Protesta e 46 kundër qeverisë/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë
Ka nisur protesta e 46 kundër qeverisë. Protestuesit janë...
Ka nisur protesta e 46 kundër qeverisë. Protestuesit janë...
Një shkrim sot në ?Panorama?, për një punonjëse të Policisë së Shtetit, që e ?pengon? bukuria në detyrë: me frymë pozitive për personazhin në fjalë.
E megjithatë, shkrime të tilla ndonjëherë nxjerrin në pah paragjykimet ose ?idetë e gatshme? ? në rastin konkret, pritjet e autorit të shkrimit në lidhje me perspektivat në karrierë të një vajze që qëllon të jetë e bukur.
Shkruhet aty:
?Dea Ricku të sjell në mend, sapo e takon, që ajo të bëhej një vajzë pasarelash dhe jo police.?
Me sa kuptoj unë, fjalë si këto më sipër sillen si shenjë simpatie ose kompliment, për personin në fjalë; por çfarë i nënvendoset, tradhton të kundërtën.
Dhe pikërisht: që në shoqërinë e sotme, një vajzë a një grua e bukur pritet që t?i përdorë hiret e veta për të bërë karrierë.
Vetëm pak ditë më parë, Enkel Demi ngriti një stuhi të vogël në mediat, kur i denoncoi këto ? sado tërthorazi ? se po i përdornin rubrikat promovuese të femrave gjysmë-lakuriqe si reklama për escort girls.
Nuk di ç?të them për këtë kritikë; por edhe më duket logjike që në një shoqëri që vazhdon ta objektifikojë femrën publike në mënyrën më flagrante, një vajzë e bukur automatikisht do të shihet si kandidate për t?u identifikuar ? edhe profesionalisht ? me pamjen e vet.
Që këtej edhe proliferimi i pasarelave, VIP-ave, selfie-ve, zhveshjeve, velinave dhe dukurive të tjera parazitare, që synojnë të mbushin zbrazëtinë e mjerë në komunikimin publik.
Për t?u rikthyer tek tema: profili i Deas vjen në shkrim i ngrohtë dhe njerëzor; madje në një vend autori ? anonim ? denoncon edhe gjestin e faqes onlineopozita.com, e cila e vendosi foton e kësaj vajze në kopertinë, të shoqëruar me diciturën ?Buçet e Saimir Tahirit.?
Në fakt, opozita.com është nisur të bëjë diçka veçanërisht të ndyrë dhe ia ka arritur qëllimit; ndërsa ky portret i ?Panoramës?, edhe pse plot dashamirësi në vetvete, sërish i dorëzohet të njëjtit paragjykim: femra e bukur, larg ?pasarelës dhe skenës dhe krevatit?, nuk është në vendin e vet.
Çfarë më kujton edhe një përkufizim të mirënjohur të antropologes Mary Douglas, për fëlliqësinë (?dirt?): matter out of place; dhe në rastin e tanishëm, të një femre të bukur që refuzon t?i nënshtrohet vështrimit mashkullor si kërcënim për rendin patriarkal.
Aq më relevante bëhet kjo për një grua si Dea, e cila ka marrë përsipër një rol profesional tradicionalisht të rezervuar për burrin: atë të ruajtjes së rendit publik.
Sa më lart, nuk e kam me shkrimin në ?Panorama? natyrisht; por me një poshtërim të llojit të ri, që po i bëhet vajzës dhe grua, kinse në emër të çlirimit të saj ? nëpërmjet megafonit të mediave./Peizazhe.com
Nga Artan FugaPapunësia e të diplomuarve e grriu rininë.E pa...
Arben Ristani ka ripërsëritur në Ora News idenë se Partia De...
Në Shqipëri tema e ditës është reforma në Drejtësi. Si kurrë...
Të dyja palët ranë dakort! U desh më shumë se sa një vit e g...
Nga Anton HASANPAPAJTentativa e Edvin Rames qe nepermjet fol...
Here pas here ndodh qe miq ne tavolina apo dhe ne rrjetet so...
Kur Iljaz Mirahori ishte fëmijë, një ditë behari po flinte n...
Prirjes botërore për t’iu larguar shtypit të shkruar i është...
Sa herë PS-ja ndodhet në fushata, qofshin këto elektorale ko...
Pse po vuajnë shqiptarët nga një gjendje që herë-herë duket ...
Nga Mentor KIKIAZakonisht, në përplasjet me armë apo atentat...
Tashmë Vila 30, apo ajo që njihet si Vila e Mehmet Shehut, e...
Nga Lorenc VangjeliMasakra në Elbasan ishte si shpërthimi i ...
Pasqyra që po i mban të fiksuar përballë fytyrës Ilir Meta, ...
Një deklaratë e cila nuk kishte si të kalonte pa u dëgjuar d...
Ajo është një vajzë që thotë se është këngëtare. Nuk e njihj...
Nga Fatos LubonjaPo flitet dhe shkruhet shumë këto ditë për ...
Rrëmbeni hanxharë, pisqolla, dyfekë, kallashë, thika e mitra...
Prokuroria ka hedhur së fundmi një hap në atë drejtim që ka ...
E dashur Sadna, dje si rrallë herë më dridhej trupi. Ndërsa ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ukraina pret të ketë aftësinë teknike për të prodhuar rake...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se ende beson se h...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...