VIDEO-Vrasja në Maliq, Lamallari “zbarkon” në Policinë e Korçës
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka zbarkuar në Dr...
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka zbarkuar në Dr...
Një Komb të gjallë dhe të vdekur apel Sulltan Ramës
Jo më kufi mes shqiptarëve
Beteja e Koshares e 9 prillit të vitit 1999 është një nga betejat më të lavdishme të historisë së kohës së re të shqiptarëve.
Ajo është qendra e gravitetit shqiptar, epiqendra e perimetrit ku historikisht shqiptarët janë ndeshur me armiqtë tanë shekullorë.
Në këtë perimeter të lavdishëm janë përleshur Kreshnikët e Jutbinës me krajlitë serbe, Gjergj Elez Alia me bajlozët e detit.
Këtu janë organizuar kryengritjet e para kundër Reformave të Tanzimatit, aksionet e para të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit për mbrojtjen e trojeve tona etnike nga coptimi, nga traktatet e kongreset e hartuara në kurriz të tyre nga Fuqitë e Mëdha, për të paguar haraçet e Perandorisë Osmane të mundur.
Prej këtej e nisën turravrapin drejt Lidhjes Shqiptare të Prizërenit Mic Sokoli, Sylejman Vokshi, Ali Ibra. Nga Tropoja fluturoj Tahir Sinani si shqiponjë për Kosovë, Preshevë, Shkup e Tetovë.
Këtu janë zhvilluar luftrat e përgjakshme të viteve 1909- 1910 në Qafë të Morinës me ushtrinë e Turgut Pashës.
Kosharja shtrihet përballë Shkëlzenit madhështor, qendrës së Shqipërisë Etnike.
Ajo shërben si kurorë e Junikut të lavdishëm, djepit të Kuvendit të 21-25 majit të vitit 1912, ku u mblodhën 250 delegatë nga të gjitha trojet etnike të Kombit Shqiptar dhe hartuan Platformen e Kryengritjes së Përgjithshme që çoi në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë dhe ngritjen e Flamurit nga plaku i urtë i Vlorës, Ismail Qemali. Truri i këtij Kuvendi, Hasan Prishtina, i mbështetur fort nga Bajram Curri dhe Isa Boletinn lëshoi Proklomatën ” Shpëtim a vdekje”.
Në 100 vjetorin e Kuvendit të Junikut zëri brilant i Shkurte Fejzës evokoi historinë në vargje të poetit Hamit Alia Mjeshtër i Madh:
“O Junik me kulla guri,
Prej tek ti u nis Flamuri.
Prej n’Koshare n’Kaçanik,
Thërret Kosova: o Junik”.
Ne Tropojë u mblodh Kuvendi i Bujanit dhe u kërkua Bashkimi Kombëtar pas Luftës së Dytë Botërore sipas Paktit të Atlantikut, të Drejtës së Popujve për Vetë vendosje.
Prandaj në Luftën e UÇK-së, Tropoja, u ba mbështetja kryesore për të përmbushur ëndrrën e mbetur përgjysmë.
Në Junik ranë heroikisht dragonjtë Bedri Shala, Bekim Berisha, Elton Zherka, Permet Vula, me 10 gusht 1998.
Këtë vepër sublime na e përcjell me dhimbje e krenari zëri piskamë i kantautorit Ilir Shaqiri:
“Kush vjen nga Tropoja,
Nga po vjen ushtima,
Thonë vjen Bedri Shala,
Thonë vjen Bekim Berisha,
Kullat e Junikut nga një gjamë e lëshojnë
Bedriu dhe Bekimi thonë: k?tu do të luftojmë”.
Në djepat e Junikut u përkund Edmond Hoxha, i cili ra heroikisht me Zahir Pajazitin e Vushtrisë, dhe Hakif Zejnullahun e Llapit, më dt 31 Janar 1997, të cilët ishin pushkët e para të lirisë.
Në odën e Met Shalës në Junik shtrëngoj duart me plakun me plis të bardhë e me mustaqe ?buldozeri i Ballkanit?, Richard Holbrooche. Në foto, prapa burrit me plis e mustaqe, shihet Flamuri Kuq e Zi, ndërsa pas shpinës së Holbroochet Flamuri Amerikan, çka do të thotë Çertifikim ndërkombëtar i UÇK-së.
Djem e vajza nga të gjitha trojet Iliro-Dardano-Arbërore dhe nga Diaspora u rreshtuan në rradhët e UÇK-së dhe qindra prej tyre ranë heroikisht në luftime të përgjakshme me makinerinë e satrapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviçi.
Ata ju kishin përgjigjur thirrjes së Atdheut me moton: ” Një Komb një qendrim”:
Jam çlirimtar, jam në trojet e mia.
Kur thërret Atdheu në këmbë Shqiptaria.
Beteja homerike e Koshares, më dt 9 prillit 1999, është më e përgjakshmja, më e vështira për shkak të terrenit të thyer, pozicionit strategjik të Rrasës së Zogut 1.600 m mbi nivelin e detit, me mbi 1 m. borë, dukshmëria e dobët, me forca të pabarabarta, e armatim simbolik përballë ushtrisë serbe ku kishte të inkuadruar edhe oficerë rus. Luftohej në distancë të afërt dhëmb për dhëmb e trup me trup, për çdo metër për çdo pëllëmbe tokë.
Operacioni i Brigadës 138 titullohej ?Shigjeta?, hartuar nga djaloshi i Karadakut Agim Ramadani, me nofkën ?Katana? dhe Sali Çekaj, me nofkën ?Veterani?.
Aktet heroike të kësaj luftë na i përcjell kënga popullore:
“Shqip kur flet gur e lis
E çajnë qiellin përmjedis.
Për Kosovën jap dy jetë.
Vdekjen time e vras vetë.
Kush është trim, kush është djalë,
Zot Atdheut për me i dalë,
Pasha qiell e pasha dhé
Plumba s’kanë sa jemi né”.
Kjo luftë spartane, gjakatare, e dhimbshme por heroike na kujton Betejën e Termopileve, ku Leonidha me 300 spartanë u ndesh me ushtrinë e madhe të persëve të Kserksit. 300 spartanët ranë në fushëbetejë nga i pari tek i fundit. Ata luftonin, pavarësisht humbjes së armëve, duke përdorur thonjtë dhe dhëmbët në përpjekje për të kafshuar dhe për të shkuar drejt fitores duke u çjerrë. Vrisnin vehten e nuk dorëzoheshin të përballeshin me turpin.
Gladiatorët e Brigadës 138 ?Agim Ramadani? ngjiteshin Rrasës së Zogut si shqiponja në gurë.
Ashtu si nënat spartane kur përcillnin djemtë për luftë i porositnin: “Kthehu me mburojë ose mbi të”. Edhe Ajkunat e Kosovës u kërkonin Omerëve të tyre të shtrenjtë: “Kthehuni me fitore ose mbështjellë me flamur”.
Trimat e Koshares përseritën Epokën e Gjergj Kastriotit ? Skënderbeut.
Ashtu, si në Albulenë, më 2 shtator të vitit 1457, Heroi ynë me ushtrinë e tij shpartalloi 80.000 ushtarë të ushtrisë turke edhe UÇK-ja e lavdishme shpartalloi ushtrinë serbe dhe shembi kufirin.
Operacioni ?Shigjeta? ia doli të shembë kufirin mes Shqiptarëve e hapi korridorin e furnizimit me armatim e mbështetje logjistike. Shembja e kufirit mes Kosovës dhe Shqipërisë kishte rendësi juridike në të Drejtën Ndërkombëtare.
Kjo ua bënte të pamundur forcave serbe kontrollin e territorit që ndante një Komb në mes.
Në Koshare u shemb Kufiri, që ishte thyer më 6 maj të vitit 1997 në Vlahen të Hasit në drejtim të Kuzhinit, që përkon me ditëlindjen e Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti ? Skënderbeut.
Forcat okupatore u kishin zënë pritë flakadanëve të Lirisë, që u printe Luan Haradinaj. Luani ishte me Ramushin, Femi e Xhevë Lladrovcin, Emrush Xhemalin, Iliaz Kodrën, , Ali Ahmetin, Selim Krasniqin etj. Në këtë përleshje të përgjakshme ra Luani dhe u plagosën Ramushi dhe Femi Lladrovci. Forcat okupatore kishin goditur me armë të rënda altilerie me qëllim për të asgjësuar të gjithë luftëtarët shqiptarë.
Ndonëse i plagosur, Simboli i Qëndresës Shqiptare, Ramush Haradinaj, përmes plumbave dhe granatave e tërheq trupin e pajetë të vëllait e mban mbi supe për katër orë dhe e varrosin në Vlahen të Hasit për ta rivarrosur, më dt 24 gusht të vitit 1999 së bashku me luftëtarët e tjerë në Gllogjan.
Veprën e Luanit, dhembjen e krenarinë për të, na sjell zëri i spikatur i Ilir Shaqirit:
“Gjoksi i Luanit një qiell me furtuna.
Bëhen tok e rrjedhin dy Drinat e Buna.
Gurin e kufirit e shkul si dhëmballën,
Mbi krater vullkani trimi e hedh vallen”.
Trimat e Kosharës shembën Kufirin që e kishin thyer në mëngjesin e acartë të 14 dhjetorit të vitit 1998 Mujë Krasniqi (Komandant Kapuçi) me 36 luftëtarët e tij, të cilët ranë në mënyrë heroike. Ushtria dhe policia serbe u kishte organizuar pritë në vendin e quajtur “Te likenet e Hasit?, në Gorozhup të Pashtrikut.
Mujë Krasniqi ishte komandant i Brigadës 113 të Zonës Operative të Drenicës.
Ai ka qenë pjesëmarrës në daljen publike të UÇK-së në fshatin Llaushë të Drenasit, ku në varrimin e mësuesit Haliti Geci, vrarë nga forcat serbe, Mujë Krasniqi bashkë me Rexhep Selimin dhe Daut Harajdinin, më dt. 28 nëntor 1997, bënë publike daljen e UÇK-së.
?Kapuçi? ka udhëhequr njësitin e tij në ofensivat e UÇK-së në zonën operative të Drenicës dhe në zonën e Dukagjinit. Në nderim të veprës së tij në vendlindje, në Klinë, organizohet çdo vit Festivali ” I kendojmë lirisë”, më dt. 6 , 7, 8 qershor.
Brigada 138 ?Agim Ramadani?, që operonte në Zonën Operative të Dukagjinit, me Komandant Ramush Harajdinin, e përmbushi detyrën, perfundimisht e shembi Kufirin.
Më datë 9 prill piramidat ranë.
Për disa ditë është bërë luftë përtej fantazisë njerëzore.
Krojet e gjakut rridhnin nëpër Rrasen e Zogut e bashkoheshin me përroin ku trimat çdo mëngjes lanin sytë, rruheshin e kriheshin duke u parë në ca pasqyra të vogla që mbanin në xhepa me qëllim që të bëheshin të bukur para vdekjes.
Shumë prekëse janë pamjet që transmetonin kamerat e vëllezërve Ismail e Ilir Buçpapaj. Në një krah luftohej, në anën tjetër marigotë qendisnin Flamurin Kombtar. Ashtu si luftëtarët e Aleksandrit Madh, Pirros së Epirit, Gjergj Kastriotit kërcenin dhe këndonin para se te hynin në luftë edhe luftëtarët e UÇK- në terren ja merrnin Këngës së Patriarkut të rapsodisë shqiptare, Dervish Shaqja:
“Moj Shqipëri, mos thuaj mbarova,
Se djemtë e tu hala janë gjallë.
Rrept? është çue në këmbë Kosova,
E bajnë luftën ballë për ballë”.
Buçpapajt me kamerat e tyre mbajtën lart moralin e luftës duke transmetuar aksionet heroike të pishtarëve të lirisë.
Gjatë luftimeve ranë në fushëbetejë për të mbetur në altarin e lirisë më dt. 11 prill, poeti, piktori, anëtari i Akademisë Europiane të Arteve, Komandant ?Katana?, Agim Ramadani. Gjatë luftës u tregua strateg i zoti, i pari që shembi Kufirin. Pas thyrjes së kufirit ra në Zharet për të mos vdekur kurrë e përjetësuar në këngë.
? n’ Malet e Koshares shkrep një pushkë e vjetër.
Me lirinë moj loke djali po t’vjen n’Zhegër.
Prapë në Dardani po bie tupani.
Vjen n’dasëm t’Kosovës, Agim Ramadani”.
Me 14 prill, në Majën e Gllavës, vritet trimi nga Tetova, Mujdin Aliu. Populli e këndon:
“Jam djalë nga Tetova, me ka thirrë Atdheu.
Vetë Adem Jashari, gjaku i Skënderbeut.
Lamtumirë, moj loke e ti o babë Qerimi,
Vet me mesuat si duhet Atdheu, si bëhet betimi”.
Më dt. 19 prill, vritet Sali Çekaj, me nofkën ?Veterani?, intelektuali, juristi, oficeri gueril, veprimtari i madh që nga Protestat e Vitit 1981 që diti në mënyrë unikale të gjitha cilësitë që kishte t?i përdorte pa u kursyer në shërbim të Atdheut e çështjes Kombëtare.
Gjatë luftimeve të ashpra ranë në fushën e nderit 114 dëshmorë që prehen në lëndinat e Koshares, në hijen e lisave.
Ata ranë për të mbetur lisa të rritur mbi eshtra që kanë vetëm një Atdhe.
Lulekuqe që çelin mbi gjakun e derdhur sa herë vjen pranvera. Ata janë rreze dielli në sytë e fëmijëve, kokërr loti në faqet e rrudhosura nga dhimbja të nënave që kanë humbur djemtë, cicërimë zogu, sy shqiponje, vetëtimë muzgu dhe agu, krushq lirie në dasmat e Atdheut, përmendore e shpirtit të Kombit. Çdo vit i kërkojmë tek guri i kufirit, ku reja shkrepi e gjaku rrodhi damarëve të tokës.
Në këtë përvjetor të 19- të që përkon me 10 vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, më 20 vjetorin e Epopesë legjendare të Jasharajve dhe Haradinajve, me Vitin Jubile të Gjergj Kastriotit, janë Krushq Lirie në sofër të parë.
Nderim të veçantë e përkulje me respekt për protagonistët e kësaj Beteje që shembi kufirin mes shqiptarëve.
Mirënjohje për heronjtë e vdekur dhe të gjallë si Agim Ramadani, Sali Çekaj, Mujdin Aliu, Nuhi Tahiri, Abaz Thaçi, Rrustem Berisha, Hisen Berisha, Mehmet Fetahu, Nasim Haradinaj, djemtë e Tropojës: Xaj Çela, Rakip Sadiku, vëllezërit Kuçana, Rexhep Kortoçi, Hysni Neziri, Xhevahir Selmani, Bylbyl Breçani, Feriz Trezhnjeva e Avdyl Trezhnjeva.
Gjaku i derdhur për shembjen e kufirit, për liri e pavarësi, është apel për Sulltan Ramën.
Një Komb i tërë, të gjallë dhe të vdekur, i thonë ?Jo më kufi mes Shqiptarëve?.
Një Komb i tërë, të gjallë dhe të vdekur, i thonë Edvin Duçes, Edvin Hitlerit, nuk mund të vendosesh kurrë kufi të shembur me gjak e jetë njerëzore të dhëna në lule të rinisë.
Shqiptarët, të mbështetur nga Amerika dhe NATO-ja, nuk do ta lejojnë instalimin e kalifatit tënd me mbështetjen e Erdoganit dhe Putinit, duke ushqyer neo-otomanizmin e neo-bizantizmin.
Shqiptarët do t?i thonë ?Jo, Jugosllavisë së Re?, që Edi Rama po përpiqet ta bëjë me Vuçiçin; ?Jo shitjes së pasurive kombëtare?. Do të mbrojnë me çdo çmim Çështjen Çame e Sovranitetin Kombëtar. Do të mbrojnë me çdo çmim Simbolet Kombëtare e Vlerat e Demokracisë. Tani e ka fjalën Sovrani Popull.
Shikoheni se çfarë po kërkohet nga Sali Berisha dhe tabori i...
Sot është përvjetori i 50-të i vrasjes së njeriut që e bëri ...
Nga Ilirjan BlloshmiMaskarenj!Qe ta sqarojme nje here e mire...
Edi Rama ia doli mbanë të bëjë atë që opozita shqiptare kish...
Jam i detyruar te bëj këtë dekleratë për mbarë opinionin pub...
Prej së shtunës, kur disa qindra kuksianë të revoltuar i vun...
Me afrimin e përvjetorit të pushimit fashist të 7 prillit 19...
Nga Enkel Demi*Sot, është e Premtja e Madhe, ditë morti e pë...
Prof. Dr. Arben ManasterliuDikur ishte i zgjuar ai apo ajo q...
Nga Ilir Levonja*Të paktën për ne shqiptarët duhet të ishte ...
Nga Mero BazeMbi paaftësinë e Lulzim Bashës nuk ka më debat....
Nga Roland Qafoku*I implikuar direkt në 10 vrasje. I akuzuar...
Kur pushtetet çmenden prodhojnë fabula që nuk i besojnë veçs...
Për të dhjetin vit me radhë familjarët e viktimave të shpërt...
Nga Enkel DEMI* Te filmi “Nëntori i dytë”, një fshatar, ku k...
Nga Zef ZEFI*Mbërritja e komunistëve:Çfarë janë këta, pyesni...
Ka një përpjekje të pafundme të politikës shqiptare për të v...
Edi Rama ka treguar edhe njëherë në Bruksel se ai di të jetë...
Pardje kam bërë një shkrim për çështjen e Teatrit Kombëtar d...
Të dy jemi shqiptarë, nga Veriu apo nga Jugu, nga Perëndimi ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...