“Në drejtimin e duhur me kalendarin ambicioz”/ Rama: Jam optimist në mënyrën më shqiptare për mbylljen e kapitujve
Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në konferencën n...
Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në konferencën n...
Prof. Dr. Arben Manasterliu
Dikur ishte i zgjuar ai apo ajo që kalonte sa më parë tek LSI-ja sepse do kishte përfitime. LSI-ja të ofronte punë, e siguri pasi nuk do dilte asnjëherë në opozitë. Sot është i zgjuar ai që largohet sa më parë nga kjo parti. Përse? Sepse pas një viti nuk do ketë më LSI.
?Bye bye ? Adios LSI.?
Këtë e kanë kuptuar këshilltarët nga mbarë bashkitë e Shqipërisë që tashmë janë larguar, e shumë të tjerë që do largohen së shpejti. E kanë kuptuar të rinjtë e LRI-së që dikur mbushnin stadium e sot me vështirësi mbushin një sallë. E kanë kuptuar gratë që dikur shkonin të krehura e zbukuruara që të dukeshin sa më shumë në fotot që hidheshin në facebook me Ilirin apo Monikën e që sot as që ia përmendin më emrin LSI-së.
E kanë kuptuar deputetët e LSI-së që nuk bëjnë më zë e kanë shkuar në drejtim të paditur. E ka kuptuar ish ?ish-ish Edmond Xhaxhinasto, them shumë ish-e se ka qenë disa herë ministër i ministrive më të rëndësishme të vendit dhe madje edhe Zv/Kryeministër, me një diplomë anglishteje, por Made in LSI. Kjo parti bënte bufin drejtor, ose njërin me shkollë fillore e me diploma falco, e bënte Ministër Mjedisi. Kështu pra, e ka kuptuar edhe Haxhinasto, që rruga e kombit duhet të taksohet dhe Rama ka të drejtë, duke kundërshtuar kështu ish partinë e tij.
Nëse kanë mbetur ndopak të zgjuar tek LSI-ja të ikin sa më parë, se në zgjedhjet vendore të vitit 2019, LSI-ja do shuhet plotësisht. Sepse është tashmë e provuar, si me të dhëna ashtu edhe në praktikë që shqiptarët, dhe jo vetëm në fakt, nuk e hedhin votën as për programin, as për spektrin politik, por për liderin e partisë. Ose thënë më qartë, për atë që ata konsiderojnë si Kryeministër të ardhshëm. Partitë tona nuk kanë program. Asnjëra prej tyre, as PS, as PD e as LSI. PS tha do ulë taksat ndërkohë po shtohet çdo muaj një e tillë, dhe ecën me plane gjashtëmujore ose një vjeçare.
Edhe spektër politik nuk ka. PS-ja nuk është më aspak parti e majtë, pasi qeverisjen e saj e ka të mbështetur tek koncesionet dhe privatizimin. PS sot është një parti mutande, pa identitet e ideologji, ajo thjeshtë ka Edi Ramën, e bën çfarë ti dojë qejfi Edi Ramës. Pasi ai është e do mbetet opsioni i kësaj partie si Kryeministër i ardhshëm sa herë që ka patur e do ketë zgjedhje nën drejtimin e tij.
As PD-ja nuk është e djathtë pasi nuk po promovon as edhe një koncept të së djathtës. Ndërsa LSI-ja e quan veten të qendrës jo për ideologji por vetëm si pozicion strategjik, që të kalojë majtas apo djathtas sapo të kërkojë interesi.
Kështu pra, na mbetet që shqiptarët do votojnë pa program, pa ideologji politike, por vetëm liderët të cilët janë: Rama, Basha, dhe Mona.
Asnjëri nga këta nuk e meriton të jetë kryeministër i shqiptarëve por ja që këta na kanë rënë për pjesë, pasi kur të zgjuarit dhe të ndershmit nuk merren me politikë, mbeten ata më pak të zgjuar e më pak të ndershëm, ndaj edhe liderët i kanë fodullë e të korruptuar. Dhe ja nga këta të tre, dy herë zgjedhjet i fitoi Rama, asnjë sukses nuk ka korrur Basha, dhe asnjë testim nuk ka kaluar Mona, e cila vetëm brenda gjashtë muajve ka krijuar një antipasti të paparë në politikën shqiptare.
Dhe Monën, asnjë shqiptar nuk e sheh si Kryeministre të mundshme. Dhe kam besimin se vetë Mona nuk e sheh veten si Kryeministre. Dhe në momentin që nuk pasqyron apo aspiron për një pozicion të tillë askush nuk do të të ndjekë pas. Ndaj edhe ?Adios LSI.? Vitin që vjen kjo parti do të abandonohet në atë farë pike që, ashtu siç u bënë skeçe për suksesin e saj, do bëhen edhe skeçe, madje edhe më gazmore, për rrëzimin e saj fatal.
Adios LSI ? ora mbrapsht ka filluar. Madje edhe vetë Mona mund të largohet. Por se tek kush do të shkojë? Rama apo Basha? Do e vendosë vitin që vjen.
Nga Ilir Levonja*Të paktën për ne shqiptarët duhet të ishte ...
Nga Mero BazeMbi paaftësinë e Lulzim Bashës nuk ka më debat....
Nga Roland Qafoku*I implikuar direkt në 10 vrasje. I akuzuar...
Kur pushtetet çmenden prodhojnë fabula që nuk i besojnë veçs...
Për të dhjetin vit me radhë familjarët e viktimave të shpërt...
Nga Enkel DEMI* Te filmi “Nëntori i dytë”, një fshatar, ku k...
Nga Zef ZEFI*Mbërritja e komunistëve:Çfarë janë këta, pyesni...
Ka një përpjekje të pafundme të politikës shqiptare për të v...
Edi Rama ka treguar edhe njëherë në Bruksel se ai di të jetë...
Pardje kam bërë një shkrim për çështjen e Teatrit Kombëtar d...
Të dy jemi shqiptarë, nga Veriu apo nga Jugu, nga Perëndimi ...
Nga Prof. Dr. Arben Manasterliu *Luli dhe Mona po bëjnë atë ...
Debati i ditëve të fundit lidhur me veshjen e prezantueseve ...
1-Në një nga konferencat ekzibicioniste popullore, “gju më g...
Sot, gjatë konferencës për shtyp të Lulzim Bashës, prita një...
Një organizatë që lufton për rrëzimin e formës së tanishme t...
Nga Nikoll Lesi*Flitet shumë se si do veprojë LSI-ja për zgj...
Sa herë shoh ndonjë lypës të shtrirë në rrugë, pa shtëpi e ç...
Po t’a dëgjoje Edi Ramën të hënën në mbëmje në “Studio e hap...
*Lobimi i gabuar dhe logjika naive.Si e braktis politika log...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...