Çfarë është stresi ekstrem i nxehtësisë?/ Brenda fenomenit vdekjeprurës që po përhapet në të gjithë Evropën
Sipas një studimi të ri të madh, disa pjesë të Evropës po ...
Sipas një studimi të ri të madh, disa pjesë të Evropës po ...
Gjetja e re linguistike ?partneritet mes shtetit dhe privatit?, për të zëvendësuar fjalën tashmë famëkeqe ?koncesion?, është tipike e stilit të Edi Ramës për të fshehur mbas artificave artistike dhe linguistike, dështimin e qeverisë për krijimin e një modeli ekonomik dhe dorëzimin pa kushte ndaj anarkisë të 25 vjetëve të fundit në zhvillimin tonë. Koncesioni i fundit i TVSH-së fillon me neologjizma gjuhësore dorëzimin e një pjese të sistemit tatimor ndaj privatit, i cili tej anës korruptive dhe klienteliste për të cilën tashmë askush nuk bëhet më merak, mbart jo vetëm dorrëzimin e pasurive publike, ndërtesave dhe tokave, por ca më keq, atë të konceptit të shtetit modern i cili filloi pikërisht me krijimin e administratës qëndrore të tatimeve.
Rama dështoi në qasjen e tij sociale të cilën mesa duket nuk e ka pasur kurrë. Në vend se t?i rikapitalizonte asetet publike, siç janë pasuritë minerare, nafta, hekurudhat, apo ndërrmarje të mëdha, ose po i privatizon, ose po i çon drejt shkatërrimit për t?i dhënë pastaj për një copë buke. Paaftësinë e tij për të ndërtuar shtet, administratë dhe mbi të gjitha një sistem publik ekonomik rentabël, po ndjek vazhdën e 25 viteve, duke e lënë lundrimin e ekonomisë në mëshirën e erërave. Dorëzimi i saj tek privatët, është justifikimi më banal i përdorur në këta 25 vjet dhe që ka rimarë forcë. Kapitalisti shqiptar nuk ka as kulturën, as resurset, as horizontin dhe as traditën të ndërtojë sipërmarje të mëdha. Dhe nuk është faji i tyre, pasi kemi kaluar direkt nga feudalizmi në komunizëm. Por nuk mund t?i falet politikës tonë që të dorëzohet pa kushte. Në vend që hekurudhat shqiptare të modernizoheshin, të lidheshin me rrjetin ballkanik, janë lënë në mëshirë të fatit. Bota po kalon tek trenat e shpejtësisë së lartë, ne po i copëtojmë dhe shkatërrojmë. E njëjta gjë vlen për minierat të cilat ju jepen plaçkitësve, qe nuk kanë as eksperiencën e as mundësitë e investimeve që kërkon ky sektor, por vetëm marrin damarin e pasur, duke groposur kusurin, kur dihet që në dekadat që vijnë, lufta më e madhe do të jetë për lëndët e para. Po kështu ujërat të cilat në këtë rast kanë lidhje edhe me energjinë, ku dhënia e Skavicës një investitori që ka vetëm hotele, kalon përtej aktit korruptiv; është krim. Edhe ligji i fundit për turizmin, varros përfundimisht shpresën për turizmin e vogël, familjar të tipit grek, ku çdonjëri i cili ka një pasuri të vogël, qoftë edhe 4 metra katror, mund ta shfrytëzojë për dyqan suveniresh, pastiçeri apo tavernë; ku vija e bregdetit të jugut që ende është e pashfrytëzuar, të përdorej si mundësi që shtetasit të kishin shtëpitë e pushimit. Strategjia e re, ndjek modelin turko-egjyptian për ndërtimin e monstrave-resorte, ku do të strehohen me mijëra turistë, por ku shumëkombëshet që i ndërtojnë sjellin edhe personelin nga jashtë; ku fshatarët e zonës me ngastrat e tyre nuk janë në gjëndje t?i furnizojnë as me domate këto qytete-hotel. Mungesa e modelit, ka sjellë që të eci kuturu edhe në fushën e arsimit. Sot e kësaj dite nuk ka një strategji se çfarë specialitetesh na duhen dhe në çfarë sasie.
Këto janë vetëm nga disa gabimet e qeverisë së ardhur me aq shpresë në 2013-ën. Gjithë qeveritë para saj, kanë ndjekur të njëjtin rrugëtim, por kjo e Ramës, ishte e shtëna vdekjeprurëse mbi një trup në agoni. Koha tregoi që nuk kishte kapacitetet, por as dëshirën për të ndryshuar rrjedhën e gjërave. Ditët e para të ardhjes së saj në pushtet, ishin për shqiptarëet ditët e shpresës. Në fakt, ishin ditët kur fitimtarët nuk ju kërkuan llogari fajtorëve për dëmin e shkaktuar, por vetëm ju lanë të kuptonin se donin edhe ata pjesën e tyre në orgjinë e korrupsionit.
A ka shpresë ky vend? Për të qenë koherente me situatën dhe zhvillimet, dhënia e copave të ekonomisë, sektorëve apo shërbimeve të tëra në duar të privatit, ngjan si dy pika ujë më situatën postsovjetike ku ekonomia ruse u gllabërua falas nga oligarkët. Kontratat me të cilat po ju jepen koncesionet privatëve, është e pamundur të rikuperohet përpara përfundimit të afatit të tyre. Çka do të thotë që vitet që vijnë do të jenë të zeza për qytetarin e zakonshëm. Që tani duket nga mungesa e investimeve publike, se ekonomia ka ngecur. Paratë që përdoren për pagesat e koncesioneve, mund të përdoreshin fare mirë për rikapitalizimin e këtyre sektorëve, specializimin dhe trajnimin e administratës publike, për t?i bërë kompetitivë në treg. Por Edi Rama, politikani më jetëgjatë në pushtet, po kalon drejt krijimit të familjeve të mëdha, të cilat do të jenë baza e pushtetit të tij për 20 vitet që vijnë. Se ku të çon politika e familjeve të mëdha, mjafton të shikosh katandisjen e Greqisë. Mjafton të shohësh kapitalizmin e tipit arab, i cili po kopjohet edhe tek ne, për të kuptuar se asgjë e mirë nuk duket në horizont për qytetarin e zakonshëm dhe demokracinë shqiptare. Kush mendoi se tranzicioni ynë ka mbaruar, le të zhgënjehet. Jemi ende në mesin e tij dhe nuk e dimë cila do jetë rruga që do të marrim./Dritare.net
Foli i fundit, por jo për këtë arsye, Ilir Meta ishte më i s...
Në përjekje për të mbrojtur të pamundurën, sot zëvendësminis...
Këmbëngulja e deputetit socialist Ben Blushi për të kërkuar ...
Forma, shpesh, në traditat filozofike dhe në mendimin autokt...
Nga Aurenc Bebja Elita politikane, drejtuese dhe koalicionis...
HABERET E MITROSNë gjuhën kineze, hieroglifi që ka kuptimin ...
Që nga zgjedhjet e para të 31 marsit 1931 e deri ta to të fu...
Nga Mentor KIKIANë Shqipëri ka sekserë që të ndihmojnë të fi...
Basir CollakuProkuroria mbyll hetimet per akuzat e Dritan Za...
Nga Suzana TAHIRIÇdo komb ka simbolet dhe njerëzit e vet të...
Qeveria ka te drejte!!!! Formula e koncesionit te TVSH bazoh...
Fjala ‘koncesion’ është e ndaluar këto ditë te Ministria e F...
Në 21 janar 2011 Kryeministri i kohës, Sali Berisha vrau kat...
Shenjtorët, Profetët, Gjenialët, kanë qenë janë e do të jenë...
Nga: Ylli PataPesë vjet pas ngjarjes më të rëndë të përballj...
Një pjesë e madhe e mediave folën mbrëmë se si Edi Rama dhe ...
Gjatë dy muajve të ardhshëm PS përfundon procesin e organizi...
Nga Suzana TahiriKa disa kohë që protestat e dhunshme në Kos...
Ja pse kemi ngec!Dhe jo monopol që vjen nga përqendrimi. jo,...
Shkrimtari dhe filozofi italian me famë botërore Umberto Eco...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Sipas një studimi të ri të madh, disa pjesë të Evropës po ...
Vetëm katër vende të BE-së e kanë zbatuar Direktivën e BE-...
Shtëpia e Bardhë i ka kërkuar Kongresit të miratojë një pa...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...