LISTA/ Ja kush janë anëtarët e diasporës në Këshillin Kombëtar të PD-së
Ka nisur mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokrat...
Ka nisur mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokrat...
Pyete cili është lideri legjendar i Partisë Demokratike. Po të tha ?Sala? përpara ke një djalë flori. Jo domosdoshmërisht nga veriu. Shqiptar që sheh punën e vet. Banon, të themi, në Bërxull. Ka tre fëmijë. Gruan, pleqtë, dhe fëmijët, që i mban me sakrifica. Mban mënt mirë tmerret e kooperativës së kurvit. Ka qënë pak vite në emigracion ku me punë të madhe ka fituar ca para dhe ka bërë ca kursime me të cilat ka ngritur një fermë të vogël. E ka të qartë se me ligje, detyrime, taksa, shteti i Salës, pra shteti i punës, nuk është si shteti i kurvit që favorizonte dembelët, llafazanët, spiunët, por llërëpërveshurit. Ka ndërtuar me një mijë mundime një shtëpi modeste. Jeton sot pak më mirë se dje, nesër pak më mirë se sot. Rrotull ka të ardhur që kanë ndërtuar shtëpi edhe më të mëdha se të tijën. Por nuk i sheh me zili të ardhurit shumica e të cilëve kanë punuar në Angli, Belgjikë, Gjermani, ndërsa ai në Greqi. Kanë gjetur pra një ekuilibër dhe sillen në mënyrë diplomatike me njëri-tjetrin. Është besimtar. Vete çdo të xhuma? në xhami. Nga ?97-a mban të fshehur një kalashnikov. Lodhet nga puna. Nuk sheh shumë televizor. Gazetave sa u hedh një sy. Nuk merr kurrë në telefon televizionet dhe radiot. Celulari dhe Interneti i duken gjëra jo serioze. I bëhet zemra mal për ?Rrugën e Kombit?. I vjen keq për Kosovën dhe kosovarët që nuk i kanë fort? mirë punët. E deh ideja e Salës për ta mbjellë Shqipërinë me arra, bajame, ullinj, fiq. Nuk llap për politikë. Pret ditën e votimit. Kur dëgjon se Partia Demokratike ka miting dhe se në atë miting do flasi Sala, fluturon nga qefi. Vishet mbathet, lahet, krihet, merr një parrullë dhe shkon në miting, ku bërtet kundër komunistave, spiunëve. Deri në mitingun tjetër nuk llafoset nuk mburret, vazhdon punon, jeton, bën qef me gruan, rrit fëmijët. I vjen për të qeshur me ata që Salën e quajnë Saliu. Thotë me vete; Nëse Sala do quhej Saliu, pse të mos quhet edhe Edi Ediu ?!
Ama po e pyete tjetrin cili është Kryetari i Partisë Demokratike dhe të tha ?Saliu?, tabloja është krejt tjetër, përpara ke një përbindësh. Jo domosdoshmërisht nga jugu. Nëse tepër i ri dhe nuk ka qënë vetë spiun, e pamundur të mos ketë pasur babanë a xhaxhanë a ndonjë tjetër në Sigurim. Banon, ta zemë, në një fshat andej nga Mallakastra. Rri shumë në kafene. Është thashethemexhi i ndyrë. Merr nëpër gojë katundin. Mburret nën zë se s?ka qënë dosido por brigadier, shef, kryetar. E thërrisnin shpesh në Fier për ca gjëra që tani nuk guxon t’i thotë hapur. Nuk është besimtar. Me Zotin, Perëndinë, Kishën, Xhaminë, s?e lidh asgjë. Ka ngritur vilë të madhe me basen, me të gjitha. Nuk ja kanë zilinë. Të gjithë e dinë se vila e tij nuk është hallall por harram. Mbjell hashish në parcela larg fshatit. Ka korruptuar kryeplakun dhe dy polica. Ka dy fëmijë, asnjërin në terezi për shkak të hashishit të babait. Bën gjithë kohën propagandë kurviste në stilin; ?Me gjak e morëm, me gjak do ta mbajmë?. Mëngjezeve u telefonon televizorave, ku lëshon kushtrime komuniste; I bëj thirrje trupit diplomatik të gjitha shteteve të botës kundër Saliut etj. etj. Urren Kosovën, kosovarët, ?Rrugën e Kombit?, ?malokët?. Pra ky që liderin gjenial të Partisë Demokratike e quan “Saliu” është një pleh.
…Pasi gjetëm paratë, vendosëm të shkojmë në Kanada me një mi...
Ne 2016-en, te degjosh ende pordhet e Nexhmie Hoxhes, eshte ...
Edhe pak kohe ka mbetur nga muaji mars, kur pritet opinioni ...
Ben Blushi i ka dorëzuar këtë të hënë grupit parlamentar të ...
Një shkrim sot në “Panorama”, për një punonjëse të Policisë ...
Nga Artan FugaPapunësia e të diplomuarve e grriu rininë.E pa...
Arben Ristani ka ripërsëritur në Ora News idenë se Partia De...
Në Shqipëri tema e ditës është reforma në Drejtësi. Si kurrë...
Të dyja palët ranë dakort! U desh më shumë se sa një vit e g...
Nga Anton HASANPAPAJTentativa e Edvin Rames qe nepermjet fol...
Here pas here ndodh qe miq ne tavolina apo dhe ne rrjetet so...
Kur Iljaz Mirahori ishte fëmijë, një ditë behari po flinte n...
Prirjes botërore për t’iu larguar shtypit të shkruar i është...
Sa herë PS-ja ndodhet në fushata, qofshin këto elektorale ko...
Pse po vuajnë shqiptarët nga një gjendje që herë-herë duket ...
Nga Mentor KIKIAZakonisht, në përplasjet me armë apo atentat...
Tashmë Vila 30, apo ajo që njihet si Vila e Mehmet Shehut, e...
Nga Lorenc VangjeliMasakra në Elbasan ishte si shpërthimi i ...
Pasqyra që po i mban të fiksuar përballë fytyrës Ilir Meta, ...
Një deklaratë e cila nuk kishte si të kalonte pa u dëgjuar d...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ukraina pret të ketë aftësinë teknike për të prodhuar rake...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se ende beson se h...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...