Krimet politike të SHIK-ut në Kosovë dhe dora e zgjatur e Fatos Klosit/ Nga Enver Bytyçi
U mbushën 17 vjet që kur gazetari dhe atdhetari me emër, Env...
Tani që puna me stërmundim dhe përplasje për reformën në drejtësi po shkon drejt një produkti final, të gjithë e kemi më të qartë pozicionimin e palëve për atë që nisi si një inisiativë e ndërkombëtarëve për të regulluar sistemin e drejtësisë. Procesi i gjatë, deklaratat kundërthënëse, loja e hedhjes së gurit dhe fshehjes së dorës kanë bërë që të lexohen më mirë synimet e të gjitha palëve, pushtetit, opozitës dhe ndërkombëtarëve. Të tërë ndryshe sillen dhe ndryshe veprojnë.
Le ti marrim me radhë:
Edi Rama bën si i painteresuar për detajet e kësaj reforme, deklaron gjithëandej se nuk e ka lexuar draftin, se kjo është një punë ekspertësh dhe se ai i?a ka lënë në dorë aleatëve ndërkombëtarë dhe profesionistëve këtë punë.
Por, të gjitha këto fshehin një qëllim më të madh: Tek e fundit Rama e di se ai është njeriu i vetëm që përfiton nga kjo reformë. Jo vetëm sepse një pjesë të fajit për qeverisjen e tij katastrofale, ai ia ka hedhur këto dy vite peshores së prishur të drejtësisë, por edhe për një arsye tjetër.
Ata që do të largohen nga sistemi dhe ata që do të vijnë, mënyra se si do të filtrohen dhe mënyra se si do të emërohen, në një vend si Shqipëria, nuk mund të bëhet pa dominimin e pushtetit. Ndaj në fund të procesit sado e madhe të jetë mbikqyrja e ndërkombëtarëve, Rama do të ketë më shumë kontroll. Prandaj ai bën sikur rri larg dhe i pashqetësuar pasi ai pret frytet e një peme që po e vadisin të tjerët.
Ilir Meta, ndryshe nga aleati i tij nuk e do këtë reformë. Ai është i bindur se ajo mund të veprojë kundër tij. Ai e ka marë aferën e CEZ-it si një provë gjenerale të dështuar, për të testuar atë që pritet më pas. Ai është i bindur gjithashtu se prej saj fiton Rama dhe se ky mund ta përdorë atë kundrejt çdo rivali. I bindur se i ka shpërndarë vetë me bollëk armët që kushdo mund të përdorië kundër tij, Ilir Meta trembet.
Por e bukura është se megjithëse është krejtësisht kundër, ai nuk e thotë asnjë minutë publikisht këtë. Gjithë betejën e kundërshtimeve e ka luajtur nën rrogoz: Duke yshtur rekrutët e tij mediatikë që s?kanë lënë gjë pa thënë kundër Lu-së, Vlahutinit dhe kundër qëllimeve të Ramës për reformën; duke nxitur ministrin e ri të drejtësië të japë mesazhe kundrathënëse me kryeministrin, e duke deklaruar edhe vetë se reforma s?mund të kalojë pa opozitën. Pra nëse Rama hesht por punon pro, Meta hesht njësoj dhe luan kundër saj.
Lulëzim Basha është përfshirë gjithëashtu në një lojë të dyfishtë. As ai nuk do që reforma të bëhet. E para se e ka të qartë se nga ajo përfiton kundërshtari i tij direkt. E dyta sepse ka mbi kokë Sali Berishën i cili i ka lënë trashigimi një shkollë politike: mbaje peng kundërshtarin me gjithçka që ke mundësi mos ti?a japësh.
Pra pavërasisht se thotë se është dakord me rekomandimet e Venecias PD-ja e di se nuk fiton gjë edhe prej tyre. Ajo ka vetëm një synim: të marrë një pjesë të kontrollit dhe vendimmmarrjes politike. Jo për të përmirsuar sistemin, por për tu siguruar se ai nuk përdoret kundër saj dhe sidomos kundër ish qeverisjes së djeshme.
Donald Lu, nuk i ka shpëtuar as vetë kësaj balloje me maska. Pavarësisht nga idealet që mund të ketë në kokë, apo nga detyrat që ka marrë nga Washingtoni, ai e di se nuk mund të miratojë një reformë shpresëdhënëse, me votat e një mazhorance që ka mbushur parlamentin me kriminelë, që po vjedh përditë me tendera dhe koncesione, që është tallur me çdo aspiratë për të rilindur Shqipërinë e prandaj nuk mund të bëjë këtë vetëm për drejtësinë. Lidhur me rolin e tij dhe të ndërkombëtarëve, Fatos Lubonja kë të drejtë kur thotë se nuk mund të shërohet trupi i një pacienti të mbushur me metastaza, duke i pastruar vetëm njërin prej organeve.
Me politikanë të koruptuar deri në palcë, me një shoqëri civile të tredhur, me media që vetëm rolin e pushtetit të katërt nuk luajnë, askush nuk mund të jetë aq naiv sa të besojë se do të pastrojë drejtësinë.
Po atëherë, cili është qëllimi i Donald Lu-së dhe shefave të tij në departamentin e shtetit?
Më pesimistët mendojnë se ai po mbështet Edi Ramën ashtu si çka ndodhur rëndom këto 25 vjet, me liderët në fillim të pushtetit. Ata që mbrojnë këtë version mund të sjellin me dhjetra shembuj se si ShBA, për të arritur qëllimet e saj, ka sponsorizuar liderin dhe jo përmirësimin e sistemit, në vende me demokraci të pa zhvilluara.
Por, ka edhe një version pak më optimist. Duke i?u druajtur mundësisë që Rama ti përdorë, Donald Lu dhe shefat e tij, ta kenë nisur këtë proces, jo për ta forcuar, por për ta kontrolluar Ramën. Të vetëdijshm tashmë se gjygjtarët dhe prokurorët e koruptuar bien gjithnjë në prehërin e pushtetit të radhës, ata po duan të ivolvojnë ShBA në dhe BE-në brenda sistemit. Pra, me pak fjalë, ata nuk duan ti hyjnë mundimit sizifian të përmirësimit të tij, por duan që ti japin fund talljes së politikanëve me pandëshkueshmërinë.
Unë vetë besoj tek ky version i dytë. Besoj se dikush nën shembujt e Kroacisë, Rumanisë dhe së fundi Serbisë ka vendosur se i duhet thënë fund proceseve me vrasje që nuk i gjendet arma, vjedhjeve që nuk i gjendet blloku, grushtave në parlament që u dhënkan për shkak të detyrës.
Unë besoj se për të na afruar pak më shumë në gjirin e familjes euroatlantike, aleatët tanë kanë vendosur se ky vend nuk mund të ketë më ministra që vjedhin ditën për diell dhe dalin pa u lagur. As opozitarë që kur ikin nga detyra kapardisen në Mecedesë qindramijra euroshe dhe vila disa fish më të shtrenjta.
Natyrisht, kuptohet, se kjo endërr populiste që i gëzohen të gjithë, ka fare pak të bëjë me idealin e përsosjes së sistemit. Ajo nuk ka lidhje me shpresat e ?pranverës? për drejtësinë shqiptare, siç po kërkojnë të na e shesin. Ajo prek thjeshtë fasadën, jo thelbin e saj.
Pikërisht, në hapsirën mes kësaj shprese dhe realitetit të mundshëm, po e zhvillon lojën e tij edhe Donald Lu. Ndoshta i bindur se kurrë nuk do ta arrijë maksimumin që premton. Por ama i ndërgjegjshëm se vetëm kështu, të gjithë të tjerët do i japin fund lojës së tyre. (lapsi.al)
U mbushën 17 vjet që kur gazetari dhe atdhetari me emër, Env...
Vëmendje! Jemi në një kohë të rrezikshme. Por do të fitojë m...
Ishim mësuar me këtë selam, që Rama i dërgonte me ironi pas ...
Me fitoren e socialisteve ne vitin 2013, media, ne shumicen ...
Kanë qenë gjithëherë në konflikt, por përfundimi i këtij kon...
Deri tani na ishte thënë se reforma në drejtësi po realizohe...
Në Prishtinë nisi një protestë e madhe, e fuqishme, me pjesm...
Viti 2016 ka aguar i zi për shqiptarët. 8 ditë, 8 vrasje, 7 ...
Takimi i sotëm në mesditë në zyrat e Kuvendit të Shqipërisë,...
Nga Gëzim LlojdiaDon Giuseppe dhe malet e kanalit të Otranto...
Çdo luftë çlirimtare shkakton njëkohësisht edhe një revoluci...
Reforma ne Drejtesi qe bie ne ndesh me stilin e juristeve sh...
Ish zv/ ministri i qeverisë “Rama” , Dritan Hila, ka publiku...
Po, po, ideologjia jonë nuk është as marksizmi, as punizmi, ...
Unë nuk besoj se Shqipëria është vendi më i bukur në Botë, s...
Fron NazipepajGazeta shqiptaro-amerikane “Illyria” që botohe...
Nga Blendi Fevziu –Shfaqja e Kryeministrit shqiptar në një p...
Kur Doktori vjen, bashkë me veten që punon si hidrocentral, ...
Nga Alban DACIPresidentin Obama e kam ndjekur me shumë vëmen...
Eshte ulerites fakti qe nje Ministri Financash te mos dije s...
Pas denoncimit të parë, emisioni Plug ka vijuar sërish inv...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Pesë shtetet anëtare më të fuqishme të NATO-s në Evropë u ...
Kryetarja e opozitës në Islandë, Gudrun Hafsteinsdottir, ë...
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Një valë e fortë të nxehti që ka përfshirë Europën Perëndi...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...