Protesta e 46 kundër qeverisë/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë
Ka nisur protesta e 46 kundër qeverisë. Protestuesit janë...
Ka nisur protesta e 46 kundër qeverisë. Protestuesit janë...
Arben Ristani ka ripërsëritur në Ora News idenë se Partia Demokratike është e hapur për një koalicion më të gjerë duke ftuar sërish FRD-në e Bamir Topit, madje dhe kuq? e zinjtë e Kreshnik Spahiut, pa lënë mënjanë grekët e Vangjel Dules.
Në pamjen e parë është një zhvillim politik i shëndetshëm në opozitë, e cila ka ngut të rrëfejë se po kapërcen botëkuptimin e kufizuar që e çoi në zgjedhjet vendore me koalicionin më të rrudhur në historinë e saj.
Megjithatë me Bamir Topin çështja është pak e koklavitur. Ose demokratët do i kërkojnë ndjesë që e konsiderojnë ende ?horr i bulevardit?, ose Bamiri duhet të pranojë që është bërë burrë i mirë dhe do shprehë pendesë. Në fakt, 21 janari është një lloj vije demarkacioni. Berisha e ritheksoi këtë me fjalën e tij në foltoren e Kuvendit atë ditë, kurse Bamir Topi në studion Baton Haxhiut shprehu habinë që ish-kryeministri nuk ishte ende në qeli për 21 janarin. Këtu mbërrijmë në një pikë të vdekur. Pikërisht në këtë vendtakim vjen Arben Ristani që ripërsërit një ftesë, e cila ende nuk është shumë e besueshme, sepse nga FRD thonë që nuk ka ardhur me shkrim. Demokratët që për vite të tëra e shpotitën këtë parti me emrin Feride, tani i lypin besën. Kombinacioni është i vështirë, por në Shqipëri nuk ka asgjë të pamundur. 1 prilli i famshëm na e rrëfen këtë. Ndoshta edhe në anën tjetër të barrikadës po kuptojnë se ajo shprehja e Muç Nanos për bashkimin e të gjithë qelbësirave nuk është halë e mbetur në fyt. Sa gjellë të shijshme ka me pamje të neveritshme?
E tillë mund të jetë edhe receta që do të përdoret për llokoçitur çorbën, kur nacionalistët e Kreshës të përzihen me grekët e Dules. Nuk ka përse mos të ndodhë, vetëm se Vangjeli do të dukej më shumë se qesharak, meqë dha dorëheqjen, sepse një çam si Shpëtim Idrizi i shkoi nënkryetar Kuvendi dhe do e kishte zyrën ngjitur me të. Tani Vangjeli ka ikur, Shpëtimi ka hyrë pikërisht në zyrën e tij, kurse Kreshniku prej Kosove duket po e shoshit ftesën e Ben Ristanit.
Megjithatë, ky rebus mund të zgjidhet edhe pa nisur fare, sepse si ndodh rëndom këto kohë në PD, sa herë Arben Ristani del në mbrojtje të një çështje, Berisha ja çbën davanë. A nuk doli Ristani dhe tha se PD inkurajon hetimet, kur arrestua Spiro Ksera? Në mbledhjen e kryesisë së grupit, Luli e ktheu dhe u bë një me qëndrimin editorial të doktorit në facebook. Prandaj, Beni tek kthen ndonjë gotë me Kreshën tek Shallvaret, ta mbaj një sy tek rrjetet sociale në telefon, sepse ku i dihet shkruan doktori.
Në Shqipëri tema e ditës është reforma në Drejtësi. Si kurrë...
Të dyja palët ranë dakort! U desh më shumë se sa një vit e g...
Nga Anton HASANPAPAJTentativa e Edvin Rames qe nepermjet fol...
Here pas here ndodh qe miq ne tavolina apo dhe ne rrjetet so...
Kur Iljaz Mirahori ishte fëmijë, një ditë behari po flinte n...
Prirjes botërore për t’iu larguar shtypit të shkruar i është...
Sa herë PS-ja ndodhet në fushata, qofshin këto elektorale ko...
Pse po vuajnë shqiptarët nga një gjendje që herë-herë duket ...
Nga Mentor KIKIAZakonisht, në përplasjet me armë apo atentat...
Tashmë Vila 30, apo ajo që njihet si Vila e Mehmet Shehut, e...
Nga Lorenc VangjeliMasakra në Elbasan ishte si shpërthimi i ...
Pasqyra që po i mban të fiksuar përballë fytyrës Ilir Meta, ...
Një deklaratë e cila nuk kishte si të kalonte pa u dëgjuar d...
Ajo është një vajzë që thotë se është këngëtare. Nuk e njihj...
Nga Fatos LubonjaPo flitet dhe shkruhet shumë këto ditë për ...
Rrëmbeni hanxharë, pisqolla, dyfekë, kallashë, thika e mitra...
Prokuroria ka hedhur së fundmi një hap në atë drejtim që ka ...
E dashur Sadna, dje si rrallë herë më dridhej trupi. Ndërsa ...
Nëse rënia e murit të Berlinit ishte fillimi i fermentimit t...
Një ngjarje e fundit na riktheu edhe njëherë në skenë proble...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ukraina pret të ketë aftësinë teknike për të prodhuar rake...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se ende beson se h...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...