LISTA/ Ja kush janë anëtarët e diasporës në Këshillin Kombëtar të PD-së
Ka nisur mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokrat...
Ka nisur mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokrat...
Nga: Prof. Dr. Arben Manasterliu
Ti o shqiptar me zemrën plot dashuri për partinë tënde, e me admirim për kryetarin e partisë që pëlqen, e që jargëzon kur sheh Kryeministrin, Presidentin, Ministrat, Deputetët, Kryetearin e Bashkisë, etj, e që diskuton me aq zjarr për politikë në çdo tavolinë ku pi e rradhë që pret, a e di që vetëm ti je i varfëri e mjerani në këtë histori. Vetëm ti je pabuksi, morri, miza, koqja, votuesi, etj, sepse asnjëri prej tyre nuk vuan për bukën e gojës. Shtëpia jote vlen më pak se brekushet dhe atletet e Ramës; lagja jote vlen më pak se pallati i vjehrrit të Bashës; qyteti yt as që i afrohet sarajeve të Metës e Monës; fëmijët e tu nuk jetojnë si ata të Saliut; e për çdo dorë që le Nano në kazinotë e Vienës do mund të jetonin tre breza nga familja jote. Ti je matufi, o shqiptar. Ti je matufi varfanjak që vuan për tu ushqyer. Edhe qentë hanë tre vakte në ditë. Kështu je edhe ti o shqiptar. Një qen ballkanas që nuk ke lehur asnjëherë, as kur të kanë rrahur e as kur të kanë shkelmuar, ndaj edhe padronët e tu, Rama, Basha, Mona, Meta, Berisha, e plot të tjerë, vazhdojnë të të mbajnë nën zinxhir.
Ftillohu o shqiptar sepse vetëm ti ëndërron për bukë. Vetëm ti ëndërron të të mos heqin nga puna. Vetëm ti prostituoesh për të ushquer fëmijët. Ata, idhujt e tu, kanë siguruar realizimin e ëndrrave të brezit të tyre të shtatë, të cilët, edhe ata kështu si këta stërgjyshërit e tyre do vazhdojnë të drejtojnë Shqipërinë, e do vazhdojnë traditën e të futurit ndaj stërnipit tënd sikurse pot a fusin ty tani. Ftillohu o shqiptar se varfëria të ka bërë frikacak, dhe sperma jote po frikacakë do mbartë. Linja jote e gjakut do vazhdojë të jetë skllave e feudalëve të sotëm të cilët ti i do aq shumë.
Ta mbushi peizazhin Rama me hashash, e ti me ngazëllim u zgjove atë të dielë për ta votuar. Po të rriten taksat e ti përsëri ngërdheshesh. Kur e ve kokën në jastëk në darkë lutesh nën zë që e nësërmja të të gjejë në punë e jo i pushuar. Kur të sëmuret fëmija shkon e i merr para borxh vëllait e motrës. Kur ke ditën e rrogës mban dy orë rradhë tek bankomati sepse e ke pritur aq shumë atë të shkretë rrogë. Dhe ti ende nuk leh. E na del që Rama paska patur të drejtë. Ti, ashtu siç puna e atij ?mikut?, nuk çohesh dot. Ai ta tha. Ti qeshe, por pa lehur.
Ti o shqiptar vazhdon të helmohesh nga hormonet në mishin, zarzavatet e frutat që ha. Ilaçet e skaduara po të vdesin me ngadalë në vend që të të shërojnë. Edhe bukën e ha me bojë e vetëm fry barkun me grurin serb pa shije e pa veti ushqimore. Nafta e mbushur me ujë të prish makinën, por ti e ul kokën në bindje sepse je si ai qeni që as leh e as të han. Fëmijët po jua edukojnë matufet e PS, PD, e LSI që ose i ka futur partia ose e kanë blerë vendin e punës. Ftillohu shqiptar. Boll u bëre trim nëpër kafene.
Edhe nëse qeveria vendos ligjin e jus primae noctis, (e drejta e natës së parë të martesës) sikurse bëhej në Mesjetë, kur çdo nuse do shkonte tek feudali në fillim në natën e parë të martesës, ti përsëri do e pranosh e nuk do lehësh. Sepse nuk e ke zakon të lehësh e kafshosh.
Më bind o shqiptar që e kam gabim. Ëndërroj edhe unë ta kem gabim. Më mbush edhe mua me shpresë që ti di të lehësh e kafshosh këmbën që të është vënë në fyt, që edhe ti do ftillohesh një ditë ashtu sikurse çdo njeri tjetër i botës, përveç teje.
Dhe mos mbaj shpresë tek PD-ja, PS-ja dhe LSI-a sepse streha e shqiptarit është vetëm Shqipëria.
Nga Frrok VukajShënime gjatë një vizite në Greqi.Pas vizitës...
Nga Ilir LEVONJA*A është presidenti jonë i korruptuar?O Zot ...
Një Komb të gjallë dhe të vdekur apel Sulltan Ramës Jo më k...
Shikoheni se çfarë po kërkohet nga Sali Berisha dhe tabori i...
Sot është përvjetori i 50-të i vrasjes së njeriut që e bëri ...
Nga Ilirjan BlloshmiMaskarenj!Qe ta sqarojme nje here e mire...
Edi Rama ia doli mbanë të bëjë atë që opozita shqiptare kish...
Jam i detyruar te bëj këtë dekleratë për mbarë opinionin pub...
Prej së shtunës, kur disa qindra kuksianë të revoltuar i vun...
Me afrimin e përvjetorit të pushimit fashist të 7 prillit 19...
Nga Enkel Demi*Sot, është e Premtja e Madhe, ditë morti e pë...
Prof. Dr. Arben ManasterliuDikur ishte i zgjuar ai apo ajo q...
Nga Ilir Levonja*Të paktën për ne shqiptarët duhet të ishte ...
Nga Mero BazeMbi paaftësinë e Lulzim Bashës nuk ka më debat....
Nga Roland Qafoku*I implikuar direkt në 10 vrasje. I akuzuar...
Kur pushtetet çmenden prodhojnë fabula që nuk i besojnë veçs...
Për të dhjetin vit me radhë familjarët e viktimave të shpërt...
Nga Enkel DEMI* Te filmi “Nëntori i dytë”, një fshatar, ku k...
Nga Zef ZEFI*Mbërritja e komunistëve:Çfarë janë këta, pyesni...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ukraina pret të ketë aftësinë teknike për të prodhuar rake...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se ende beson se h...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...