Zbardhen të tjera detaje/ Gjenden 3 armë në stanin ku fshihej Braçellari
Hetimet për ngjarjen e rëndë në Lozhan, ku si pasojë e shk...
Hetimet për ngjarjen e rëndë në Lozhan, ku si pasojë e shk...
Nga Blendi Fevziu ?
Shfaqja e Kryeministrit shqiptar në një prej ndeshjeve më të rëndësishme të NBA në AA Arena në Majemi nuk kaloi pa vëmendje në pothuajse të gjitha mediat shqiptare. Fotot e tij bënë xhiron e portaleve dhe edicioneve të lajmeve me komente nga më të ndryshmet dhe padyshim me shumë hamendësime. Ajo që nuk u vu re dhe nuk u dallua nga mediat është se nga cili shoqërohej Kryeministri i Shqipërisë? Cili ishte personi që i rrinte në krah çiftit Kryeministror dhe cilat janë lidhjet e njohura të Ramës me të. Ata që e njohin komunitetin shqiptaro ? amerikan, kanë dalluar me lehtësi në krah të Edi dhe Linda Ramës Sel Rusin, ose Selim Rusi siç është emri i tij i gjatë.
Sel Rusi është një prej biznesmenëve më të njohur të Komunitetit shqiptaro ? amerikan. Opinion.al ka mjaft të dhëna mbi aktivitetin e tij që mund të gjenden si në shtypin e disporës ashtu edhe në atë lokal amerikan të Nju Jorkut. Rusi është nga Dibra e Madhe dhe në Nju Jork ka në pronësi një kompani milionere të quajtur ?Benjamin Maintenance? që merret me mirëmbëjatjen dhe pastrimin e rrokaqejve të qytetit. Ai është aktiv në jetën e komunitetit shqiptaro ? amerikan, por po ashtu edhe në atë të politikës direkte amerikane. Sel Rusi u bë i famshëm në vitin 2000 kur vendosi të blejë për 3.1 milion dollarë shtëpinë e famshme në Todt Hill të Staten Island, e njohur si ?shtëpia e Bardhë?. Ajo ishte ndërtuar në fund të viteve ?70 nga Bosi më i madh i mafias amerikane, kreu i familjes Gambino, Pol Kastelano. Shtëpia u bë objekti kryesor i përgjimit të FBI dhe për të janë botuar disa libra dhe janë xhiruar shumë dokumentarë. Pas vrasjes së Kastelanos nga Xhon Goti në Shkurt 1985, shtëpia ndërroi disa herë pronarë derisa Sel Rusi e bleu në 2000. Sot vlera e saj është afro 2.6 milion dollarë sipas shtypit amerikan.
Rusi ka pritur mjaft personalitete në shtëpinë e tij të famshme. Opinion.al ka siguruar fotot e darkës së kryeministrit Rama së bashku me Kryeministrin e Kosovës Thaçi dhe Zv.Kryeministrin e Maqedonisë Musa Xhaferri në Shtator 2013 në shtëpinë e Rusit. Por kjo nuk ishte e vetmja. Në shtator 2015 ai u vu
në qendër të shtypit Amerikan kur vendosi të organizojë në shtëpinë e tij një takim për mbledhje fondesh me kandidaten demokrate për Presidencën, Hillari Klinton. Edhe pse republikan, Sel Rusi arriti të ftojë mbi 100 veta me një kontribut minimal prej 2700 usd secili për zonjën Klinton.
Rusi që shtë veçanrësisht i njohur në SHBA, nuk rezulton të ketë ndonjë investim në Shqipëri. Së paku Opinion.al nuk ka deri tani ndonjë dokument që ta vërtetojë këtë. Por burime të besueshme nga Nju Jork, i thanë Opinion.al se ai ka shprehur dëshirën të hyjë në një investim të madh që lidhet me industrinë e anijeve. Pa e specifikuar konkretisht këtë gjë.
Nuk dihet nëse Rama është i ftuar i Rusit apo thjeshtë ata janë takuar në ndeshjen e basketbollit. Ose
nëse rama ka qenë i ftuar i tij për këtë ndeshje. Politikanët e Shqipërisë, Kosovës e Maqedonisë, zakonisht e konsiderojnë shtëpinë dhe zyrën e Rusit një vend mikpritës gjatë vizitave të tyre në Nju Jork.
Ndërkohë Kryeministri Rama nuk ka dhënë më shumë shpjegime dhe padyshim as Rusi nuk e ka bërë këtë. Shtypi amerikan tregon se Rusit nuk i pëlqen të flasë për gazetat dhe as të komentojë, siç ishte rasti i mikpritjes së Hillari Klintonit në shtëpinë e tij. Ekzistojnë shumë pak foto të tijat dhe zakonisht ai është njeri diskret.
Blendi Fevziu
(Fotot e shkrimit ilustrojne viziten e Rames ne shtepine e Rusit ne shtator 2013 dhe te Hillari Klintonit ne shtator 2015. Dhe fasada e shtepise se ndertuar nga Pol Kastelano. Opinion.al)
Kur Doktori vjen, bashkë me veten që punon si hidrocentral, ...
Nga Alban DACIPresidentin Obama e kam ndjekur me shumë vëmen...
Eshte ulerites fakti qe nje Ministri Financash te mos dije s...
Në ditën e parafundit të vitit 2015, kryetari opozitës maqed...
Nuk merret vesh nëse kemi këtë lloj media sepse publiku nuk ...
Kam dëgjuar e lexuar shumë shqiptarë të thonë: Mjaft me këtë...
Me erdhi peshtire, kur pashe perpjekjen e mjerueshme te gaze...
Të gjithë e mbajnë mend spotin që Partia Socialiste bëri gja...
Nga Andi BUSHATINjë skeç i transmetuar në mbrëmjen e ndarjes...
Nuk ka lindur shtatëdhjetë e tre vite më parë majë një kodre...
Do ta mbaj mend, asnjehere nuk do ta harroj, si vitin kur pe...
Nga Klodian TOMORRIRepublika e Weimarit ishte demokracia gjy...
Edhe pse projektligji që kërkon t’i mbajë kriminelët jashtë ...
Ditën e Pavarësisë, në Kosovë, arrestohet deputeti Albin Kur...
Në vitin 1993 erdhi në Tiranë Gjon Sinishta. Në rini, ishte ...
U nisëm për demokraci, Europë, mirëqënie, individ të fortë, ...
Nga Arben BerishaNe keto zgjedhje te para, teorikisht demokr...
Dita e shpalljes së Pavarësisë është festa më e rëndësishme ...
Nga Eduart ZaloshnjaNë dy vjetët e para të qeverisjes, qever...
Nga Mero BazeAlbin Kurti i vlen Kosovës i lire, ndërsa kauz...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...