencohet nga qarqe dashakeqe ruse. Me po të njëjtën gjuhë, të ngjashmit e tyre në Vlorë, thonë se nuk e falin dot mbrojtjen që po i bëhet oligarkëve rusë që kanë financuar PD-në. Pathosi anti sovjetik duket se i ka peshuar si një gur i rëndë në zemër edhe kryemëdhenjve të Kurbinit, të cilët theksuan në deklaratën e shkëputjes se nuk kanë asnjë gjë të përbashkët me politikat që duan të përçajnë Shqipërinë me Perëndimin dhe ta lenë atë jashtë BE-së.
Për të vënë duart në kokë është sidomos justifikimi që kanë gjetur 6 skraparllij të irrituar që e kanë përligjur rendjen e tyre drejt socialistëve me mosmbështetjen e interesave ruse në Ballakan.
Pra, në thelb, grabitja kombëtare që socialistët po i bëjnë vëllezërve të tyre armiq, në mënyrë qesharake po kërkohet të shitet si një akt moral. Nga Belishi në Fier e Gjirokastër deri në Vlorë dhe në Shkodër, ata që kanë pranuar të bëhen pjesë e partisë si Ilir Metës pas shfaqes me bllok në dorë, pas deklaratave për kokëpalarët e 21 janarit, pas vjedhjes së zgjedhjeve lokale të 2011 në Tiranë, pikërisht ata që as nuk janë skuqur dhe as nuk janë zverdhur nga piruetat, sa në prerin e Berishës aq dhe në atë të Ramës, tani qenkan bërë të ndërgjegjshëm për t?i thënë ndal ndërhyrjes ruse në Shqipëri.
Ky është teksti absurd që atyre u është vënë në duar nga zyrat e propagandës së pushtetit dhe që ata e kanë lexuar si çmimin qesharak për t?u pranuar në gjirin e PS.
Por, këtu problemi nuk është as tek këto marioneta që shfaqen në publik me shalët hapur, as tek LSI-a që po braktiset prej tyre. Të dyja palët po paguajnë faturën e rëndë të një politike klienteliste që zgjat prej një dekade. Të parët që pasi kanë rrëmbyer në emër të zvarrsjes pas pushtetit, tani duhet të blejnë të ardhmen duke u shfaqur si kllounë në mediat ramiste. E dyta, që pasi i ka përdorur këta sharlatanë, tani po shijon frytet e hidhura të ?besnikërisë? të blerë me para. Edhe tradhtarët e LSI-së edhe partia e tyre e braktisur në këtë rast duhen mëshiruar po njësoj.
Prandaj në këtë fabul të rëndësishëm nuk janë ata.
Këtu problemi është tek deliri dhe tek humbja e arsyes së pushtetit. Pasi u mundua të fabrikojë me të gjitha mënyrat fabulën e financimeve ruse të PD, propaganda e rilindjes po mëton sot t?i mbushë mendjen shqiptarëve se pjesa më mercenare e partisë me mercenare të vendit qënka a aftw pwr akte moralo-patriotike.
Pra deri në këtë pikë janë çmendur propagandistët e Rilindjes sa po kërkojnë t?i shesin publikut edhe një fabul si kjo. Deri në këtë pikë e kanë humbur arsyen sa një histori tepsie duan t?a servirin si një makth që vjen prej Rusie.
Prandaj meraku i vërtetë i kësaj që po ndodh nuk është se po jetojmë në kohën e një opozite gjithnjë e më të blerë dhe gjithnjë e më të dobët, por në periudhën e një pushteti gjithnjë e më të çmendur, që po fillon të besojë në devizën tipike të diktaturave: ?sa më e madhe gënjeshtra, aq më e besueshme është?.
Për të dhjetin vit me radhë familjarët e viktimave të shpërt...
Nga Enkel DEMI* Te filmi “Nëntori i dytë”, një fshatar, ku k...
Nga Zef ZEFI*Mbërritja e komunistëve:Çfarë janë këta, pyesni...
Ka një përpjekje të pafundme të politikës shqiptare për të v...
Edi Rama ka treguar edhe njëherë në Bruksel se ai di të jetë...
Pardje kam bërë një shkrim për çështjen e Teatrit Kombëtar d...
Të dy jemi shqiptarë, nga Veriu apo nga Jugu, nga Perëndimi ...
Nga Prof. Dr. Arben Manasterliu *Luli dhe Mona po bëjnë atë ...
Debati i ditëve të fundit lidhur me veshjen e prezantueseve ...
1-Në një nga konferencat ekzibicioniste popullore, “gju më g...
Sot, gjatë konferencës për shtyp të Lulzim Bashës, prita një...
Një organizatë që lufton për rrëzimin e formës së tanishme t...
Nga Nikoll Lesi*Flitet shumë se si do veprojë LSI-ja për zgj...
Sa herë shoh ndonjë lypës të shtrirë në rrugë, pa shtëpi e ç...
Po t’a dëgjoje Edi Ramën të hënën në mbëmje në “Studio e hap...
*Lobimi i gabuar dhe logjika naive.Si e braktis politika log...
Nga Dritan HilaNuk do të kisha marrë mundimin t’i ktheja për...
Në mes të Tiranës në një nga zonat më të mbrojtura e më të s...
Nga Artur AjaziNë çdo vend demokratik, publikimi qoftë edh...
Nga:Dr. Bledar Kurti Më 10 Dhjetor 1948, Asambleja e Përgjit...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...