Nga Sekretari i Përgjithshëm te nënkryetarët/ Lista e kandidatëve për ekipin drejtues të PD-së
Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së, kryedemokrati ...
Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së, kryedemokrati ...
Nga Ardian Ndreca
Banale, e vdekun, ashtu si edhe vetë gazetaria jonë, kumti i vetëm i Nexhmije Hoxhës tashma asht figura e saj. Si nji krijesë abnorme në formalinë ajo dëshmon me qënjen e saj për historinë tonë gati natyrale të shekullit të kaluem.
Asnji fjalë e saja nuk mund të përbajë diçka të re, ajo nuk ka të reja, formalina ku asht zhytë e ka atrofizue dhe i ka pengue çdo lloj dinamiket e risijet pozitive.
Ajo flet por asht e kujdesshme, nuk përmend bashkëpuntorët e krimeve, përmend emna zonjushash të panjohuna që ka takue në shkollë, mundohet me u paraqit si intelektuale dhe qytetare, mundësi që i ka humbë tash shtatë dekada.
Dikur ajo dhe i shoqi villnin zjarr prej mikrofonave të skuqun që u rrinin përpara gatitu, e mbas fjalëve të tyne rrokulliseshin nji mbas nji krena njerzisht. Sot, në kushtet e reja, Nexhmija volli nji kataplazmë të vakët e viskoze, ishte e njejta substancëvdekjepruse që servirte dikur me të shoqin.
Vijuen disa dhjeta minuta mistifikim i historisë së shekullit XX, ndërsa gazetarja, njikohsisht edhe suflere, i kujtonte herë mbas here gjanat e sillej si të kishte ardhë prej nji kolonie alienësh.
U fol me romantizëm për dashninë, për emancipimin e grues, për idealet, për dhembshuninë bashkëshortore, për rininë e dikurshme?dhe të krijohej ideja se nji kufome historikisht kutërbuese po i hidheshin litra të tanë me parfum për ta ba të pranueshme në shtëpiat e shqiptarëve në nji mbramje shkurti të 2016-ës.
Gazetarja vetë, që nuk e mshehte admirimin për shoqen Nexhmije (nji grue si ajo s?mund të bahet zonjë në moshën 95 vjeçare!), nuk kishte thjesht kureshtje por vullnet me falsifikue historinë. Fotografia e Nexhmijes me Enverin në atë sfond që iu servir publikut shqiptar ishte nji falsifikim i bindshëm i historisë së shek. XX.
Përkrah gazatarisë idiote, të cekët, prostitutë, të pakulturueme, qëndron edhe gazetaria që mundohet drejtpërdrejt e jodrejtpërdrejt me rehabilitue krimet e komunizmit dhe ata që i kanë krye ato.
Çausheskut dhe së shoqes, rumunët ia dhanë mikrofonin vetëm për fjalën e fundit para ekzekutimit, tek ne, Nexhmije Hoxhës, Ramiz Alisë e shokëve të tyne nuk i pushuen vizitat e politikanëve dhe gazetarëve shqiptarë deri në fund. Jemi nji vend ku edhe e keqja absolute merr përmasa groteske, rrjedh prej ekranit tue përmbytë dhe tue ndotë shtëpiat, kujtimet, vuejtjet e të pafajshëmve, dhe at? pak kujtesë historike që kemi.
Në intervistën e fundit u pa qartë se ajo plakë e rrudhun prej viteve nuk kishte gisht e madje as dijeni për vrasjet pa gjyq, për pushkatimet, për politikën shkatrrimtare që ndoqi i shoqi në ekonomi dhe bujqësi, për politikën e jashtme dhe izolimin vetvrasës, për vorfninë e thellë ku e zhytën popullin, për shtypjen e çdo lloj lirie, për atmosferën e tmerrit që kishin ndërtue.
Në ato pak çaste kur flitej për thelbin e dhunshëm të dekadave të regjimit që kjo plakë kryesonte së bashku me të shoqin, ajo përpiqej me i ardhë në ndihmë vetes me nji citim të përshtatunprej B. Pascal-it, që ajo s?din se ku bjen me shtëpi, tue evokue nji?raison d?état? madhore.
Terrori, krimet shtetnore, dhuna masive, vuejtjet që shkaktoi i shoqi dhe ajo vetë mbuloheshin me tylin mjegullues të arsyes shtetnore!
Cila ishte kjo arsye madhore shtetnore? Se mos ka qenë i shoqi Frederiku i Madh dhe ajo vetë Katerina e Rusive?
Jo, ishin dy dështakë të paprofesion, pa universitet, pa kulturë, e sidomos pa mëshirë e mirëkuptim për popullin e tyne.
Edhe nji herë: cila ishte kjo arsye madhore shtetnore që justifikon krimet që mrruta dhe monstra kryen në ma se katër dekada sundim?
Në vitin 1990 shqiptarët u zgjuen të uritun dhe të dërrmuem moralisht, zhelana dhe të izoluem nga bota e qytetnueme, të përçamë prej helmit të spijunllekut, të trembun e të pamësuem me lirinë. Aq naivë e të pamësuem me lirinë sa besuen se nji komunist fanatik si Sali Berisha mund t?i nxirrte në dritë!
Plaka me nji kambë në gropë e din shumë mirë që ajo që quen ?raison d?état? s?ishte tjetër veçse vullneti për pushtet i atij çifti djallzor. Enveri e ajo vetë ishin monstra të etuna për pushtet, e për ketë arsye nji popull si ai yni u instrumentalizue deri në indet e veta. Kjo asht edhe arsyeja qëkomunizmi i Enver Hoxhës nuk përkon me asnji tjetër të llojit, por asht ma i ngjashëm me nji despotizëm oriental. Mos të harrojmë se Enver Hoxha lindi si nënshtetas i Perandorisë osmane, nji parodi të së cilës ndërtoi në miniaturë në Shqipni.
Gazetarë teveqela, jepjani mikrofonin Nexhmijes t?ju tregojë sa i dhembshun dhe i mirë ishte Enveri, bani spiritizëm në nji tryezë me mrrutën!
Jemi këtu ku jemi pikërisht pse na mungon vetëdija dhe kujtesa.
E vetmja gja koherente në atë intervistë mjerane ishte vetë Nexhmije Hoxha, e cila nuk ndryshon, sidomos tashti që po gatitet për takimin final. Nexhmija asht po ajo që ka qenë qysh atë ditë që hypi për herë të parë në biçikletën nji aventurieri tralala që u kthye në monstër për miqtë dhe armiqtë e tij.
Kujt do t?ia jepni mikrofonin kur Nexhmija të transferohet në Sharrë?
Nji kandidat tjetër po pret me padurim rradhën, ndërsa rradha e gazetarëve alienë s?ka gjasa të pakohet.
Në mëngjesin e një dimri, dikur në mesin e viteve ’70, mes m...
Cilësimin llahtarisës të pakonkurrueshëm me asnjë makabritet...
Pyete cili është lideri legjendar i Partisë Demokratike. Po ...
…Pasi gjetëm paratë, vendosëm të shkojmë në Kanada me një mi...
Ne 2016-en, te degjosh ende pordhet e Nexhmie Hoxhes, eshte ...
Edhe pak kohe ka mbetur nga muaji mars, kur pritet opinioni ...
Ben Blushi i ka dorëzuar këtë të hënë grupit parlamentar të ...
Një shkrim sot në “Panorama”, për një punonjëse të Policisë ...
Nga Artan FugaPapunësia e të diplomuarve e grriu rininë.E pa...
Arben Ristani ka ripërsëritur në Ora News idenë se Partia De...
Në Shqipëri tema e ditës është reforma në Drejtësi. Si kurrë...
Të dyja palët ranë dakort! U desh më shumë se sa një vit e g...
Nga Anton HASANPAPAJTentativa e Edvin Rames qe nepermjet fol...
Here pas here ndodh qe miq ne tavolina apo dhe ne rrjetet so...
Kur Iljaz Mirahori ishte fëmijë, një ditë behari po flinte n...
Prirjes botërore për t’iu larguar shtypit të shkruar i është...
Sa herë PS-ja ndodhet në fushata, qofshin këto elektorale ko...
Pse po vuajnë shqiptarët nga një gjendje që herë-herë duket ...
Nga Mentor KIKIAZakonisht, në përplasjet me armë apo atentat...
Tashmë Vila 30, apo ajo që njihet si Vila e Mehmet Shehut, e...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ukraina pret të ketë aftësinë teknike për të prodhuar rake...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se ende beson se h...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...