Nga Agron GJEKMARKAJ/ S’doja ta fyeja Shkrelin, por pse heshtin dy mbrojtësit e trashëgimisë historike?
Pardje kam bërë një shkrim për çështjen e Teatrit Kombëtar d...
Edi Rama ka treguar edhe njëherë në Bruksel se ai di të jetë një manipulator i talentuar. Në qëndrimet që ka mbajtur dhe në intervistat që ka dhënë, gjatë një turi të kësaj fillim jave, për t?u mbushur mendjen autoriteteve të BE që t?i hapin dritën jeshile Shqipërisë, ai ka thënë një numër të vërtetash që, të gjitha sëbashku, krijojnë një imazh të gënjeshtërt.
Le t?i marrim me radhë?
Ai ka përsëritur tezën e vjetër se është në interesin e BE që Ballkani perëndimor të mos jetë ?këndi i lojrave të ndonjë fuqie tjetër?.
Ai ka bërë apel që politikanët e kontinentit plak nuk duhet të bien pre e ideologjisë të forcave nacionaliste që luajnë me frikën e zgjerimit.
Ai ka ridikulizuar shqetësimin për lidhjet e politikës me krimin e organizuar, duke lënë përshtypjen se steriotipi i një vendi që e ka të keqen në ADN-në e vet, duhet përbuzur.
Ai madje ka shkuar edhe më tej, duke nënvizuar politikën e dy standarteve, që dikur pranoi bullgarët (populli që plagosi papa Vojtilën) dhe rumunët (që i mbushën bulevardet e Europës me prostituta), ndërsa sot përdor të tjera kritere për gjashtshen që mëton të antarësohet.
Ai nuk ka pranuar faktin se ka vende që janë përpara Shqipërisë në garën e anëtarësimit duke hedhur dorashkën e sfidës se me problemet që ka me Kosovën, Serbia nuk do të mbërijë kurrë në Bruksel përpara nesh.
Ai e ka quajtur tashmë një dëshirë që ne i?a përmbushëm Europës, e cila e kërkoi me ngulm reformën në drejtësi dhe se ata nuk kanë më arsye tjetër për të na mbajtur peng.
Po t?i shohësh një e nga një të gjitha argumentat që kryeministri shqiptar ka renditur në intervistën për Politico.eu, janë të vërteta (lexo linkun poshtë).
Rama hap sfidën: Ne do t?i lëmë mbrapa serbët në garën për në BE
Në Europë fryma ksenofobe, si rezultat i suksesit të partive populiste, po rritet; rreziku që kjo pjesë e Ballkanit të bëhet pre e forcave anti- perëndimore po shtohet; frika nga zgjerimi është po aq e fortë sa dhe stereotipet që gëlojnë për popullsitë tona.
Të gjithë këta faktorë, që nuk varen nga ajo, janë pengesë reale për përparimin normal të Shqipërisë drejt Brukselit.
Por, pranuar këtë, duhet thënë gjithashtu se kjo është vetëm njëra anë e medaljes.
Fakti se në në Europë na paragjykojnë, nuk e fsheh dot realitetin e lidhjes së politikës me krimin dhe mbushjes së parlamentit me banditë.
Fakti se ?nuk e kemi krimin në ADN?, nuk e mohon dot se gjatë qeverisjes së rilindjes tonelatat e narkotikëve që i çojmë Europës janë shtuar.
Fakti se kemi votuar Reformën në Drejtësi nuk e mbulon dot ?largimin në drejtim të paditur? të gjitha kokave të policisë që drejtonin skemën kriminale të kultivimit dhe trafikimit të kanabisit.
Fakti që Serbia ka probleme të rënda me Kosovën nuk e zhbën dot prapambetjen tonë në përmbushjen e detyrimeve.
Fakti se dikur BE ka pranuar rumunët dhe bullgarët, nuk na jep ne të drejtën të kërkojmë të bëjë të njëjtat lëshime.
Në këtë kuptim, duke thënë të vërteta të thjeshta dhe të ditura për atë që çalon në kontinentin e vjetër, Rama mëton të fshehë përgjegjësitë e tij si kryeministër i një vendi që kërkon të bëhet anëtari më i ri. Ai nuk është në rolin e një mendimtari të lirë, apo të një intelektuali vizionar që ka për qëllim të tregojë se si bëhet më e mirë BE. Fatkeqësisht për të, ai është në petkun e përfaqësuesit të një vendi të vogël dhe me probleme, që duhet të jetë i pranueshëm për të trokitur aty.
Duke veshur rrobat plot lara dhe ngjyra të të parit, ai refuzon të mbajë kostumin e ngushtë të atij që më shumë se me të drejtën për të imagjinuar, shkon në Bruksel me detyrimin për të raportuar.
Dhe duke përmbysur këtë ekuacion ai e dëmton vendin e tij. Sepse ai nxjerr përpara Europës një fytyrë që shtrembëron realitetin, për të cilën ajo nuk ka shumë nevojë.
Pardje kam bërë një shkrim për çështjen e Teatrit Kombëtar d...
Të dy jemi shqiptarë, nga Veriu apo nga Jugu, nga Perëndimi ...
Nga Prof. Dr. Arben Manasterliu *Luli dhe Mona po bëjnë atë ...
Debati i ditëve të fundit lidhur me veshjen e prezantueseve ...
1-Në një nga konferencat ekzibicioniste popullore, “gju më g...
Sot, gjatë konferencës për shtyp të Lulzim Bashës, prita një...
Një organizatë që lufton për rrëzimin e formës së tanishme t...
Nga Nikoll Lesi*Flitet shumë se si do veprojë LSI-ja për zgj...
Sa herë shoh ndonjë lypës të shtrirë në rrugë, pa shtëpi e ç...
Po t’a dëgjoje Edi Ramën të hënën në mbëmje në “Studio e hap...
*Lobimi i gabuar dhe logjika naive.Si e braktis politika log...
Nga Dritan HilaNuk do të kisha marrë mundimin t’i ktheja për...
Në mes të Tiranës në një nga zonat më të mbrojtura e më të s...
Nga Artur AjaziNë çdo vend demokratik, publikimi qoftë edh...
Nga:Dr. Bledar Kurti Më 10 Dhjetor 1948, Asambleja e Përgjit...
Fiks 11 ditë pas kapjes së 613 Kg. kokaine të pastër në Mami...
Prof. Dr. Arben ManasterliuNa u lodh edhe Monika! Gjashtë mu...
Eshtë një mëngjes i ftohtë, por plot oksigjen. Ndodhem në nj...
Nga Artur AjaziE ndërsa viti i ri shkollor 2017-2018 nisi d...
Nga Sulejman GjanaTë besuarit fort tek përgjegjshmëria dhe k...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...