Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Shkeljet dhe abuzimet e institucioneve shtetërore i kanë shkaktuar buxhetit të shtetit për periudhën janar-dhjetor 2017, dëm ekonomik me vlerë 826 milionë euro.
Dëmi ekonomik u deklarua dje nga kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Bujar Leskaj, gjatë analizës vjetore të institucionit për 2017- n. Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Leskaj, tha se për 2017-n janë kryer 156 auditime.
Kreu i KLSH-së u shpreh se dëmet më të larta janë në administrimin e pronës shtetërore dhe tenderat. Për shkeljet me dëm ekonomik, KLSH në 2017 kallëzoi në Prokurori për ndjekje penale 130 zyrtarë. Kryetari i KLSH-së tha se për 6 vjet janë kallzuar penalisht 847 zyrtarë, me një ritëm 1 kallzim në javë.
Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Bujar Leskaj, deklaroi në analizën vjetore se institucionet shtetërore vazhdojnë të performojnë negativisht në menaxhimin e fondeve, parë kjo nga shkeljet e dëmet e shkaktuara. Kryetari i KLSH-së tha se për 2017 totali i shkeljeve me dëm ekonomik është 826 milionë euro.
?A janë bërë gjatë vitit 2017 strukturat qeverisëse më të përgjegjshme në menaxhimin e fondeve shtetërore, e cila qëndron në themel të rikthimit dhe rritjes së besimit të qytetarit ndaj qeverisjes, merr një përgjigje jopozitive, duke parë nivelin e dëmeve dhe shpenzimeve joefektive apo me efekte negative në Buxhetin e Shtetit. Nga auditimet e vitit 2017, KLSH ka zbuluar: Dëm ekonomik, parregullsi dhe shkelje financiare (në të ardhurat publike dhe shpenzimet e kryera) në nivelin e 11.5 miliardë lekë, ose 85.8 milionë euro, duke kërkuar shpërblimin e dëmit, pra, arkëtimin e këtyre parave në Buxhetin e Shtetit. Shkelje të disiplinës financiare me ndikim negativ në perfomancën e subjekteve të audituara, si në të ardhura dhe në shpenzime, në vlerën prej 99.05 miliardë lekë, ose rreth 740 milionë euro. Në total janë konstatuar shkelje në shumën 110.5 miliardë lekë, ose afërsisht 826 milionë euro?, u shpreh Leskaj.
Pronat dhe tenderët
Kreu i Kontrollit të lartë të shtetit, Bujar Leskaj tha se për 2017 sektorët me riskun më të lartë janë administrimi i pronës shtetërore dhe prokurimet. ?Mungesa e inventarizimit të pronës publike vijon prej më shumë se 20 vitesh të jetë një nga problemet kryesore, e cila krijon efekte në konfirmimet e titujve të pronësisë nga institucionet publike që kanë për detyrë dhënien e vërtetësisë mbi këto tituj.
Kjo është evidentuar edhe si një nga shkaqet për ekzistencën e rreth 600 konflikteve gjyqësore në proces vetëm në Ministrinë e Financave, si rrjedhojë e procedurave të privatizimit ndër vite. Me qëllim miradministrimin e pronës publike, KLSH ka kërkuar, ndër të tjera, kryerjen e një analize më të hollë- sishme për shitjen e pronave publike, krijimin e kartelave të veçanta dhe zgjidhjen e problemit për kompensimin e ishpronarëve?, u shpreh Leskaj.
Për prokurimet publike, kreu i KLSH-së tha se për 2016, gjysma e vlerës së prokuruar është fituar nga 57 kompani ose 5 për qind e kompanive që marrin pjesë në tenderë.
?Po të analizojmë strukturën e dëmit të konstatuar nga auditimet gjatë vitit 2017, konstatojmë se grupi i dytë i shkeljeve dhe dëmeve më të mëdha konstatohet përsëri në fushën e prokurimeve publike. Në të gjitha procedurat e prokurimit të zhvilluara janë shpallur fitues 1140 operatorë ekonomikë për 5067 procedura prokurimi në total. Janë kryer teste të përqendrimit dhe nga analiza e bazës së të dhënave në lidhje me prokurimet e fituara evidentohet që gjatë vitit 2016, 50% e vlerës totale të prokuruar është përfituar nga 57 operatorë ekonomikë ose 5% e totalit të operatorëve, të cilët kanë fituar 14.7% prokurime nga totali i atyre të zhvilluara. Pra konstatohet një përqendrim i prokurimeve në një numër të kufizuar operatorësh, fakt që ndikon drejtpërdrejt në tregun e produkteve dhe ne konkurrencën e lirë?, u shpreh Leskaj.
Kallëzimet
Kreu i KLSH-së tha, se për 6 vjet janë kallëzuar penalisht 847 zyrtarë, me një ritëm, një kallëzim në javë.
?Numri i kallëzimeve penale gjatë kësaj periudhe 6-vjeçare ka qenë tregues i punës sonë, duke realizuar 266 kallëzime penale apo indicie për 847 nëpunës të lartë, të mesëm dhe të ulët të administratës shtetërore, ose me një ritëm, një kallëzim në javë apo një kallëzim afërsisht çdo tre auditime, ose dy herë më shumë se në periudhën 7-vjeçare 2005-2011. Për vitin 2017, kallëzimet penale të institucionit kanë qenë 47 për 130 persona, drejtues kryesisht të rangut të mesëm dhe të lartë të administratës shtetërore?, tha Leskaj. Kreu i KLSH-së tha se institucioneve shtetërore u janë dhënë 91 rekomandime për ndryshim legjislacioni./Panorama
CNA.al (CityNews Albania) publikoi 5 ditë më parë një video-...
CNA (CityNews Albania), pas publikimit të video-skandalit në...
Me rastin e 27 vjetorit të rrëzimit të monumenteve të Diktat...
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka qenë i përfshirë në a...
Kosova feston sot 10 vjetorin e Pavarësisë. Festimet janë sh...
Kosova sot feston 10-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë. Akt...
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit për ditën e ...
Venusi do ua beje jetën ne çift edhe me te bukur sot. Do ia ...
Nga Azem PARLLAKU– Në seancën e fundit plenare në Parlament...
CNA (CityNews Albania) publikoi disa ditë më parë një video-...
Karabinierët e qytetit të Kietit (Chieti)të ndihmuar edhe ng...
Një emigrant ilegal shqiptar 54 vjecar në Greqi u gjet i vet...
Editori i CNA (CityNews Albania), Elvi Fundo, gjatë një deba...
CNA.al, ka raportuar se pas publikimit të paralajmërimit se ...
Pas video-skandalit të publikuar nga CNA (CityNews Albania),...
Ndërkohë që ka filluar vetingu në Policinë e Shtetit, në të ...
Komisioni i Reformës zgjedhore e ka shpallur votimin elektro...
Pas shpalljes “person non grata”, nga qeveria e Shteteve të ...
Kryetari i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili kërkoi n...
Pedagogu i Universitetit të Tiranës Agron Gjekmarkaj ka kome...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...