Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Nga Jonida HITOVEIZI
Një ngjarje e shëmtuar ka ndodhur në Teatrin Kombëtar mbrëmjen e djeshme.
Incidenti, apo më mirë të themi përplasja ndodhi gjatë pushimit të provave gjenerale të shfaqjes ?Tri motrat?, nga Çehov, mes drejtorit të teatrit, njëkohësisht dhe regjisori i shfaqjes dhe gazetarit Eni Shehu.
Për ngjarjen pati reagime masive edhe në rrjetet sociale, ku secili dha mendimin e tij, apo edhe dëshminë, siç ishte ajo e gazetares Fatmira Nikolli e GSH-së, të cilën prirem ta besoj, për faktin e vetëm se përgjatë këtyre viteve në punën e saj ka dëshmuar integritet dhe për asnjë lloj arsyeje po të mos ishte ajo çfarë kishte parë me sy, nuk do të shkruante asgjë. Dhe për këtë jam shumë e sigurt.
Nga ana tjetër, vet Çuli nxitoi të fliste tek Panorama pak pas incidentit dhe të jepte versionin e tij, ku pranoi se së bashku me asistentin e tij e kishin nxjerrë forcërisht jashtë ambjenteve të TK, gazetarin Shehu. Që të mos përfshihemi të gjithë emocionalisht e të flasim si tifozë të njërit apo tjetrit, mirë do të ishte të kishte ndonjë pamje nga gjithë skena, por kjo nuk besoj se do të ndodhë, ndaj jemi ?të detyruar? të mbetemi tek fjalët dhe opinionet.
Si një njeri që nuk ka qenë prezent në atë sallë dhe pa asnjë njohje personale as me zotin Hervin Çuli dhe as me gazetarin Eni Shehu, gjithë historia më la një shije të hidhur, jo si gazetare por si një person që e do shumë teatrin.
Gjëja e parë që më bën wordpress përshtypje mbi gjithë historinë e thënë nga zoti Çuli, është se për çfarë arsye, drejtori i teatrit do të duhej të përfshihej në një gjë të tillë, duke marrë apriori si të vërtetë versionin e tij, që gazetari ishte i droguar dhe po bënte namin në sallë duke shpërqëndruar aktorët.
A ka në këtë institucion persona përgjegjës që merren me njerëzit, kush hyn, kush del, apo që i shoqëron edhe jashtë në kushte ekstreme?
Fakti, që vet drejtori personalisht, është bërë pjesë e një skene të tillë, nuk tregon degradimin e gazetarit, që mund të ishte një njeri çfarëdo, por panoramën e trishtë se ku është katandisur arti e kultura në vend.
Në Teatrin Kombëtar drejtori dhe regjisori i shfaqes premierë, zihet personalisht me një person nga publiku. Unë nuk e di në cilin vend normal në botë mund të ndodhë kjo gjë. Po ashtu nuk di nëse ndonjë drejtor teatri në botë apo regjisor do të angazhohej personalisht për të përzënë me forcë një person nga publiku që po prish shfaqjen.
Sigurisht gjëra të tilla ndodhin vetëm në oazin tonë të vogël, të cilit përditë e më shumë i ndihet era e banalitetit.
Sepse është vërtetë banale, që drejtori i një institucioni kaq prestigjoz dhe të rëndësishëm në vend, të përfshihet personalisht në sulme fizike apo edhe me dhunë verbale brenda ambienteve të teatrit, ciladoqoftë arsyeja e vërtetë apo e sajuar.
Dhe nuk është as hera e parë! Kujtoj këtu rastin e Sesilia Plasarit, kur në skenë vihej ?Liri në Bremen? vitin e kaluar. Edhe Plasari u shpreh atë kohë se drejtori i TK-së kishte pasur ndaj saj sjellje rrugaçërore./Pasqyre.al
Kjo eshte jo thjeshte nje foto qe te trishton . Zhgenjyes ky...
Nga Mentor KIKIAAshtu siç kishte paralajmëruar, Gjergji, lëv...
Pasi i vdiq gruaja Shpresa, Besimit ngordhalaq i mbetën 12 j...
Erdhi koha që të bëjmë më në fund analizën logjike të asaj q...
Nje dite me pare shefi i FMN ne Tirane, Jens Reinke leshoi n...
Histori e gjatë dhe e vështirë kjo mes Ramës dhe Metës. Një ...
Nga Afrim KrasniqiNjë sistem vendimmarrës duhet të jetë, së ...
Dhe që pastaj pa pikë turpi na llomotisin për liritë e tregu...
Martesa e lumit me detin është shekullore. Mbijetojnë së bas...
Gjysma e kryeministrave, presidentave, mbretërve të botës, j...
A ka më realisht një koalicion qeverisës në Shqipëri?! A ka ...
Nga Bledi Mane-Public Enemy fb.com/bledi.mane instagram.com/...
Reforma për drejtësinë?E pse na duhet!!!Te ne drejtësinë e b...
Nga Kastriot IslamiMes nje reforme te pamoralshme nen kontro...
Nga Alban DACINje heshtje e madhe ka rene ne koalicion. Medi...
Nga Çerçiz LoloçiPak muaj më parë Departamenti i Filozofisë...
Të gjithë shurdhë dhe të gjithë qorrë! Kjo është logoja që m...
Enver Bytyçi Debati dhe replikat midis politikanëve antiberi...
Mbi trotuarin e “Bankë”-s, shitet “Bar Miu”. Rrëzë murit të ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...