web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

REQUIEM PËR SKENDERBEN NË LONDËR/ Nga Mal Berisha

18 Janar 2016, 15:20, Opinione CNA

mal berishaNjë kujtesë nga heroi!
Me datën 28 nëntor 2012, në nderim të 100 vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, mbas shumë përpjekjesh, arrita ta vendos bustin e Skenderbeut në Londër bashkë disa kolegë dhe me atdhetarë tjerë, i ndihmuar edhe nga autoritetet e Bashkisë së Uestministër. Për një diplomat shqiptar, në atë vit historik, kjo është arritja më e madhe e mundshme dhe për këtë jam shumë krenar. Por pas këtij akti atdhetar fshihet një veprim i shëmtuar i qeverisë së sotme shqiptare i cili mendoj se e vlen të njihet nga publiku ynë dhe tërë bashkëatdhetarët kudo që janë nëpër botë e veçanërisht ata në Mbretërinë e Bashkuar. Përpos vështirësive tjera proceduriale, vendosja e këtij busti kërkonte financim në dy pagesa:
1 – Pagesë për tokën ku është vendosur busti;
2- Pagesë për veprën artistike, modelimin, derdhjen në bronx, piedestalin, transportin dhe vendosjen aty ku është sot.
Vendi ku është vendosur busti u financua menjëherë nga qeveria shqiptare e asaj kohe, pasi autoritetet lokale londineze të Uestminster, nuk lejonin inagurimin e tij pa u bërë parapagimi. Mbetej të bëhej pagesa për shpenzimet tjera prej 8.000 Eurosh të cilat do t?i paguante Ministria e Kulturës së RSh në momentin më të parë. Meqenëse busti nuk mund të derdhej në bronx në fonderitë shqiptare pa u parapaguar, vendosa të merrja vetë hua 8.000 Eurot për të nderuar Heroin tonë Kombëtar dhe Bashkësinë Shqiptare në Mbretërinë e Bashkuar. Kjo shumë iu dorëzua skulptorit Kreshnik Xhiku. Ky i fundit e përfundoi veprën, pa asnjë shpërblim për vete, si një patriot i vërtetë dhe busti arriti në Londër vetëm disa orë para inagurimit. Ndërsa 8.000 Eurot u përdorën për zërat e sipërpërmendur. Të dy mbetëm në pritje të përfundimit të procedurave nga Ministria e Kulturës. Nëse nuk do të veprohej kështu, ai bust nuk do të vendosej dot në atë kohë, e siç erdhën punët as edhe sot e kësaj dite. Për këtë, qeveria e mëparshme, megjithë vonesat burokratike, urdhëroi Ministrinë e Kulturës me VKM, nr 697, datë 16.08.2013 (bashkëngjitur). Vendimi u botua edhe në Gazetën Zyrtare, nr 140, datë 23 gusht 2013. Sipas ligjeve të shtetit shqiptar, çdo VKM i botuar në Gazetën Zyrtare është i detyrueshëm për zbatim. Por jo! Ka edhe qeveri që nuk i zbatojnë ligjet që botohen në Gazetën Zyrtare. Është kjo e sotmja që thotë se është Rilindje. Duhej të vinte një ?rilindase? me bishtalec që e përdredh si Jelë përpara kamerave, që të urdhëronte zhdukjen nga raftet e Ministrisë së Kulturës komplet Dosjen e Skënderbeut, bashkë me tërë projektin, skicat, dokumantacionin… Për këtë e ndihmuan ?rilindasit? që u gjetën në Ministrinë e Kulturës, shërbëtorë të gatshëm të tërë zotërinjëve, sapo ajo erdhi në detyrë. Një e-mail lidhur me këtë çështje iu drejtua asaj gruas me Jelë, në adresën e saj zyrtare, por ajo nuk iu përgjigj kurrë. Dhe kështu, pagesa për realizmin e kësaj vepre mbeti në llogarinë time personale, dhe VKM një dokument i pavlerë i shtetit shqiptar.
Nuk do ta kisha bërë publik këtë fakt, i cili me gjithë koston e lartë prej 8.000 Eurosh në llogarinë time, krejtësisht përtej mundësive të mia financiare të cilat ende nuk i kam shlyer, më nderon për atë që kam bërë, po mos të dilte në medjat shqiptare shpenzimi prej 36 milionësh për revistën ?The Economist?.
Dua t?i kujtoj publikut shqiptar se në cilësinë e Ambasadorit Shqiptar në Londër kam pritur gazetar të njohur si Melissa Lamp, Editorin e revistës FIRST, gazetarin Michele Grimaldi i Daily Telegraph, e sa e sa të tjerë të cilët kanë ofruar shërbime kundrejt pagesave por që nuk kam pranuar kurrë të hy në asnjë negociatë financiare të kësaj natyre me ta. Promovimin e Shqipërisë në mënyrën më të shkelqyer e dëshmojnë artikuj gazetash dhe veprimtari të panumërta që kam realizuar gjatë shërbimit tim atje, por jo me taksat e shqiptarëve. Natyrisht duhej të largohesha unë, si pengesë, të ulej niveli i përfaqësimit në Ambasadë deri tek një këshilltare ekonomike, një mësuese biologjie fshati, e cila të pranonte të bënte gjëra të tilla me çelsin e Ambasadës në brez, dhe shumë tjera që bën kjo qeveri në Londër, për ta ?Carë rrugën e korrupsionit të qeverisë shqiptare në Londër me Sterlina në dorë?.
Së dyti, gjatë shërbimit tim në Londër, u përpoqa të ndërtoja një traditë homazhesh tek ky bust. Dhe kur nuk mblidhja dot një masë të madhe njerëzish, e vizitoja vetë si përfaqësues i shtetit shqiptar, me kolegun tim, Ambasadorin e Kosovës në BM, vendosja një tufë me lule gjë që nuk u pa të ndodhte sivjet në atë vend.
Gjatë periudhës së shërbimit tim në Londër, atë bust e kanë vizituar, nderuar dhe vendosur lule drejtuesit e mëposhtëm të shtetit shqiptar:
1.- Dr. Sali Berisha, në atë kohë Kryeministër – vizite zyrtare
2.- Z. Bujar Nishani, në vizitën zyrtare si President i Republikës së Shqipërisë
3.- Zonja Josefina Topalli, në atë kohë Kryetare e Parlamentit të Shqipërisë, në vizitë zyrtare.
4.- Z. Alfred Moisiu, ish President i Republikës së Shqipërisë (udhëtim privat)
5.- Z. Pandeli Majko, ish Kryeministër i RSh (udhëtim privat)
Asnjë antar i kabinetit të sotëm qeveritar, as në vizita zyrtare dhe as private nuk e kanë vizituar atë bust deri më sot. Falemnderit nëse nuk e kanë mallkuar!
Asnjë prej tyre ende nuk ka shkelë në Ambasadën Shqiptare në Londër që kur erdhën në pushtet! No comment! Punët e shtetit shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar i bëjnë sekserët dhe kjo qeveri nuk ka nevojë as për Ambasadë!? Ndryshe do të kishte Ambasador pas tre muaj boshlleku. Vështirë të gjëndet një që zevendeson biologen. Gojët e ?liga? thonë se është vend bosh, NË SHITJE. Kush jep më shumë e merr këtë pozicion! .
Cfarë të bejmë? Mbetet vetëm ta nderojmë Skenderbeun i cili frymëzoi Rilindjen Kombëtare Shqiptare dhe na dhuroi identitetin Europian me të cilin mburremi. Skënderbeu, edhe pse i heshtur atje në Londër, na ndihmon ta kuptojmë ku jemi. Qëndrimi i tillë ndaj kësaj vepre është vetëm një prej dëshmive të Rilindjes.
E prapëseprapë, bash për inat të atyre që e injorojnë atë bust, unë mbetem:
Proud to be Albanian!





Lajmet e fundit nga