Nga Lorenc VANGJELI/ Simetria e ligë e të keqes
Ka një përpjekje të pafundme të politikës shqiptare për të v...
Nga Zef ZEFI
*Mbërritja e komunistëve:
Çfarë janë këta, pyesnin shqiptarët për maskat (prej fronti) të komunizmit që filluan të duken në Shqipëri në fillim të viteve 40 të shekullit të kaluar, nderkohë në Mirditë, këtë maskë ata s’e hoqën dot dhe per 20 vjet të tjera, (afër viteve 60) derisa e nënshtruan me zjarr, hekur e luftë të pastër civile.
Kishin mbërritur bolshevikët, mercenarët shqiptarë kozmopolitë, të shitur tek internacionalizmi antikombëtar.
Me rënjen e Mirditës dhe malësive të tjera, këta armiq të betuar të lirisë, instaluan shpallen, aplikuan dhe afirmuan luftën.
Lufta u bë kryefjalë e çdo fjalie, duke filluar nga fëmijët e çerdhes deri tek funeralet; kryefjalë e mbledhjeve, takimeve, kongreseve, festave, gjykatave, në kushtetutë, në kode penale, civile, deri tek kodi i familjes dhe ai gjenetik. Lufta e ketyre maskave ideologjike “shqiptare”, shfarosi shqiptarë më shumë se luftrat pushtuese, botërore e rajonale të shek XX.
“Lufta e klasave, është forca kryesore lëvizëse që çon përpara zhvillimin e shoqërisë dhe konsolidon fitoret e socializmit,-” direktivonte, ideologu dhe udhëheqësi terrorist shqiptar me triumfalizëm mbasi e kishte vdekur politikën, shtetin, ekonominë dhe shoqërinë shqiptare.
“Lufta dhe Perversiteti asgjësojnë shtetin…- thotë filozofi (i majtë) bashkëkohor M. Rekalkati i cili nuk i referohet ferrit shqiptar, luftës qytetare kundër njeri rjetrit, por luftës së ftohtë globale: “…njerëzit jetonin në paranojë duke ia nështruar individualitetin dhe subjektivitetin e tyre, ideologjisë…,partisë, -pastaj vazhdon; -…busulla e masave ishte orjentuar në drejtim të idealit, proceset historike ishin të ndara për ontologji të mirët kundër të keqinjve. Perfundimisht shek XX ishte shekulli i fanatizmit paranojak, lufta e plumbit, vdekja e fjalës, vdekja e politikës. Sot ne shek XXI, politikën po e vdes perversiteti…”-perfundon filozofi.
Perversët…?
Fjala pervers në perdorimin e zakonshëm, ka hyrë si term që lidhet me perceptimin frojdjan, dmth si praktika seksuale të devijuara ose të dhunshme, si tejkalim i nevojës për riprodhim. Frojdi seksin e kafshëve e konsideronte normal, ndersa atë njerëzor pervers. Sepse ndersa kafshët e bëjnë atë vetëm për nevojat e ekonomisë së species, njerëzit më shumë se për riprodhim, e bejne për të kënaqur një pulsion tjetër atë të dëshirës së un-it, gjë që tek kafshët mungon.
Është Zhak Lakan (1901-1081) një nga psikoanalistët dhe filozofët më të famshëm francezë, që e ka studjuar dhe shpjeguar këtë pulsion human (dëshirën) në raport me ligjësitë natyrore apo me ato humane të (kufizimeve) morale, shoqërore, kushtetuese apo penale:
Filozofi del në përfundimin se perversiteti i vertetë, pra perversët klinik, nuk janë personazhet biblikë që thyejn këshillën e Zotit për pemën, as personazhet e Dostojevskit, per arsye se të parët, biblikët, mbas fajt ndjejnë turp për lakuriqësinë e tyre, edhe të dytët dostojevskjanët, pavarësisht se e thyejnë, e njohin kufirin, rregullën, ligjin, perderisa reflektojnë.
“Perversi klinik ndryshon nga njeriu transgresiv,- thotë filozofi,- sepse perversi i vertetë, nuk e ka sensacionin e turpit, as reflektimin. Përkundrazi ai synon, fshirjen e të gjitha rregullava normave etike të bashkëjetesës së një shoqërie, mbi të cilat janë ndërtuar ligjet për rrjedhojë ekzistenca e shoqërisë, per rrjedhojë shteti.”
Zhak Lakan, në “leksione…” ka vendosur në njerën anë Emanuel Kant, filozofin iluminist të rregullimit te shoqerise nepermjet ligjit, i cili përcaktonte kriteret etike të jetës normative, ligjore e shoqërore, ndersa ne polin e kundërt, shkrimtarin, filozofin dhe teoricienin libertinist Markezin De Sade(1740-1814), prej të cilit ka rrjedhur edhe fjala e njohur sadist.
Objektivi final i perversit klinik është asgjë-simi i magjistraturës, i nocionit të së drejtës, të vertetës, i mëkatit, Zotit, nocioneve kulturore, historike, etike dhe morale e ne kete vakum, të themelojë ligjin absolut të vesit, në sherbim të deshirave të shfrenuara e kënaqësisë së egër të instiktit.
Ky lloj perversi, pavarësisht se duket konfuz, është i qartë, i kthjellët, i ndergjegjshëm, i korruptuar, i pamëshirshëm.
Ai hidhet mbi objektin (viktimën) e tij që janë; moralisti, mësuesi, edukatori, akademiku, gjykatësi, gazetari, opozitari apo çdo lloj institucioni a entiteti që i kujton atij ligjet, rregullat apo normat.
Çfarë janë këta, bolshevikë apo perversë?
Perversët në Shqipëri…? “Habitati i lumturisë së perversit, thotë Zhak Lakan, është mjedisi dhe shoqëria ku mbisundon frika, kriminaliteti, vuajtja, përbuzja, mjerimi, ankthi, poshtërimi, ku viktima është depersonalizuar, një objekt bosh, që ekziston vetëm per ti kenaqur epshet dhe veset xhelatit sadist.”
Jemi në vitin e gjashtë të qindvjetëshit të Dytë të Shtetit shqiptar. Dhe (nuk)përbën çudi për shumicën e shqiptarve se nga gati gjashtë vite, 5,5 vjet ose 91,5% (me tendencë drejt 99,99%), qeverisin shkaktarët, bijtë e bolshevikëve, dorasët e vertetë, njëkohësisht përfituesit e drejpërdrejtë moralë e materialë të LUFTES ndërqytetare(klasave) mbi shqiptarët.
Përgjatë 74 vitesh mbas Luftës së Dytë botërore, kohë kur shtetet e tjera moderne u bënë, “shteti” shqiptar për 64 vjet të kësaj kohe, në qeverisje fuqiplote ose bashkë-qeverisje kanë qënë të majtët. Kjo e barabartë me 86% të kohës për shtetbërjen, por në vend të shtetit kjo e majtë u dha shqiptarve Luften, antishtetin.
Këto shifra nuk duan shkollë më shumë se arsimi i detyrueshëm 4-8-9 vjeçar, aq me pak gjithë-ologjistë, akademikë komsomolas për të kuptuar se Atdheu ynë i përbashkët i të majtës e të djathtës, ka qënë në një palë të vetme duarsh. Ato të majta.
Ndersa të djathtat për 10 vjet qeverisje, maxhoranca modeste apo të larme (perjashtuar 1992-96) nuk do të mund ta pengonin, as PKSH, as PSSH, as LSI, as rilindjen…, per tua bërë shtetin shqiptarve.
Po ti çonim filozofit francez Donatien-Alphonse-François de Sade foton shqiptare të fillimviteve 40′-90′ të shek. XX dhe një foto të Shqipërisë aktuale të fillimshekullit XXI, ky do të thoshte se është e njejta, ç’më duhen dy. Si maska e frontit si kjo tjetra…
Ka një përpjekje të pafundme të politikës shqiptare për të v...
Edi Rama ka treguar edhe njëherë në Bruksel se ai di të jetë...
Pardje kam bërë një shkrim për çështjen e Teatrit Kombëtar d...
Të dy jemi shqiptarë, nga Veriu apo nga Jugu, nga Perëndimi ...
Nga Prof. Dr. Arben Manasterliu *Luli dhe Mona po bëjnë atë ...
Debati i ditëve të fundit lidhur me veshjen e prezantueseve ...
1-Në një nga konferencat ekzibicioniste popullore, “gju më g...
Sot, gjatë konferencës për shtyp të Lulzim Bashës, prita një...
Një organizatë që lufton për rrëzimin e formës së tanishme t...
Nga Nikoll Lesi*Flitet shumë se si do veprojë LSI-ja për zgj...
Sa herë shoh ndonjë lypës të shtrirë në rrugë, pa shtëpi e ç...
Po t’a dëgjoje Edi Ramën të hënën në mbëmje në “Studio e hap...
*Lobimi i gabuar dhe logjika naive.Si e braktis politika log...
Nga Dritan HilaNuk do të kisha marrë mundimin t’i ktheja për...
Në mes të Tiranës në një nga zonat më të mbrojtura e më të s...
Nga Artur AjaziNë çdo vend demokratik, publikimi qoftë edh...
Nga:Dr. Bledar Kurti Më 10 Dhjetor 1948, Asambleja e Përgjit...
Fiks 11 ditë pas kapjes së 613 Kg. kokaine të pastër në Mami...
Prof. Dr. Arben ManasterliuNa u lodh edhe Monika! Gjashtë mu...
Eshtë një mëngjes i ftohtë, por plot oksigjen. Ndodhem në nj...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...