Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Nga Bledi Mane-Public Enemy
fb.com/bledi.mane
instagram.com/bledimane
Nëse do të ishe në vendin tim gazetar vullnetar si do të ndjeheshe kur kryetari i parlamentit Ilir Meta sulmonte gazetaren e “Zërit të Amerikës” dhe e telendiste alla shqiptarçe në mes të Washintonit?
Nëse do ishe në vendin tim gazetar vullnetar e aspak qokaxhi si do të ndjeheshe kur kryeministri Edi Rama me arrogancën e tij poshtëron jo vetëm individin gazetar por edhe profesionin, me ironi alla shqiptarçe në mes të ditës me diell apo me shi qoftë?
Nëse do ishe në vendin tim gazetar që rropatesh mes intrigave e kërcënimeve për të informuar të gjallë e të vdekur, si do ndjeheshe kur një ish gazetar, ish kryeredaktor, ish ministër që u dorëhoq pas dhunës ndaj gazetarit, kur një ish Luan Rama shpartallon me fyerje e me terma pornoballkanike gazetarin dhe gazetarinë shqiptare?
Po kur Sali Berisha djeg redaksi gazetash, gjobit televizione, dhunon e merr peng, plagos në bulevard gazetarët dhe gazetarinë shqiptare si do ndjehesh ti?
Mirë të na bëhet, aq mirë sa e meritojmë. Kjo lloj krushqie e gangrenizuar politikë-media-media-politikë është një nga klonimet më të poshtra të këtyre 20 viteve tranzicion. E filloi shkërdhimin e gazetarisë Koço Kokëdhima me gjobveniet e “Shekullit”, i vazhdoi Sandër Frangaj me klanëzimin e flirteve mediatike dashuri-urrejtje-dashuri, dhe stafetën e ka marrë Blendi Fevziu duke opinionuar çdo allishverish media-bizes-media.
Viktimat si gjithmonë janë gazetarët hallexhinj, ata që shiten, blihen, përdoren, shtrydhen, flaken, riciklohen sipas orekseve të botuesve dhe pronarëve halabakë. Viktimat jemi ne pa integritet, ne që na përdorin e na nxjerrin në llogore si koreanoveriorë. Ne gazetarët shqiptarë që i bëjmë moral gjithë dynjasë po për vete nuk paguhemi as sa një kamarier, nuk sigurohemi, nuk kemi sindikatë, nuk klithim për të drejtat tona. Ne që kemi rënë dakord për të mos rënë dakord asnjëherë me veten, ne që dhunohemi edhe nga individi edhe nga shteti, tallemi edhe nga krimi edhe nga autoriteti publik, shfaqemi në televizione të makiazhuar nga surrati por me barkun bosh, qeshim kur lajmet i kemi për të qarë dhe qajmë kur mileti tallet me profesionin tonë. Ndaj Luan Rama nuk ishte aq naiv e aq toç kuklle sa të vazhdonte të ishte gazetar. Si kurvë e drodhi e u bë politikan, ministër, deputet. Prostituoi parti më parti e tashmë i rehatuar është bërë i fuqishëm me lekë e me pushtet e nuk mbeti brekëgrisur si ne gazetarët që megjithë mëkatet që kemi bota nuk rri dot pa ne. Le të na tallin, të na dhunojnë, të na lenë pa bukë, të na pështyjnë por mos harroni kushdo nuk e ngrys dot ditën pa ne. Kur fiken prozhektorët në studio, kur bie nata mbi kasaba ata vinë e na puthin dorën porsi Edi Rama Eni Vasilit!
Shënim i rëndësishëm/ Në foto kryeministri duke folur me gazetarin dhe një qytetar duke kërcënuar gazetarin.
Reforma për drejtësinë?E pse na duhet!!!Te ne drejtësinë e b...
Nga Kastriot IslamiMes nje reforme te pamoralshme nen kontro...
Nga Alban DACINje heshtje e madhe ka rene ne koalicion. Medi...
Nga Çerçiz LoloçiPak muaj më parë Departamenti i Filozofisë...
Të gjithë shurdhë dhe të gjithë qorrë! Kjo është logoja që m...
Enver Bytyçi Debati dhe replikat midis politikanëve antiberi...
Mbi trotuarin e “Bankë”-s, shitet “Bar Miu”. Rrëzë murit të ...
Reforma e drejtesise eshte futur ne qorrsokak…Nese vazhdohet...
Tani që puna me stërmundim dhe përplasje për reformën në dre...
U mbushën 17 vjet që kur gazetari dhe atdhetari me emër, Env...
Vëmendje! Jemi në një kohë të rrezikshme. Por do të fitojë m...
Ishim mësuar me këtë selam, që Rama i dërgonte me ironi pas ...
Me fitoren e socialisteve ne vitin 2013, media, ne shumicen ...
Kanë qenë gjithëherë në konflikt, por përfundimi i këtij kon...
Deri tani na ishte thënë se reforma në drejtësi po realizohe...
Në Prishtinë nisi një protestë e madhe, e fuqishme, me pjesm...
Viti 2016 ka aguar i zi për shqiptarët. 8 ditë, 8 vrasje, 7 ...
Takimi i sotëm në mesditë në zyrat e Kuvendit të Shqipërisë,...
Nga Gëzim LlojdiaDon Giuseppe dhe malet e kanalit të Otranto...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...