Nga Azgan HAKLAJ/ Jam gati të shkoj në burg
Jam i detyruar te bëj këtë dekleratë për mbarë opinionin pub...
Edi Rama ia doli mbanë të bëjë atë që opozita shqiptare kishte muaj e vite që nuk e bënte dot. Edi Rama dhe vetëm Edi Rama është frymëzuesi dhe legjitimuesi i kësaj proteste, e cila ka të gjitha gjasat mos të jetë më një flakë kashte. Tani, demonstruesit nuk janë më kuksianë të revoltuar për taksën, as vandalë si i pëlqeu atij t?i quante. Ata janë një lëvizje e mirëfilltë politike. Për fat të keq të Edi Ramës, kjo është një lëvizje që e shpiku ai vetë, e cila nuk vihet dot nën kontroll nga opozita, gjë që do të thotë se nuk ka kurrfarë mundësie ta ulë në tryezë bisedimesh dhe ta joshë si ia bëri mendjen Lulit çorap më 18 maj të vitit të shkuar.
Edi Rama, i udhëhequr nga instikti më i pabesë i njeriut, nga frika, ia doli që të krijojë në pak ditë një front kundërshtie, të cilin nuk e përcakton dot ideologjikisht, sepse është një bashkim revolte të gjithëkujt për hesap të vet. Ke atje padyshim malësorë që i ka prekur në nder, se i ka rrahur dhe ata kanë krejt tjetër etnopsiqikë thotë Agim Doçi. Ke komunistë si Qorri, nacionalistë si Hoxha, Peçi kondra si Goxhaj me Shkurtin, nacional-majtistë si Gjikondi, aktorë si Derhemi, patriotë si Kalaja, pishtarë demokracie si Lusha dhe padyshim rreth tyre po bën përpjekje të grupohet opozita e stërmunduar nga intriga e Ramës. Me këtë front që krijoi me dorën e tij dhe metodologjinë e kërbaçit të shokut Veri, nuk i ka mbetur asnjë rrugë shpëtimi. Bisedime me ta nuk bën dot, se i ka plasur brenda dhe i thotë prokurores t?i çojë në syrgjyn. Është kapur shah mat dhe ka zgjedhur t?i shtypë. Për herë të parë qysh kur erdhi në pushtet, gaboi, por shumë rëndë, sepse u udhëhoq nga instikti i tij i vetëm që nuk e kontrollon dot, nga frika.
Atë që nuk bëri me armët kimike, po e bën tani. Ka zgjedhur shtypjen, ka zgjedhur dhunën e aparatit shtetëror. Tani, si gjithë pararendësit e tij që kanë bërë këtë zgjedhje fatale, përfshi këtu Sali Berishën, nuk i mbetet gjë tjetër, vetëm se të numërojë ditët përsa kohë do të qëndrojë ende në pushtet.
Sak në ditët, kur ishte njeriu më i fuqishëm në këtë tokë, kur bënte kohën e mirë dhe të keqe, kur tallte trapin me kundërshtarët politikë, kur i thoshte opozitës se nuk i çohej ai miku, kur e bëri copë LSI-në duke i blerë nga këshilltarë, drejtorë e deputetë, i dalin ca malësorë Kukësi që jetojnë ende në folklor. Këtu nis tragjedia e tij epike.
Edi Rama, e njeh shumë mirë politikën, intrigën e saj, është një mjeshtër i saj, ka durim kinezi ta thurë dhe vërë në zbatim sherrnajën. Ka fituar gjithmonë, kurrë nuk ka humbur qyshkur erdhi nga Parisi, falë kjo aftësisë së tij gjeniale prej politikani ballkanik. Ka fituar para me thes, por nuk i ka shpenzuar si kasta e Nanos a Berishës. I ka përdorur vetëm për të blerë politikën, ndërkombëtarët, votat, popullin. Prandaj, mendonte se ishte prijësi që do të ikte nga pushteti, vetëm kur të vendoste i Gjithëpushtetshmi. Ka veç një gabim të madh Edi Rama; nuk njeh shqiptarët, sepse nuk i kanë hyrë në punë, nuk i janë dashur kurrë. U mjaftua me mekanizmin elektoral të forcës ish-komuniste që drejton dhe aty ku nuk i pinin ujë komisarët e partisë hidhte paret. Shqiptarët janë mercenarë qysh në kohën e Ilirisë dhe do e bëjnë gjithë jetën luftën e tjetrit. Por, Edi Rama nuk e dinte që këta njerëz të egër me të vërtetë e ulin kokën, i nëpërkëmbë, por ama për një plesht djegin jorganin. Ja kaq e thjeshtë është. Tani besoj e ka mësuar, por është vonë; malësorin shtype, vrite, varfëroje, por mos e rrih, mos e prek me dorë. Kurrë nuk do ta marrë vesh një tosk si puna ime këtë kod, por meqë ca vite i kam kaluar me ta, kaq e di dhe e kam marrë për të mirëqenë.
Ky i rrahu, kështu tani do që t?i shtypë, sepse e ka kuptuar që e dreqosi që i rrahu, prandaj ka frikë dhe frika e bën të dhunshëm, dhe dhuna të përkohshëm.
Jam i detyruar te bëj këtë dekleratë për mbarë opinionin pub...
Prej së shtunës, kur disa qindra kuksianë të revoltuar i vun...
Me afrimin e përvjetorit të pushimit fashist të 7 prillit 19...
Nga Enkel Demi*Sot, është e Premtja e Madhe, ditë morti e pë...
Prof. Dr. Arben ManasterliuDikur ishte i zgjuar ai apo ajo q...
Nga Ilir Levonja*Të paktën për ne shqiptarët duhet të ishte ...
Nga Mero BazeMbi paaftësinë e Lulzim Bashës nuk ka më debat....
Nga Roland Qafoku*I implikuar direkt në 10 vrasje. I akuzuar...
Kur pushtetet çmenden prodhojnë fabula që nuk i besojnë veçs...
Për të dhjetin vit me radhë familjarët e viktimave të shpërt...
Nga Enkel DEMI* Te filmi “Nëntori i dytë”, një fshatar, ku k...
Nga Zef ZEFI*Mbërritja e komunistëve:Çfarë janë këta, pyesni...
Ka një përpjekje të pafundme të politikës shqiptare për të v...
Edi Rama ka treguar edhe njëherë në Bruksel se ai di të jetë...
Pardje kam bërë një shkrim për çështjen e Teatrit Kombëtar d...
Të dy jemi shqiptarë, nga Veriu apo nga Jugu, nga Perëndimi ...
Nga Prof. Dr. Arben Manasterliu *Luli dhe Mona po bëjnë atë ...
Debati i ditëve të fundit lidhur me veshjen e prezantueseve ...
1-Në një nga konferencat ekzibicioniste popullore, “gju më g...
Sot, gjatë konferencës për shtyp të Lulzim Bashës, prita një...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Me temperaturat që po rriten ndjeshëm, Franca po detyrohet...
Përfaqësues nga organet e ndryshme të Bordit të Paqes do t...
Franca ka konfirmuar rastin e parë të Ebolës - një mjek që...
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mund të unifikohet dhe ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...