Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Në 21 janar 2011 Kryeministri i kohës, Sali Berisha vrau katër protestues për të mbrojtur aleatin e tij politik Ilir Meta. Në 21 janar 2011 Berisha kishte alternativë, Meta nuk kishte. Në 21 janar 2011 opozita e kohës, domethënë Partia Socialiste e Edi Ramës, doli në protestë me sloganin ?Sali dorëzo bllokun!? Që do të thoshte se Kryeministri Berisha duhet të dorëzonte bllokun e shënimeve të Metës, që ishte shfaqur në videoregjistrimin e Dritan Priftit dhe në të cilin bllok Meta mbante shënim marrëveshjet korruptive. Në 21 janar 2011 Meta tashmë prej disa ditësh kishte dhënë dorëheqjen si zëvendëskryeministër. Prokuroria e Përgjithshme kishte nisur një hetim për të. Berisha, fare lehtë, mund të kishte shpallur prishjen e koalicionit qeverisës me Metën dhe të kërkonte t? i kompensonte katër deputetët e LSI me katër nga deputetët e PS rebelë ndaj Ramës, të cilëve do t? u ofronte tre ministritë që deri atëherë i mbante partia e Metës. Pra, Berisha mund të kishte bërë në janar 2011 atë që bëri në prill 2013, kur pas largimit të LSI nga koalicioni qeverisës, arriti ta mbante me votat e tre deputetëve të PS, kundërshtarë të Ramës.
Nëse Berisha do ta kishte prishur koalicionin me Metën që në janar 2011, me siguri që Meta do të ishte arrestuar, pasi ai do të kishte mbetur krejt pa mbrojtje politike. Asnjë gjykatës nuk do të guxonte ta shpëtonte Metën nga burgu, kur Berisha nuk e mbronte atë, ndërsa Rama kërkonte burgimin e tij. Berisha mund ta kishte ndihmuar Metën duke e nxjerrë nga burgu disa muaj para zgjedhjeve të vitit 2013, në mënyrë që ta përdorte në zgjedhje atë dhe partinë e tij kundër Ramës. Kështu, Berisha mund të urdhëronte Presidentin Nishani që të nxirrte një dekret faljeje për Metën. Rama nuk mund të bënte aleancë me një Metë të sapodalë nga burgu ku kishte hyrë praktikisht me kërkesën e atij vetë, të Ramës. Pa LSI, PS me aleatët e saj nuk kishte veçse 65 mandate deputetësh në 2013. Meta me siguri do të mund të merrte në zgjedhjet e vitit 2013 së paku aq mandate deputetësh sa fitoi në 2009, pra jo më pak se katër. Shumicën e deputetëve do t?i kishin përsëri PD me aleatët e saj dhe LSI. Kuptohet se Berisha, për të siguruar një mandat të tretë qeverisës, do të kishte shumë më pak më pak ngurim se Rama për të bërë koalicion me ish-të burgosurin Meta. Nëse Berisha do ta kishte braktisur Metën në janar 2011, ky i fundit në 2013, nuk do të kishte se ku të shkonte tjetër përveçse te Berisha. Berisha vrau katër shqiptarë në 21 janar për ta shpëtuar Metën nga burgu, çka ishte një nxitje për Ramën që t? i bënte ftesë Metës për një aleancë politike në 2013. Berisha, qartësisht, vrau për të mbrojtur Metën.
Rama sot po bën një gabim edhe më të kushtueshëm se Berisha duke nguruar që ta braktisë Metën, çka do të thotë arrestim i Metës. Nëse Berisha vrau katër qytetarë për të shpëtuar Metën, Rama është duke vrarë veten, me ngurimin e tij për të braktisur Metën. Nëse Rama do të hyjë në zgjedhjet e vitit të ardhshëm, në aleancë me Metën, kjo do të jetë një vetëvrasje politike për Ramën. Nëse kjo aleancë fiton zgjedhjet e vitit 2017, ky do të ishte mandati i tretë në pushtet për LSI, nga të cilët i pari me PD dhe dy të tjerët me PS. Duke parë rritjen e LSI mund të parashikohet se kjo parti do të ketë mbi 300 mijë vota, nga të cilat do të dalin së paku 30 deputetë të LSI në Kuvendin e ardhshëm. Kjo do të thotë që LSI të stabilizohet si një parti në pushtet, me të cilën alternohen dy partitë e tjera të mëdha. PS dhe PD. Kjo do të thotë se brenda sistemit politik krijohet një segment të rëndësishëm të pushtetit totalitar, që përfaqësohet nga LSI. Kjo gjë minon rendin kushtetues në zemër të tij, te natyra e sistemit politik.
Prandaj, nëse Rama do ta vazhdojë aleancën me Metën edhe në 2017, fitorja e koalicionit të tyre do të jetë vetëvrasje politike për Ramën. Sa për Metën ai nuk ka alternativë. Por Rama ka alternativë. Rama mund ta braktisë Metën që sot duke e prishur koalicionin me të. Rama, bashkë me aleatët dhe ndonjë rrjedhje nga PD dhe LSI, e ka shumicën e thjeshtë në Kuvend, prej më shumë se 70 deputetësh, sa për të ruajtur qeverinë. Largimii LSI-së nga qeveria do të lehtësojë shumë arrestimin e Metës, i cili deri më sot është mbrojtur nga Kryeministra të fuqishëm, në fillim Berisha dhe pastaj Rama. Partitë e llojit LSI shkrihen elektoralisht kur nuk janë në pushtet.
Dëbimi i Metës nga qeveria do të shpërbëjë aleancën e sotme informale Berisha-Meta, e cila është një faktor i fuqishëm në politikë, për shkak se Meta kontrollon qeverinë dhe Berisha në sajë të aleancës me Metën ka autoritetin e nevojshëm për të vazhduar të kontrollojë PD-në edhe pasi ia ka lënë Bashës karrigen e kryetarit. Arrestimi njëkohësisht i Berishës dhe Metës, do të shmangte çdo përpjekje të përbashkët të tyre për të destabilizuar vendin.
Por, më kryesorja, arrestimi i Berishës dhe Metës do të mundësonte që Basha dhe Rama të ulen në tryezë si dy liderë të cilët i kanë votat e nevojshme në Kuvend për të bërë çdo lloj reforme, duke përfshirë edhe atë zgjedhore, pra ndryshimin e sistemit zgjedhor. Kjo është e domosdoshme, sepse pasi përjetuam pasojat e skemës zgjedhore të ?Dushkut?, në zgjedhjet e 2001-2005, tashmë, me ndryshimet kushtetuese të vitit 2007, në zgjedhjet e vitit 2013 përjetuam pasojat e skemës zgjedhore të ashtuquajtur të ?bishtave?, gjysmëmandateve të deputetëve që i marrin partitë e vogla falë aleancës me partitë e mëdha. Prandaj ligji duhet të ndryshojë në atë mënyrë që të mos kemi parti parlamentare fiktive. Më mirë që njëra nga partitë e mëdha, ajo që del e para në zgjedhje, të marrë si bonus ata deputetë që do t? i merrnin partitë fiktive.
Shenjtorët, Profetët, Gjenialët, kanë qenë janë e do të jenë...
Nga: Ylli PataPesë vjet pas ngjarjes më të rëndë të përballj...
Një pjesë e madhe e mediave folën mbrëmë se si Edi Rama dhe ...
Gjatë dy muajve të ardhshëm PS përfundon procesin e organizi...
Nga Suzana TahiriKa disa kohë që protestat e dhunshme në Kos...
Ja pse kemi ngec!Dhe jo monopol që vjen nga përqendrimi. jo,...
Shkrimtari dhe filozofi italian me famë botërore Umberto Eco...
Ilir Meta ja ka arritur që në më pak se 4 muaj të dalë nga s...
Te reja nga fronti i Perendimit. Por jo vetemFMN korrigjoi s...
Në fundjavë Shqipëria u mbërthye nga i ftohti polar. Parashi...
Një kujtesë nga heroi! Me datën 28 nëntor 2012, në nderim të...
Për shumë shqipëtarë fakti se qeveria përpiqet të mashtrojë ...
Opinionet janë gjithnjë më shumë se sa dy, ndërsa fakti ësht...
Nga Arenc BERATIPOST MORTEM per nje proteste me urdher nga P...
Gjergj Bojaxhiu iu drejtua së fundmi publikut me një thirje ...
Nga Mitro CELA 15 janar. Përvjetori I vdekjes së mamasë . Vd...
JU KAM DHJERË REFORMËN! Në kalendaret e historisë së shqipta...
Nga Mentor KIKIAKjo foto ka marrë shumë vëmendje dhe për pas...
Partia Demokratike kundërshtoi draftin e reformës për drejtë...
Qeveria e Republikes se Shqiperise, perkatesisht Ministria e...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...