SIKUR PD TE KISHTE KLASIN E LOLITA!!!
Nga Altin GOXHAJPD te mesoje nga Lolita. se si duhen shkruar...
Sali Berisha është kthyer sërish.
Jo në Parlament. Aty ka qenë gjithnjë më aktiv se sa gjithë deputetët e tjerë. Jo vetëm ata të PD, por gjithë deputetët që ajo sallë ka njohur këto 25 vjet.
Jo në Daljet publike. Aty rrallë dikush tjetër krahasohet me të. Me mënyrën se si përqaset dhe me aftësinë për të tërhequr vemendjen tek argumenti i tij. Edhe ku e di që nuk ka të drejtë.
Jo në partinë demokratike. Aty gjithnjë do të mbetet zëri kryesor dhe padyshim më me peshë. Pavarësisht debateve që do zgjasin sa kohë ai të jetë prezent se kush i merr vendimet dhe kush i influencon ato.
As në gazetari. Aty ka qenë prej vitesh. Që në artikujt e parë në gazetat Drita e Bashkimi, në artikujt në RD me emër e pa emër e deri tek postimet në Facebook që për nga intensiteti lënë pas edhe gazetarët profesionistë që paguhen për këtë gjë.
As në përplasjet dhe konflitet politike. Aty do jetë gjithnjë, siç ka qenë. Duke ndarë dhe duke rreshtuar; duke bërë aleatë dhe duke krijuar miq e armiq.
Jo, Sali Berisha është kthyer aty ku mendohej se nuk do të kthehej më! Aty ku mendohej se nuk do të kishin nevojë për të. Si një faktor për ndërkombëtarët. Në dy javët e fundit ai është shfaqur thuajse në të gjitha takimet që kanë lidhje me reformën në drejtësi. Dhe reforma në drejtësi është prioriteti më i rëndësishëm për ndërkombëtarët këtë moment. Rreth 2 muaj më parë, aktorët kryesorë të diplomacisë në Tiranë u bindën se reforma në drejtësi kishte nevojë për aprovimin e Berishës. Deri atë moment Berisha konsiderohej thjeshtë një ish Kryeministër dhe një figurë shumë e rëndësishme politike, por jo njeriu me të cilin duhej të negociohej direkt. Sot ata po e bëjnë këtë duke mos e fshehur asnjë moment. Berisha u vizitua në fillim nga Ambasadori Lu në zyrën e tij; pak kohë më pas ai u ftua për drekë së bashku me Lulzim Bashën në rezidencën e Ambasadorit Amerikan në prani edhe të Ambasadores Vlahutin; disa ditë më vonë Kukan dhe Flekenshtein e vizituan atë në zyrë. Kukan deklaroi se takimi ishte për një miqësi të vjetër, por ata që e njohin mirë diplomacinë e dinë që për ndërkombëtarët nostalgjia vlen fare pak. Respekti po, por nostalgjia jo. Ata konsiderojnë fuqinë dhe negociojnë me të.
Së fundmi dje, Lu dhe Vlahutin takuan sërish Lulzim Bashën në selinë e PD, gjithnjë në prani të Sali Berishës. Për të folur sërish dhe për të definuar qëndrimin e PD për ligjin e Byrosë së hetimit.
Nuk ka asnjë dyshim që as Vlahutin dhe as Lu; as Kukan dhe as të tjerë nuk e takojnë Berishën për nostalgji; E takojnë si një faktor me të cilin duan të zgjidhin problemet që ju dalin në rrugë. Ndaj mund të thuhet se Berisha është kthyer edhe aty ku mendohej se nuk do të kishte shumë hapësirë. Personalisht nuk besoj se ai do të kthehet ndonjëherë në krye të PD. As do ta ndërmarrë këtë nismë. Thjeshtë do qëndrojë aty, duke i bindur të gjithë se ai është në fushë dhe se prej saj, nuk do të dalë kollaj. Dhe që të tjerët do shkojnë ta gjejnë aty ku është. Për të zgjidhur problemin që kanë ata, jo ai?/opinion
Nga Altin GOXHAJPD te mesoje nga Lolita. se si duhen shkruar...
Lulzim Basha ka përsuar sot një goditje të katërfishtë duke ...
Nga Andi BejtjaPikërisht rreth dy vjet më parë, unë e adhuro...
Rrëzë kodrave, ca kaçube në hyrje si kondak, në fillim e në ...
Tashmë po bëhet si rrugë që persona me rëndësi të bëjnë auto...
Drafti i Byrosë së Hetimit u kthye mbrapsht nga Gjykata Kush...
Kur kerkuam doreheqjen e Guvernatorit si shkak i grabitjes (...
Që Nexhmije Hoxha është personazh që galvanizon shoqërinë ed...
Kriza e gjatë dhe e dhunshme e opozitës në Kosovë, përveç qy...
Puna është nder?Patjetër, por në kuptimin që një punë e dobi...
Nga Mentor KikiaNjë ngjarje kriminale nuk ndodhi dje në Tira...
Nga Anton HASANPAPAJKur politika kerkon te luaj lojen e vjet...
Nexhmija Hoxha nuk më nervozon më, pasi nuk e dëgjoj dhe as ...
Nexhmija hodhi në treg helmin e saj të fundit. I shfrytëzoi ...
Ngjarja e Elbasanit është nga ato që e nxjerr mbretin gollom...
Po mirë po mirë edhe mua më pëlqente gjatë verës të shihja a...
Nga Ardian NdrecaBanale, e vdekun, ashtu si edhe vetë gazeta...
Në mëngjesin e një dimri, dikur në mesin e viteve ’70, mes m...
Cilësimin llahtarisës të pakonkurrueshëm me asnjë makabritet...
Pyete cili është lideri legjendar i Partisë Demokratike. Po ...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...