Nga Besnik Aliaj/ Buzëkuq fosforeshent për transportin publik në Tiranë
Nderkohe qe neser cmimi rritet 33% …— Nga neser cmimi i bile...
Spiro Kserën e kam njohur vetëm kur u bë ministër. Nga miq të përbashkët mësova se i përkiste asaj familje fisnike nga fshati kryesor i minoritetit grek për të cilën kisha dëgjuar që fëmijë. Për shkak të profesionit babanë e tij e njihnin thuajse të gjithë në Gjirokastër. Krenaria dhe ndershmëria e Fotos nuk kishte çmim. Kjo duhet të ketë qenë arsyeja përse Dule e afroi në strukturat e PBDNJ dhe më pas shkaku i karrierës marramendëse të Kserës.
Rrethanat, që ai ndoshta ende nuk i ka kuptuar, e çuan përkohësisht në majat e politikës shqiptare. Si erdhi iku. U kthyen sërish në Derviçan duke lënë pas perceptimin se ishte një aksident në politikë. Krejt ndryshe nga vërsnikët e tij Dule dhe Tavo. Në kafet e rralla që pinim nuk rreshte së përmenduri emrat e Papuliasit, Samarait , Papandreut, Berishës, Topallit. I shqiptonte me një familiaritet dhe autosugjestion të tillë si për të më treguar se tashmë ishte një faktor politik i pazëvendësueshëm.
Por sa herë më thoshte se ?doktorit I thashë që kështu duhet bërë? më krijonte një asosacion të cuditshëm. Më kujtonte atë këngën që këndonte ai xhandari i Zogut në Mirditë që për të trembur frikën kur përshkonte pyllin thoshte gjithmonë vargjet : Jam polic lokaliteti, ma ka dhënë koburren mbreti?
Bindja se nuk kishte asnjë lidhje me politikën mu forcua të vetmen herë që e kam patur në studio. Rreth tre vjet më parë , kur në një pjesë të medias së Tiranës filloi të shfaqet një frymë anti-greke e ftova tek 5 Pyetjet. Fjalinë e mirëserardhjes ia thashë në greqisht. U hutua kaq shumë sa m’u desh t’i shpegoj se e bëra për të dëshmuar publikisht bashkëjetesën shekullore mes gjirokastritëve dhe dropullitëve. Dule ,Tavo, Barka, Marto apo Mico dhe shumë politikanë të tjerë të minoritetit grek nuk do të kishin nevojë për shpjegime infantile.
Thënë më shkoqur dalin pa asnjë kompleks në mediumet e Tiranës apo Athinës. Rasti i Kserës është shembulli tipik se si në Shqipëri karriera politike ndërtohet mbi aksidente. Berisha i dhuroi statusin e zyrtarit më të lartë të minoritetit grek , por e vetmja gjë që mbahet mend nga Ksera është fondet që jepte pa pushim për televizionin e të gjitha qeverive.
Ksera kishtë kohë që ishte harruar në Tiranë dhe Athinë. Arrestimi i tij në Derviçan e solli në qendër të vëmendjes. Pa dashur të paragjykoj se çfarë ka në dosjen e tij hetimore më bën përshtypje shifra për të cilën e akuzojnë, rreth 300 mijë dollarë. U arrestua në kohën kur opinion publik është mbërthyer nga debatet për reformën në drejtësi dhe të gjithë presin arrestime të bujshme. Për këdo që ka njohuri minimale të asaj që ka ndodhur në dekadën e fundit shifra akuzohet Ksera është para xhepi për ujqërit e Tiranës. Nuk vë dorën në zjarr se ku kanë përfunduar fondet për romët por nuk besoj se ajo është dosja më e bujshme e korrupsionit në Shqipëri.
Ndoshta prokuroria mund ta ketë kopsitur dosjen. Ustallarët që uleshin në krah të Kserës në mbledhjet e Këshillit të Ministrave mund të nënqeshin : nuk mjafton të dish të vjedhësh, por dhe fshehësh. E megjithatë ka diçka që nuk shkon. Para se furgoni i policisë të shkonte në klubin te rrapi i Derviçanit më parë besoj se duhet të shkonte në Rogner a Sheraton./shqiptarja.com
Nderkohe qe neser cmimi rritet 33% …— Nga neser cmimi i bile...
Nuk ka zgjatur shumë habia për qëndrimin “korrekt” të Partis...
Prej më shumë se dy vitesh lajtmotivi i kësaj mazhorance, e ...
Kurvi ka 30 vjet që ka ngordhur, kurvizmi është në zenit. Mo...
Nuk ka si të mos sjellë trishtim fakti që pas dy dekadash e ...
Kombi shqiptar për ne është histori harte ,njohuri krenari p...
Nga Alban Spiteni/ Koha JonëSaimir Tahiri është ministër i B...
Anton HasanpapajNe duhet te ndalojme se menduari dhe vrpruar...
*NOSTALGJIKE.-Per Socialistet qe mbajten peshen e rende te d...
Nga Artan Fuga Po kur thonë se populli nuk gabon!!!Nuk gabon...
Kur ka mbetur pak kohë nga zgjedhja e presidenti të ri të Ko...
Nëse harrojmë për një moment se cilët janë kryetarët e tri p...
Vetë Meta të mërkurën e me gjasë edhe më pas, reagoi duke he...
Nga Gjergj EREBARAKonferenca e datës 26 janar që mblodhi në ...
Praktikisht po presim te na rrjepin dhe lekuren e kokes. Dhe...
Nga Nebil ÇikaKetë pyetje e bënte në fakt një lexues i “Mine...
Gjetja e re linguistike “partneritet mes shtetit dhe privati...
Foli i fundit, por jo për këtë arsye, Ilir Meta ishte më i s...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...