“Rama jepe dorëheqjen”/ Protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit
Pas fjalimeve para Kryeministrisë, protestuesit kanë nisur...
Pas fjalimeve para Kryeministrisë, protestuesit kanë nisur...
Nëse rënia e murit të Berlinit ishte fillimi i fermentimit të komunizmit shqiptar, pas 25 vjetëve, skena politike shqiptare ngjan më e palëvizshme se ajo e funddiktaturës. Sali Berisha është politikani më afatgjatë i politikës shqiptare, tashmë në pension aktiv. Në 71 vjetorin e jetës së tij, ngjan se nuk ka humbur shumë nga energjia e dikurshme. Por tashmë objektivat e tij duket se kanë ndryshuar. Ajo që i intereson është ruajtja e familjes së tij biologjike dhe mundësisht promovimi politik i tyre. Përtej këtij caku, gjithçka për të është spektakël.
Figura e dytë më jetëgjate e politikës shqiptare, Edi Rama po pret ditë më të mira. Me fasada të rëna, rrënuesi i të cilave ishte ai vetë, tashmë ka hyrë në hullinë që politika shqiptare ka krijuar në këtë çerek shekulli. Artistit të dikurshëm, nuk i ka mbetur asgjë nga smalti i fillimtranzicionit. Korrupsioni, ky gërryes i pamëshirshëm i çdo politikani shqiptar, më së fundi preku edhe atë, duke nxjerre poshtë shkëlqimit të njëjtin model që shqiptarët kanë njohur. Politikani më jetëgjatë në pushtet i cili që prej vitit të largët 1997, përjashto periudhën 20011-20013, ka qenë gjithomonë në timonin e komandës herë të Tiranës e herë të Shqipërisë, po pret që ndërkombëtarët të gjuajnë topin e quajtur ?reformë në drejtësi? dhe të shënojnë golin për të. Mjeshtër i intrigës, e di se në Ballkan, shejtani fle në detaje, ku më shumë sesa korpusi ligjor i kësaj reforme, do t?i shërbejë përzgjedhja e gjyqtarëve dhe prokurorëve, që të mund të kapw edhe këtë fushë. Dhe kjo reformë që aq shumë e presin shqiptarët dhe ndërkombëtarët të bëjë çudinë, në fakt do të jetë arma që të eleminojë kundërshtarët që nuk i vrau dot në fushëbetejat politike. Shpreson që më vonë, pushtreti i frikshëm ekonomik që po i japin koncensionet, zotërimi i drejtësisë, feta elektorale që i siguron PS-ja, do të jenë faktorët që do ta bëjnë shqiptarin e dytë pas Enver Hoxhës që synon kufirin e pesëdhjetvjeçarit të pranisë në politikën qëndrore të Tiranës.
Ilir Meta me deklaratën e tij të armëpushimit ku koalicionin e cilësonte ?duet dhe jo duel?, bëri një frymëmarrje të parë pas bashkëjetesës dyvjeçare me Edi Ramën. E karakterizuar kjo bashkëjetesë nga stërkëmbësat dhe goditjet pas shpine, Meta ia doli edhe njëherë t?i mbijetojë përqafimeve prej bolle të Edi Ramës. Aferat e CEZ-it, DIA-as, ishin pjata e dytë dhe e tretë pas antipastës së Dritan Priftit. Çdo mbijetese nga këto goditje të Ramës, Meta ia ka shpërblyer me thyerje kockash. Të gjitha të bëra nën buzëqeshjet e shfaqjeve publike.
Tashmë nuk ka dyshime se deri sa Berisha nuk është më rrezik eminent, Basha i pafaktorizuar brenda PD-së, Rama në zotërim të një PS-je ende në dukje monolite, dhe Ilir Meta ende parti e tretë, askush nuk është i interesuar për një prishje të statuskuosë.
I ri është fenomeni Blushi por edhe vlimi i pakënaqësisë në rradhët e socialistëve të cilët shohin se janë me gisht në gojë nga fitorja e 2013-ës. Nëse Blushi rri brenda PS-së, ky është një problem për Ramën, por jo për politikën e Tiranës. Nëse Blushi fiton kundër Ramës (i cili po ia mbyll të gjitha shtigjet), ose e çan PS-në; nëse një faktor i ri brenda së majtës del në skenë dhe mpiks gjithë pakënaqësinë ndaj Ramës dhe enturazhit të tij, atëhere e gjithë pamja ndryshon. I vetmi rrezik real për ligatinën ku ndodhet jeta politike, është një forcë e re e së majtës, një emër i ri në listën elektorale e cila rrezikon ndryshimin e raporteve. Atëhere Rama do të jetë i interesuar për zgjedhje të parakohëshme në mënyrë që mos t?i lerë kohë kundërshtarëve të organizohen, Meta të shtyjë zgjedhjet pasi i intereson një dobësim i Ramës dhe mundësia e një aleance të re më fraksionin e ri i cili gjithsesi e defaktorizon Ramën si një ndër dy zgjedhjet e Ilir Metës; dhe po ashtu PD-së i intereson një forcë e re në kampin e kuq, pasi vetëm me çarjen e tyre, ka mundësi për të ardhur në pushtet. Por për të gjitha këto, duhet të pritet edhe një muaj e gjysëm. Kongresi i socialistëve në 19 mars, do të jetë beteja e Ramës për të ruajtur situatën aktuale në parti, çka do të thotë edhe në qeveri dhe parlament. Por është edhe vija e ndarjes nëse kjo situatë do të vazhdojë e tillë edhe për shumë kohë apo do ketë zhvillime.
Një ngjarje e fundit na riktheu edhe njëherë në skenë proble...
Nga Bledian Koka“Demokracia e brendshme në parti është kusht...
E vërteta ishte e dhimbshme, ndërsa arsyeja e sulmit ndoshta...
Mbrëmë e vërteta na përzhiti ndërgjegjet tona. Shumëkush u t...
Nuk di të ketë ndonjë parti shqiptare në të cilën kryetari k...
Na propozohen stacione gjigande treni dhe autobuzash. Na pro...
Nga Kastriot MYFTARAJNë Joint Forces Staff College, pjesë e ...
Një mbrëmje rutinë në klubin e fshatit desh u kthye dje në t...
“The Rise and Fall of American Growth” eshte nje liber i mre...
Sot ai ka arritur një sukses të parë, pasi ka marrë mbështet...
Jemi në kushtet e propozimeve që na vijnë gjoja si projekte ...
Për dreq i njoh të dy; edhe Blushin, edhe Ramën. Me të parin...
I vetmi pseudoargument i Veliajt per zhvatjen e qytetareve d...
Nga Bledi Mane-Public Enemy fb.com/bledi.mane instagram.com/...
Nga Artan FugaMetoda feudale menaxhimi. —————– Edhe nga paaf...
Nga Kastriot MYFTARAJDeputetja shqiptare e Kuvendit të Maqed...
Spiro Kserën e kam njohur vetëm kur u bë ministër. Nga miq t...
Nderkohe qe neser cmimi rritet 33% …— Nga neser cmimi i bile...
Nuk ka zgjatur shumë habia për qëndrimin “korrekt” të Partis...
Prej më shumë se dy vitesh lajtmotivi i kësaj mazhorance, e ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ukraina pret të ketë aftësinë teknike për të prodhuar rake...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...