Vrasja e efektivit në Maliq/ Kuvendi mban 1 minutë heshtje
Kuvendi i Shqipërisë ka nisur seancën e sotme duke mbajtur...
Kuvendi i Shqipërisë ka nisur seancën e sotme duke mbajtur...
Me afrimin e përvjetorit të pushimit fashist të 7 prillit 1939 po ofrojmë për lexuesin historinë e një incidenti ushtarak të vitit 1934 midis Mbretërisë së Shqipërisë dhe Italisë musoliniane. Përgjithsisht ky incident me reperkursione ndërkomëbtare është pak ose aspak i trajtuar nga historigrafija shqiptare.
Në fillim të verës 1934 Musolini ndërmorri një fushatë presioni diplomatik, ekonomik, ushtarak dhe subversioni me anë të shërbimit sekret kundra Shqipërisë dhe personalisht Mbretit Zog. Musolini shpresonte, që ta kthente Shqiëprinë në koloni de facto, ndonëse de jure do të vazhdonte të ishte gjoja shtet i pavarur.
Mbreti Zog i rezistoi presioneve italiane, me qëllim që të ruante si pavarësinë e Shqipërisë ashtu edhe fronin mbretëror. Me mjete diplomatike, dukeluajtur me kontradiktat, që kishte Italia me Jugosllavinë, Greqinë, Perandorinë Angleze dhe Francën, Zogu iu kundërpërgjegj presionit italian edhe me mjete ushtarake. Ai në fund të majit 1934 urdhëroi trupat shqiptare të mernnin nën kontroll në Durrës disa pikëmbështetje italiane duke dëbuar për në Itali të gjithë këshilltarët ushtarakë italianë, që veprononin në Shqipëir në përputhje me klauzolat e Paktit të Tiranës 1927.
U morrën nën kontroll nga trupat shqiptare një radiostacion bregdetar në Durrës, katër anije patrulluese (motovedeta) të Klasit ELCO relativisht modern prodhim i vitit 1927 si edhe një bateri topash Skoda kalibër 75/27 mm të modernizuara nga Ansaldo në Itali.
Musolini u përgjigj duke dërguar në 23 qershor në radën e Portit të Durrësit, Skuadrën e Parë Detare të Tarantos për të ndërmarrë një demonstratë detare kërcënuese. Përballë Durrësit u vendosën 22 luftanije italiane në formacion luftimi. Si anije admirale ishte Karrocata Caio Dullio 25 000 tonëshe, ndërsa në këtë skuadër bënin pjesë edhe 4 kryqëzorët e rëndë Fiume, Zara, Trento e Pola prej 13 000 tonësh, kryqëzorë të lehtë si Bartolomeo Colleoni, Giovannoi delle Bande Nere dhe Luigi Cadorna me tonazh rreth 6700 ton, si edhe një sërë kacatorpedinierash (destrojerë) dhe torpedinierash (korvetash) bashkë me anije ndihmëse si 2 rimorkiatorë, një cisternë etj.
Zogu alarmoi anglezët për këtë aventurë detare të rradhës së Musolinit. Anglezët, ndaj të cilëve Musolini dhe e gjithë Regia Marina (Flota Luftarake Italiane) kishin një komplëkes të thellë inferioriteti, me rrugë diplomatike lajmëruan Musolinin se kishin planifikuar muaj më parë një vizitë miqësore në Durrës të një kryqëzori të lehtë dhe të një destrojeri të Mediterranean Fleet (Flota e Mesdheut) të famëmadhes Royal Navy (Flota Mbretërore Angleze).
Francezët bënë gati për lundrim nga Baza e Tulonit, Karrocatën Bretagne të sapo modernizuar, e cila shtyu kështu udhëtimin për t?iu bashkuar Eskadrës së Atlantikut. Karrocatës në fjalë iu bashkua edhe kryqëzori i lehtë La Galissoniere 7600 tonësh bashkë me kacatorpedinierat (destrojerët) shoqëruese.
Lëvizjet anglo-franceze e alarmuan Musolinin. Ai me rrugë diplomatike informoi Mbretin Zog se luftanijet italiane ishin në radën e Durrësit për një vizitë miqësore, por për shkak të një gabimi njerëzor në ndërlidhje nuk u njoftuan paraprakisht autoritet shqiptare për mbërritjen e skuadrës detare. Mbreti Zog diplomatikisht iu përgjejg Musolinit, që ishte i gatshëm të shqyrtonte me vëmendje cdo problem në marëdhëniet dy palëshe, por luftanijet italiane duhet të largoheshin nga Durrësi një orë e më parë, sepse konsideroheshin nga pala shqiptare si mjet presioni dhe kërcënimi. Në mbasditen e 25 qershorit flota italiane ngriti spirancën dhe nisi lundrimin mbrapsht për në Taranto. Përballë Durrësit qëndroi në spirancë vetëm kryëzori i rëndë Fiume bashkë me luftanijet e tija shoqëruese. Shefi i shtabit i Regia Marina-s admirali Kavanjari (Cavagnari) ngulte këmbë që kryqëzori Fiume të vazhdonte të qëndronte përballë Durrësit si Shpata e Damokleut mbi kokën e shqiptarëve. Diplomati italian Armando Koch duke iu frikësuar një ndërhyrje energjike të flotës angleze në Durrës dhe një poshtërimi të flotës italiane prej anglezëve i kërkoi Musolinit largimin sa më shpejt të kryqëzorit Fiume nga Durrësi. Vetëm kështu shpresohej, që të ruhej sadopak përralla e vizitës miqësore të luftanijeve italiane në Durrës. Më 2 korrrik 1934 kryqëzori Fiume dhe anijet shoqëruese të tija ngritën spirancën dhe nisën lundrimin për në Taranto.
Kryqëzori Fiume u hakmorr për poshtërimin e vitit 1934. Në 7 prill 1939 kryqëzori morri pjesë në betejën për zbarkimin e trupave fashiste në Durrës. Nga plumbat e mbrojtësve shqiptarë ekuipazhi i kryqëzorit pati të vrarë e të plagosur, ndër to edhe skuadërkomandanti Osvaldo Conti, që për trimëri të treguar në 7 prill u dekorua nga Mbreti-Perandor Vittorio Emanuele III me me Medaljen e Artë të Trimërisë (Ad valorem) pas vdekjes
Në 4 korrik 1934 në radën e Portit të Durrësit hidhte spirancën kryqëzori i lehtë anglez Emerald rreth 7600 tonësh i shoqëruar nga një destrojer. Komandanti i kryqëzorit Emerald dhe kapiteni i destrojerit shoqërues u pritën me nderime në audiencë nga vetë mbreti Zog, ndërsa detarët anglezë u lejuan të bëjnë vizita miqësore në Durrës, Tiranë e Krujë. Prefekti, kryetari i bashkisë dhe qarkkomandanti i xhandarmërisë së Durrësit të shoqëruar nga deputeti i Matit Abdurrahman Krosi bënë një vizitë miqësore në bordin e kryqëzorit Emerald. Kryqëzori për t?i poshtëruar italianët duke u kujtuar disfatën e vitit 1920 bëri një vizitë edhe në Vlorë, ku parija e qytetit vizitoi kryqëzorin, ndërsa një pjesë e ekuiapzhit të tij vizitoi qytetin dhe u prit me nderime nga prefekti, kryebashkiaku dhe qarkkomandanti i xhandarmërisë si edhe nga parija e qytetit e kryesuar nga Eqerem Bej Vlora.
Në foton e parë një grup oficerësh dhe detarësh anglezë po pozojnë në një nga lancat me rrema të kryqëzorit Emerald. Fotoja është shkrepur në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, pikërisht në plazhin e vilave të ndërtuara gjatë Luftës së Parë Botërore për oficerët e lartë të trupekspeditës italiane në ?Campo Trincerato Valona?. Në foton e dytë të shkrepur në radën e Portit të Durrësit motor-lanca e kryqëzorit po kthen në bordin e anijes oficerët anglezë, pasi kanë mbaruar vizitën në Tiranë dhe audiencën me Mbretin Zog. Bie në sy uniforma në ngjyrë të errët e liridaljes e një oficeri të ulët në gradë (junior officer). Pikërisht kjo uniformë serioze kontraston me lirshmërinë dhe mungesën e formalitetit te uniformat e përditshme (fatigue) të marinarëve anglezë në foton e parë në Ujë të Ftohtë të Vlorës.
Qëndrimi dinjitoz , i mencur, diplomatik (patriotiko-egoist) i Zogut kontraston fort me qëndrimet e Ramës, Berishës dhe Metës, në konfrontim me grekët e serbët madje edhe maqedonasit, që nga vrasja e nën/kolonelit shqiptar nga maqedonasit ne vitin 1993 afër Peshkopisë te akti terroist grek në Kazermën kufitare të Peshkopisë e deri te caktimi (delimitimi) i panevojshëm i kufirit detar me Greqinë në ditët e sotme! Këtyre 3 shtetarëve të fundit u shkon fare mirë shprehja latine ?O Tempora O Mores?!/GJERGJ THANASI
Nga Enkel Demi*Sot, është e Premtja e Madhe, ditë morti e pë...
Prof. Dr. Arben ManasterliuDikur ishte i zgjuar ai apo ajo q...
Nga Ilir Levonja*Të paktën për ne shqiptarët duhet të ishte ...
Nga Mero BazeMbi paaftësinë e Lulzim Bashës nuk ka më debat....
Nga Roland Qafoku*I implikuar direkt në 10 vrasje. I akuzuar...
Kur pushtetet çmenden prodhojnë fabula që nuk i besojnë veçs...
Për të dhjetin vit me radhë familjarët e viktimave të shpërt...
Nga Enkel DEMI* Te filmi “Nëntori i dytë”, një fshatar, ku k...
Nga Zef ZEFI*Mbërritja e komunistëve:Çfarë janë këta, pyesni...
Ka një përpjekje të pafundme të politikës shqiptare për të v...
Edi Rama ka treguar edhe njëherë në Bruksel se ai di të jetë...
Pardje kam bërë një shkrim për çështjen e Teatrit Kombëtar d...
Të dy jemi shqiptarë, nga Veriu apo nga Jugu, nga Perëndimi ...
Nga Prof. Dr. Arben Manasterliu *Luli dhe Mona po bëjnë atë ...
Debati i ditëve të fundit lidhur me veshjen e prezantueseve ...
1-Në një nga konferencat ekzibicioniste popullore, “gju më g...
Sot, gjatë konferencës për shtyp të Lulzim Bashës, prita një...
Një organizatë që lufton për rrëzimin e formës së tanishme t...
Nga Nikoll Lesi*Flitet shumë se si do veprojë LSI-ja për zgj...
Sa herë shoh ndonjë lypës të shtrirë në rrugë, pa shtëpi e ç...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...