Këshilltarët e LSI-së, këta rilindas patriotë
Nga Enkel DEMI* Te filmi “Nëntori i dytë”, një fshatar, ku k...
Për të dhjetin vit me radhë familjarët e viktimave të shpërthimit në Gërdec, u drejtuan tek pllakata e vendosur pranë kraterit të dikurshëm.
Ajo është shenja e fundit që përkujton atë që ka ndodhur në këtë fshat në 15 mars të vitit 2008.
Gjithçka tjetër ka ndryshuar, me një kujdes të jashtëzakonshëm, për të mbuluar, fshehur, e humbur çdo gjurmë të asaj mesdite të zezë që mori 26 jetë njerëzish të pafajshëm. Gërdeci duket një tjetër fshat, me trotuarë, më rrugë të shtruara, me shtëpi të reja, e njerëz të shkujdesur?
Në forma e mënyra të ndryshme, politika është përpjekur të ndajë komunitetin e këtushëm, dikund duke përdorur presionin, dikund dëmshpërblimet, duke ofruar punësim e investime të ndryshme, duke shfrytëzuar varfërinë e pamundësinë e tyre, me të vetmin objektiv, imponimin e heshtjes. E gjithë kjo skemë nuk ka pasur në bazë dhembshurinë, apo ndjenjën e pergjegjësisë për këtë masakër, por mbylljen sa më të shpejtë të historisë së Gërdecit.
I mbytur mes interesash të mëdha, përfitimesh marramendëse, korrupsioni e përfshirje deri në nivelet më të larta, kapitulli i Gërdecit, jo pa qëllim është bërë gjithmonë e më i errët. 10 vite më pas asnjë zyrtar nuk është më pas hekurave. Disa me zhurmë, e disa në heshtje u shpallën të pafajshëm, u larguan apo lanë qelitë.
Asnjë zyrtar vërtetë i lartë nuk u dënua, të gjithë i shpëtuan në mënyrat e tyre drejtësisë shqiptare. Pa llogaritur që shefat e vërtetë nuk u hetuan kurrë.
Në përfundim konkluzioni është i njëjtë, 26 njerëz të pajshëm prehen sot nëndhe, ndërsa për ta nuk mban më pergjegjësi penale askush. Pra Gërdeci gjithnjë e më shumë po kthehet në një rrëfim të harruar.
Aq absurde është bërë gjithçka, sa duket sikur familjarët e viktimave janë ata që kërkojnë diçka të padrejtë. Në fakt edhe mes tyre janë përpjekur të krijojnë ndasi dhe kjo gjë për shumë arsye ka ndodhur.
Janë rrënqethëse përleshjet në gjykatë të Zamira Durdës nënës së Erisonit të vogël që vdiq në moshën 7 vjeçare teksa luante në fshat me biçikletën e tij.
Ajo kërkon drejtësi, vetëm drejtësi për birin e saj dhe asgjë tjetër. Kjo drejtësi i është mohuar, i është rrëmbyer, përkundrazi njerëzit që i vranë djalin enden të lirë, krekosen në ekrane e fryhen krenarë.
Nëse flasim për reformën në drejtësi, për pastrim, për luftë ndaj korrupsionit, për hapje dosjesh, për hetime të reja, për ligj të barabartë për të gjithë atëherë gjithçka duhet të fillojë nga këtu.
Dosja Gërdeci duhet rihapur, e rigjykuar ashtu siç i takon, duke vënë para përgjegjësisë këdo që është lyer e përlyer, që ka fshehur, manipuluar, vrarë, masakruar, korruptuar, ndryshuar e mbyllur këtë ngjarje të tmerrshme.
Të gjithë përgjegjësit duhet të ulen në bankën e të akuzuarve, për t?u përgjigjur jo për një aksident teknologjik siç e përcaktuan, por për vrasje, vrasjen e 26 njerëzve në 15 mars 2008.
Kjo duhet të jetë sfida e parë, sfida e të vërtetës, për të treguar se kjo reformë nuk është si gjithë të tjerat e nuk druhet ballë pushtetit të askujt.
Fundja pikërisht këtë presin të gjithë shqiptarët, që drejtësia më në fund të bëjë drejtësi./CNA
Nga Enkel DEMI* Te filmi “Nëntori i dytë”, një fshatar, ku k...
Nga Zef ZEFI*Mbërritja e komunistëve:Çfarë janë këta, pyesni...
Ka një përpjekje të pafundme të politikës shqiptare për të v...
Edi Rama ka treguar edhe njëherë në Bruksel se ai di të jetë...
Pardje kam bërë një shkrim për çështjen e Teatrit Kombëtar d...
Të dy jemi shqiptarë, nga Veriu apo nga Jugu, nga Perëndimi ...
Nga Prof. Dr. Arben Manasterliu *Luli dhe Mona po bëjnë atë ...
Debati i ditëve të fundit lidhur me veshjen e prezantueseve ...
1-Në një nga konferencat ekzibicioniste popullore, “gju më g...
Sot, gjatë konferencës për shtyp të Lulzim Bashës, prita një...
Një organizatë që lufton për rrëzimin e formës së tanishme t...
Nga Nikoll Lesi*Flitet shumë se si do veprojë LSI-ja për zgj...
Sa herë shoh ndonjë lypës të shtrirë në rrugë, pa shtëpi e ç...
Po t’a dëgjoje Edi Ramën të hënën në mbëmje në “Studio e hap...
*Lobimi i gabuar dhe logjika naive.Si e braktis politika log...
Nga Dritan HilaNuk do të kisha marrë mundimin t’i ktheja për...
Në mes të Tiranës në një nga zonat më të mbrojtura e më të s...
Nga Artur AjaziNë çdo vend demokratik, publikimi qoftë edh...
Nga:Dr. Bledar Kurti Më 10 Dhjetor 1948, Asambleja e Përgjit...
Fiks 11 ditë pas kapjes së 613 Kg. kokaine të pastër në Mami...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Andy Burnham po planifikon të zhvendosë pjesë të operacion...
Me temperaturat që po rriten ndjeshëm, Franca po detyrohet...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...