Tubimi i 45-të/ Protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës me thirrje kundër qeverisë
Protestuesit janë larguar nga Kryeministria pas përfundimi...
Protestuesit janë larguar nga Kryeministria pas përfundimi...
Nga Enkel Demi
*Sot, është e Premtja e Madhe, ditë morti e përbotshme, sepse pikërisht gjatë Pashkës hebraike, njerëzimi vrau Zotin. Shenja e zisë mbulon besimtarët, të cilët do të jenë dëshmitarë të ringjalljes së Krishtit në meshën e nesërme, në zemër të natës, kur do të ndizet drita.
E përshkruar në këtë mënyrë duket sikur ke marrë një nga ato fjalitë e rëndomta që thonë drejtuesit televizivë në kësi rastesh. Meqë i përkas kësaj race, natyrisht nuk mund t?i shpëtoja një përshkrimi kaq të zakonshëm, të cilin e dëgjojmë shpesh dhe pse jo mund të na hapet goja, kur na e rrëfejnë. Në fakt, kemi të bëjmë me tragjedinë më të madhe njerëzore, me të vërtetën më copë, me të cilën të krishterët përballen në çdo meshë; fitoren mbi vdekjen.
Natyrisht, unë nuk jam predikues apo teolog, ndaj nuk ka përse të presë kush prej meje ndonjë gjë të ndritshme në këtë lëmë. Por, më së shumti prej motesh e motesh më bëjnë përshtypje, ata që e vranë Krishtin; farisejtë, populli që zgjodhi Barabën, histeria e turmës, romakët që e rrahën dhe e vunë në lojë, Pilati. Kur e prek këtë histori si çdo njeri i thjeshtë pyes veten: Po ti në cilën anë do të ishe, po të vinte Krishti në Shqipëri? Me gjasë, kisha për të qenë në anën tjetër të lojës, tek vrasësit, pasi në këto raste pakica që zgjedh të jetë në krahun e humbjes së sigurtë, kapitullimin e plotë, nuk ka të bëjë me oportunistët si puna ime. Kam një bindje të patundur që nëse Krishti po të zbriste sot në Shqipëri, do e kishim vrarë e prerë, ndoshta më zi se hebrenjtë e lashtë. Për këtë nuk duhet të bësh studime të larta dhe të thella. Mjaft, të shohësh se si jetojmë, cilët janë ata që tërheqin penjtë e lojës dhe si e ndjellim vdekjen çdo ditë të lume që na fal Perëndia.
Kemi krijuar një shoqëri, ku vlera e vetme është fuqia e pares, pushteti i saj. Për të ndërrojmë parime, atdhe, familje, shesim njerëzit e dashur. Juda Iskarioti për një dorë pare e shiti Zotin e tij, madje duke përdorur puthjen për shenjë. A nuk janë Judë besëprerët e këtij vendi që e dredhin sa në një qoshe në tjetrën për një vend pune më të mirë, për pak para më shumë, tek e fundit për ta larguar skamjen, qoftë dhe për një ditë? Në një farë mënyre nuk e vrasim veten çdo ditë? Dhe po si Juda nuk shkojmë në konop me gjëmën e fajit?
Farisejtë, autoritetet, dredharakët si Pilati që lajnë duart, a kanë ndryshim nga ata që po na udhëheqin? Në Jeruzalemin e asaj kohe a nuk ishin taksidarët që u shtrëngonin lagun tek fyti skamnorëve? Në Shqipërinë e sotme a nuk po luhet e njëjta lojë me taksa, tatime, hipoteka, dogana, fatura uji, energjie? Pa t?i shohim një herë në dy udhëheqësit tanë se çfarë i bëjnë gjindjes?, ndërsa e shkelin me këmbë, e përdhosin, e fyejnë, i marrin erzin, i fusin dorën në xhep a tek çanaku i bukës. Duket sikur historia përsëritet kokëfortë, veç mënyra e veshjes ndryshon. Këta që janë në krye kanë të njëjtën arrogancë të pacipë të pushtetit, tek i skërmitej Krishtit: ?Tani që je në kryq, përse nuk i thua Zotit tënd të të shpëtojë??.
A nuk zgjodhi në atë kohë gjindja që mes Krishtit dhe Barabës, të shpëtonte nga vdekja Barabën, cubin pra. Po pse çfarë ndodh sot në Shqipëri? A nuk zgjedhin me qejf katundarët dhe qytetarët të fortin, banditin për deputet apo kryetar bashkie? Historikisht, shqiptarët kanë bërë të njëjtën zgjedhje; nga Haxhi Qamili deri tek këta analfabetët me shumë emra që i kanë sot sipër kokës.
Prandaj, ka vetëm një pyetje: Si nuk kanë frikë? Jo aq shumë turma, sepse ajo përherë do të manipulohet, por ata që e udhëheqin atë në prapësi. Si nuk kanë frikë që përhapin farën e krimit? Si nuk kanë frikë që grabisin? Si nuk kanë frikë që shkatërrojnë qytete e pasuri? Si nuk kanë frikë që mbjellin me kaq dëshirë varfërinë? Si nuk kanë frikë që e kanë kthyer narkotrafikun në rrugë suksesi? Si nuk kanë frikë që e lirojnë kriminelin nga burgu? Si nuk kanë frikë që nuk e arrestojnë vrasësin a trafikantin? Si nuk kanë frikë që kanë ngritur kultin e të fortit? Si nuk kanë frikë që rrejnë kaq shumë? Si nuk kanë frikë që të djelën do të urojnë Pashkën?
Prof. Dr. Arben ManasterliuDikur ishte i zgjuar ai apo ajo q...
Nga Ilir Levonja*Të paktën për ne shqiptarët duhet të ishte ...
Nga Mero BazeMbi paaftësinë e Lulzim Bashës nuk ka më debat....
Nga Roland Qafoku*I implikuar direkt në 10 vrasje. I akuzuar...
Kur pushtetet çmenden prodhojnë fabula që nuk i besojnë veçs...
Për të dhjetin vit me radhë familjarët e viktimave të shpërt...
Nga Enkel DEMI* Te filmi “Nëntori i dytë”, një fshatar, ku k...
Nga Zef ZEFI*Mbërritja e komunistëve:Çfarë janë këta, pyesni...
Ka një përpjekje të pafundme të politikës shqiptare për të v...
Edi Rama ka treguar edhe njëherë në Bruksel se ai di të jetë...
Pardje kam bërë një shkrim për çështjen e Teatrit Kombëtar d...
Të dy jemi shqiptarë, nga Veriu apo nga Jugu, nga Perëndimi ...
Nga Prof. Dr. Arben Manasterliu *Luli dhe Mona po bëjnë atë ...
Debati i ditëve të fundit lidhur me veshjen e prezantueseve ...
1-Në një nga konferencat ekzibicioniste popullore, “gju më g...
Sot, gjatë konferencës për shtyp të Lulzim Bashës, prita një...
Një organizatë që lufton për rrëzimin e formës së tanishme t...
Nga Nikoll Lesi*Flitet shumë se si do veprojë LSI-ja për zgj...
Sa herë shoh ndonjë lypës të shtrirë në rrugë, pa shtëpi e ç...
Po t’a dëgjoje Edi Ramën të hënën në mbëmje në “Studio e hap...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...